Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Alaudin Malaj ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqsor. Dorëheqja e tij ka ndodhur pak kohë para se ai t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.
Malaj i ka dërguar një letër Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit duke e argumentuar dorëheqjen e tij me nisjen e një marrëdhënie të re pune nga data 1 gusht. Ndër rreshta, gjyqtari përmend fillimin e karrierës së tij, duke u shprehur se ka respektuar gjithmonë Kushtetutën.
“Ka qënë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua që të ushtroj detyrën e gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë prej viti 1993 deri aktualisht. Vendimi për të filluar këtë profesion, më shumë se 27 vjet më parë ka qenë vendimi më i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Kanë qënë vite të mbushura me sfida të jashtëzakonshme në periudha shumë të vështira që ka kaluar vendi ynë përgjatë tranzicionit. Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i pagabueshëm, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutës,”-shkruan Malaj në letrën e tij.
Para tij, dorëheqjen nga posti i gjyqtarit e ka dhënë edhe kolegu i Malajt, Gjin Gjoni, po ashtu pak ditë para Vettingut. Sipas Gjonit, dorëheqja kishte ardhur pasi ai nuk besonte se do të përballej me gjykim të drejtë nga trupa e KPK-së.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dënohet me 6 muaj burg ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro. Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “përndjekje”, megjithatë ka...
LUSHNJE– Koronavirusi ka depërtuar në Gjykatën e Lushnjës. Institucioni i drejtësisë ka pezulluar punën pasi një punonjës është infektuar nga pandemia e koronav...
DURRËS– Policia e Shtetit ka gjobitur me 1 milion lekë, administratorin e një lokali, i cili mbante hapur lokalin e tij me muzikë live edhe pas orës 20:00....
LEZHË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve në Lezhë pasi në subjektin e tyre kishin organizua...
TIRANW-Regjisori dhe aktori Edmond Budina i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të zhvillojë një shfaqje në truallin ...
LEZHË– Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kanë rezultuar pozitivë në tamponin e bërë për Covid-19. Mësohet se dy nënkryetarët e Bashkisë janë në shtëpi n...
TIRANË- COVID-19 i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Gani P., gardist, 58 vjeç ka ndërruar jetë pas një temperature të l...
SHKODER- Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka kujtuar mësuesin 39-vjeçar të Medresesë që humbi jetën për shkak të COVID-19. Gazion Rusi, 39 vjeç, ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së reporterit të CDU/CSU Christian Schmidt, i cili tërhoqi vëmendjen për të mos bërë veprime të njëa...
TIRANË – Gazion Rusi, mësues në Medresenë e Shkodrës ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga COVID-19. Rusi, mësues prej vitesh, ishte shtruar në...