LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikantët u paguajnë kamionin drejt Anglisë: Si përdoren të rinjtë shqiptarë për mbjellje hashashi

10 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA
Trafikantët u paguajnë kamionin drejt Anglisë: Si përdoren

Duket se shqiptarët janë kthyer në ekspertë të vërtetë të kultivimit të hashashit, jo vetëm në vendin e tyre por edhe jashtë kufinjve. Një lloj i ri emigracioni po haset në këta katër vitet e fundit. Natyrisht i parregullt, por që garantohet me klering nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Një burim pranë Departamentit kundër Krimit të Organizuar citon në anonimitet se trafikantë emigrantësh dhe të drogës po bashkëveprojnë për të thithur krahë pune dhe të rinj besnikë e të betuar për të bërë medoemos para. Të dhënat tregojnë se të rinjve që ëndërrojnë dhe aspirojnë largimin nga Shqipëria, në disa raste që janë nën vëzhgim dhe përgjim, dyshohet se u është garantuar udhëtimi “falas” drejt Britanisë së Madhe me vetëm një kusht: Për të shlyer detyrimin e udhëtimit ata duhet të punojnë për trafikantë shqiptarë ose jo në këtë vend. Për muaj të tërë, ky lloj emigranti mbyllet me vullnetin e tij nëpër shtëpi, në të cilat kultivohet hashash me llampa eletrike dhe sipas sipërmarrjeve të organizuara.

“Kemi të dhëna se adoleshentë apo të rinj, nga zona të varfra të vendit janë rekrutuar në këtë formë nga rrjete kriminale”, pohon burimi i Gazetës “Si”, sipas të cilit prej muajsh kushdo që riatdhesohet në kufi, intervistohet nga Policia Kufitare. Ende nuk është realizuar dëshmia e ndonjë të penduari që do të zbërthente këtë formë të krimit të organizuar dhe që vlerësohet në nivelet më të larta të palighshmërisë.

Udhëtimi drejt tokës së premtuar – kryesisht në Britaninë e Madhe – kryhet me kamionë dhe me dëshirën e individit, shton i njëjti burim policor. Sipas tij, në të gjitha rastet paratë e krimit dhe të drogës investohen në Shqipëri duke i futur ngarkesat e vlerave monetare në forma të sofistikuara, më e rëndomta ajo përmes tregtisë së automjeteve.

Si u largove nga Shqipëria?

Kjo është pyetja më standarde që Policia Kufitare u drejton të rinjve që në rastin më të keq, kapen në tentativë për t’u larguar. R.Dh. është i moshës 24 vjeç. Ai është nga një fshat i Hasit dhe banon në Bathore. I riu u deportua nga Franca dhe në vijim të hetimeve për kalim të paligjshëm të kufirit, oficerët ndoqën të njëjtin standard. Me shpresën se do të shkonin disi më afër trafikantëve. Por si edhe të tjerët, 24-vjeçari pretendoi se kamionistin që takoi në Francë e ndeshi krejt rastësisht dhe jo sipas ndonjë skeme të organizuar.

Por agjenti i policisë në Komisariatin e Rinasit këmbëngul se i riu rezulton i kategorisë “i deportuar”, kurse për herë të fundit ai e ka kaluar kufirin shqiptar nga Qafë-Prushi më datë 11 dhjetor 2020.

Agjenti: Përse u largove dhe ku do udhëtoje?

R.Dh: Po udhëtoja drejt Anglisë për shkaqe ekonomike, kisha si destinacion final Anglinë.
Agjenti: Çfarë linje ndoqe?

R.Dh: Nga Qafë-Prushi udhëtova drejt Kosovës, më pas në rrugë tokësore Maqedoni-Serbi-Hungari dhe më pas arrita në Belgjikë. Në Bruksel qëndrova rreth një javë, aty takova fare rastësisht një shtetas holandez që punonte si shofer kamioni. Më tha nëse më paguan 15 mijë paundë, unë të çoj ilegal në Angli. Ramë dakord dhe më datë 24 dhjetor u nisëm nga Belgjika drejt Anglisë, por sapo mbërritëm në Francë në Portin e Kalesë, aty na ndaloi policia franceze. Më mbajtën disa orë në polici dhe më pas më dërguan në një kamp refugjatësh. Më pas më deportuan.

Sipas policisë, i riu tregon se në Angli nuk e priste askush dhe se ai do të provonte fatin, për një jetë më të mirë.

Përse synohen të rinjtë shqiptarë?

Udhëtimi i paligjshëm drejt Britanisë së Madhe dyshohet se shkon nga 20 deri në 30 mijë paundë dhe ky është çmimi më i kripur për të rinjtë që u llogaritet jo vetëm fatura e udhëtimit por edhe qëndrimi dhe fjetja. Shumë familje nuk kanë asnjë mundësi reale ekonomike që të paguajnë. Por ata pajtohen me ofertën që – sipas burimeve policore të Gazetës “Si”, – bëhet nga njerëz shumë të besuar dhe të afërt. “Adoleshentët dhe të rinjtë që synojnë Anglinë për të punuar në banesa ku mbillet hashash shpresojnë se do t’ia dalin mbanë dhe në të vërtetë ata e prekin vendin që ëndërrojnë. Personat që i përfshijnë në kultivimin e drogës nuk janë të panjohur dhe as të rastësishëm, por bëhet fjalë për individë që jo vetëm dalin garantë, por që janë të bindur se në rastin më të keq, nëse ndodh diçka, ata nuk do të tradhëtohen”, thotë zyrtari i policisë shqiptare pranë Departamentit për Hetimin e Krimit të Oganizuar. Sipas të njëjtit burim, të rinjtë që pranojnë të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm, pranojnë të punojnë falas derisa të shlyejnë borxhin ndaj trafikantit që hapi kuletën dhe pagoi dhe garantoi udhëtimin.
Kohët e fundit shtimi masiv i shqiptarëve që punojnë nëpër “fermat” e kanabisit në Angli, ka shqetësuar edhe autoritetet britanike.

Media britanike citon policinë dhe autoritetet e drejtësisë, të cilat shprehen se shumica e shqiptarëve që përballen me ligjin për kultivim narkotikësh, daklarojnë se janë detyruar të punojnë si “kopshtarë” të drogës. Njëra prej këtyre mediave, Teesside (portali më i madh britanik me lajme lokale), ka publikuar verën e shkuar në një artikull emrat e shumë shqiptarëve si edhe deklarimet e tyre përpara drejtësisë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptarët dhe droga shqiptarët dhe droga

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin