LIVE UPDATES
Bota

Tjetër ‘goditje’ ndaj Guvernatorit Cuomo, zyrtarët e Nju Jorkut ndryshuan numrin e vdekjeve në azile

6 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA
Tjetër ‘goditje’ ndaj Guvernatorit Cuomo, zyrtarët e Nju

SHBA– Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë në varësi të Guvernatorit Andrew Cuomo konfirmuan njoftimet e së enjten në mbrëmje se anëtarët e një grupi pune mbi COVID-19-n, kishin ndryshuar një raport të shtetit të Nju Jorkut mbi shtëpitë e të moshurave, duke mos pasqyruar numrin e plotë të banorëve që kishin humbur jetën nga koronavirusi. Por zyrtarët këmbëngulën që ndryshimet ishin bërë për shkak të shqetësimeve në lidhje me saktësinë e të dhënave.

Duke cituar dokumente dhe persona në dijeni të diskutimeve brenda administratës, gazetat “Wall Street Journal” dhe “New York Times”, shkruanin se ndihmësit, përfshirë sekretaren e guvernatorit, Melissa DeRosa kishin shtyrë zyrtarët e shëndetësisë së shtetit të Nju Jorkut të ndryshonin raportin e muajit korrik, duke përfshirë vetëm ata banorë që kishin vdekur brenda objekteve të kujdesit afatgjatë shëndetësor dhe jo ata që ishin sëmurë aty, por që kishin vdekur më pas nëpër spitale.

Kjo është goditja më e fundit ndaj Guvernatorit Cuomo, i cili është rrethuar nga dy skandale, një që përfshin trajtimin nga ana e tij të vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve dhe akuzat për ngacmimë seksuale nga dy ish-ndihmëse të tij dhe një grua, të cilën ai e kishte takuar gjatë një ceremonie martesore.

Zoti Cuomo kërkoi falje të mërkurën që kishte vepruar siç tha “në një mënyrë që i kishte bërë të tjerët të viheshin në siklet”, por refuzoi thirrjet për dorëheqje. Ai tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin e nisur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit mbi akuzat për ngacmim seksual. Ndërkohë hetuesit federalë po shqyrtojnë me kujdes mënyrën se si administrata e tij ka trajtuar të dhënat mbi shtëpitë e të moshuarve.

Disa nga demokratët kryesorë të këtij shteti kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve përpara se të dalin në një përfundim në lidhje me sjelljen e zotit Cuomo. Por pas artikujve të së enjtes në mbrëmje, disa ligjvënës të shtetit ripërsëriten thirrjet që guvernatori të dorëhiqet ose të shkarkohet.

“Cuomo fshehu shifrat. Të nisin procedurat për shkarkimin e tij”, shkruante anëtari i Asamblesë së lagjes Kuins të Nju Jorkut, Ron Kim.

Raporti i muajit korrik mbi shtëpitë e pleqve u lëshua për të hedhur poshtë kritikat ndaj zotit Cuomo mbi një direktivë të 25 marsit që ndalonte shtëpitë e pleqve të refuzonin pacientët me koronavirus, të cilët kishin dalë nga spitalet. Disa shtëpi pleqsh u ankuan në atë kohë se politika mund të ndihmonte në përhapjen e virusit.

Raporti arriti në përfundimin se politika nuk luajti asnjë rol në përhapjen e infeksionit.

Analiza e shtetit bazohej pjesërisht në atë që zyrtarët thanë në atë kohë se ishte një statistikë e pasaktë. Në raport thuhej se 6,432 persona kishin vdekur në shtëpitë e pleqve të shtetit.

Zyrtarët shtetërorë pranuan edhe atëherë që numri i vërtetë i vdekjeve ishte më i lartë për shkak të përjashtimit të pacientëve që kishin vdekur në spitale, por ata nuk pranuan në atë kohë të jepnin ndonjë vlerësim mbi numrin edhe më të madh të vdekjeve, duke thënë se shifrat ishin ende duke u verifikuar.

Gazetat “Times” dhe “Journal” raportuan se në fakt projekt-raporti e përfshinte shifrën, më shumë se 9,200 vdekje, për të cilën më pas ndihmësit e zoti Cuomo thanë se duhej të ndryshohej.

Zyrtarët shtetërorë insistuan të enjten se korrigjimi u bë për shkak të shqetësimeve në lidhje me saktësinë dhe jo për të mbrojtur emrin e zotit Cuomo.

Ndërsa variantet e hershme të raportit përfshinin vdekjet jashtë institucioneve (azileve), grupi i punës mbi COVID-in nuk ishte e kënaqur që të dhënat ishin verifikuar në kundërshtim me të dhënat e spitaleve dhe kështu raporti përfundimtar përdori vetëm të dhënat mbi vdekjet brenda institucioneve, të cilat u shfaqën në raport“, tha zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë Gary Holmes.

Shkencëtarët, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarë të zgjedhur e patën sulmuar raportin në atë kohë lidhur me metodologjinë e gabuar dhe statistikat selektive.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se pretendimet se ndihmësit e zotit Cuomo kishin manipuluar raportimin publik mbi numrin e vdekjeve në shtëpitë e pleqve ishin “shqetësuese”. Ajo tha se Shtëpia e Bardhë “do të mbështeste çdo hetim të pavarur” mbi këtë çështje.

Marrë nga VOA 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guvernatori cuomo new york guvernatori cuomo new york

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin