Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
TRAGJIKE/ Bie pa ndjenja në fushë, futbollisti shqiptar në Greqi ndahet nga jeta!
2 Shkurt 2022, 19:04Nga DOSJA
GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin grek. Në takimin Ilioupoli- Ermionida e vlefshme për Kategorinë e Tretë, futbollisti shqiptar Aleksander Lambi ka ndërruar jetë në fushë në moshën 22-vjeçare. Në minutën e 5-të sulmuesi shkoi për një goditje anësore por humbi ndjenjat.
Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe mjekët bënë përpjekje të mëdha për ta rikthyer në jetë duke përdorur një defibrilator. Ekipi mjekësor ka vazhduar përpjekjet derisa ka mbërritur ambulanca, e cila ka mbërritur në stadium pas 15 minutash. Zyrtarët e ndeshjes raportuan se lojtari është transportuar në spitalin “Evangelismos” me puls minimal. Ekipi i Iliopoli i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit shqiptar.
“Aleko ynë, u largove në mënyrë kaq të padrejtë”, ishin këto fjalët e para të mesazhit të lamtumirës që i dhanë shokët e ekipit “Iliupolis” futbollistit shqiptar në Greqi që humbi jetën tragjikisht në fushë mesditën e sotme.
Aleko ynë, shoku ynë, vëllai ynë, u largove kaq padrejtësisht nga jeta. I gjithë ekipi, i gjithë qyteti mban zi sot. Fjalët nuk mjaftojnë… vetëm një dhimbje e padurueshme dhe nyjë në stomak. Udhëtim të mbarë Aleko”, kanë shkruar ata përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANE – Altin Lala, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, duke folur në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora NeWs” është shprehur ...
SPANJE – E rikthyer në Europa League, pas eliminimit nga gara në Champions League, Barcelona ka përfshirë Ousmane Dembélé në listën e 32 lojtarëve, që do ...
SHBA- Los Angeles do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi që nga viti 1973 “Qyteti i Engjëjve” nuk ka pritur një finale të National Football League, Super Bowl....
ANGLI – I thirrur për një seancë paraprake në gjykatën e Chester të mërkurën, Benjamin Mendy ka parë që akuzat kundër tij të rëndohen.Ai duhet të përballe...
ANGLI – Pasi ka kaluar një përvojë në pankinën e Al-Nassr, apo edhe te Guangzhou në Kinë, të cilën e la në shtator 2021, Fabio Cannavaro pretendon të stër...
BULLGARI – Me një njoftim për shtyp në kanalet e saj zyrtare, CSKA e Sofjes njoftoi mbështetjen e saj për ish-qendërsulmuesin Dimitar Berbatov, për presid...
TIRANE – Ndikimi politik në zgjedhjet e FSHF është i pastër dhe vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kërkon të vendos fatin e tyre. Një figurë e...