Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tragjedia në Bullgari, dëshmitari: Xhamin e theva me çekiç, tërhoqa të fejuarën
23 Nëntor 2021, 18:57Nga DOSJA
BULLGARI –Një nga të mbijetuarit e tragjedisë që tronditi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, ka treguar eksperiencën e tij. Gjatë një intervistë për Alsat, Lulzim Sulejmani është shprehur se ishte i vetmi që ishte zgjuar në momentin që ndodhi aksidenti. Sulejmani tha se me çekiç ka thyer xhamin dhe më pas tërhoqi nga krahu të fejuarën e tij.
“Unë jam Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe rasti ka ndodhur nga ora dy e natës. Kam qenë i vetmi person që nuk kam fjetur dhe rastin e pash sa ndodhi. Une isha në pjesën e majtë nga koridori i autobuzit dhe nuk kisha mundësi që të ngrihesha. Kur pash përplasjen dhe u përhap flaka, të fejuarën e tërhoqa nga krahët. Mora çekiçin dhe theva xhami që dolëm. Pas meje dolën dhe tre persona të tjerë. Jemi larguar 150 metra,” tha dëshmitari.
Mëngjesin e sotëm 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
BULLGARI- Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskovska, shefe e prokurorisë së spec...
KOSOVË- Kosova e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare në solidaritet me tragjedinë që ndodhi në orët e para të mëngjesit e sotëm në Bullgari. Tel...
BULLGARI – Një nga personat që ka shpëtuar nga aksidenti tragjik në Bullgari ka rrëfyer ngjarjen e rëndë dhe ka ngritur supozimin se shoferin mund ta ketë...
ITALI – Ermal Meta, këngëtari shqiptar, i cili prej vitesh shijon suksesin në Itali ka dhënë një intervistë për veten për Corriere della Sera ku ka prekur...
SHBA – Një statujë e Thomas Jefferson është hequr nga bashkia në Nju Jork , sepse themeluesi dhe presidenti i tretë i SHBA skllavëroi njerëzit.Një ekip pu...
BULLGARI – Aksidenti i rëndë në Bullgari i mori jetën dhe një familjeje prej 8 anëtarëshe cila u shua e gjitha.Sipas Alsat dy familjet më të goditura nga...
BULLGARI– Mediat turke kanë publikuar pamje nga hoteli ku po qëndronin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që humbën jetën ditën e sotme në aksidentin tragj...
BULLGARI – Aksidenti tragjik në Bulgarii ditën e sotme ku humbën jetën 46 persona pati pjesë të tij edhe disa mosha mjaft të reja, një pjesë e tyre edhe s...