LIVE UPDATES
Aktualitet

Thellohet skandali me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, një kapele do kushtojë 350 €

7 Gusht 2020, 12:21 Nga DOSJA

TIRANË- Fituesi i tenderit të paracaktuar nga Ministria e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit llogaritet të prodhojë rreth 200 mijë artikuj më pak, ndonëse me të njëjtin fond limit, si në tenderin që u pezullua vitin e kaluar.

Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH. Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” shpk, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari. Në kallëzim theksohet se procedura fiktive e tenderit për blerje e shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë, me pasojat e vjedhjes 500 milionë lekë e të dyshimit se mund të shkojë dhe në mbi 1 miliard lekë, u realizua ashtu siç e deshi ministri Lleshaj. “Ministri Lleshaj vjen nga radhët e Forcave të Armatosura (Ushtrisë Shqiptare), me gradë ‘Gjeneral’ dhe kapelja që ka mbajtur në kokë, është nga e njëjta kompani. Ministria e Mbrojtjes është furnizuar asaj kohe nga ‘D&E SHPK’ dhe e di mirë ministri Lleshaj se një kapele ka kushtuar 350 euro copa. Dyshohet se dhe ‘D&E’ shpk, furnitori kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes me uniforma ushtarake, e ka ofruar ministri Lleshaj”, theksojnë deputetët në kallëzim.

I NJEJTI FOND, ME PAK ARTIKUJ

Precedenti i parë është nëpërmjet uljeve të sasive të uniformave, aksesorëve, gradave, stemave, shenjave të Policisë së Shtetit, por jo të fondit limit që mbetet i pandryshuar, 2,800,347,570 lekë pa TVSH dhe numri rendor mbetet i pandryshuar, nga 1 deri në 123.

Te shtojca 13, “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen në procedurën e datës 19.08.2019 që është pezulluar, kishte të pasqyruar një tabelë që përbëhet nga 8 kolona, me këto të dhëna:

1. Nr. rendor nga 1 deri 123; 2. Artikujt e uniformës, 3. Njësia matëse; 4. Viti I, Sasia 75,378; 5 Viti II, Sasia 183,353; 6. Viti III, Sasia 268,965; 7. Viti IV Sasia 198,947; 8. Total Sasia 726,643, me fondin limit, 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Ndërsa sipas dokumenteve të tenderit, formati i tabelës në procedurën e rihapur të datës 5.11.2019, pas pezullimit të procedurës së datës 19.08.2019, ka të pasqyruar një tabelë, që përbëhet nga 4 kolona, më këto të dhëna: 1. Nr. Rendor nga 1 deri 123, 2. Artikujt e uniformës, 3. Njësia matëse, 4. Sasia e pritshme (në total) bëhet 486,658, po me fondin limit 2,800,347,570 lekë pa TVSH.

Nga krahasimi i procedurës së rihapur të datës 5.11.2019, me procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar, rezulton të blihen më pak në total, 239,985 artikuj. Nga 726,643 artikuj që ishte totali, bëhet 486,658. (726,643 – 486,658 = 239,985).

Pra, do të blihen 239,985 artikuj më pak me të njëjtin fond limit. Sasia prej 726,643 artikujsh në procedurën e datës 19.08.2019 të pezulluar dhe sasia prej 486,658 artikujsh në procedurën e rihapur më datës 5.11.2019, fondi limit, 2,800,347,570 lekë pa TVSH, mbetet i pandryshuar dhe Nr. rendor mbetet i pandryshuar po nga 1 deri 123. Objekti i marrëveshjes “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në dokumentet e tenderit sipas procedurës më datë 19.08.2019 ishte për 4 vjet (2019-2022) dhe e detajuar sipas viteve (Viti I Sasia, Viti II Sasia, Viti III Sasia, Viti IV Sasia), ndërsa objekti i marrëveshjes të ndryshuar, sipas procedurës, e rihapur më datë 5.11.2019, bëhet për 4 vjet, por jo e detajuar siç ishte në procedurën e datës 19.08.2019, sipas viteve.

Atëherë, sa do të jetë sasia totale e artikujve të uniformave që do të prodhohen për çdo vit? Kjo është pyetja që ngrenë në kallëzimin e tyre drejtuar SPAK deputetët demokratë.

tabela

TABELA E KAMUFLUAR

Formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019, të pezulluar, përbëhej nga 8 kolona, ndërsa formati i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019 përbëhet nga 4 kolona. Çka do të thotë se, formati i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, ndryshe nga formati i tabelës së procedurës më datë 19.08.2019 të pezulluar, është i kamufluar në përmbajtje, i mungojnë 4 kolonat për 4 vite.

Pikërisht nga formati i kamufluar i tabelës së procedurës së rihapur më datë 5.11.2019, të padetajuar në 4 kolonat për 4 vite, zbulohet dukshëm ulja totale e sasive prej 486,558, ndërsa fondi limit 2,800,347,570 pa TVSH, mbetet i pandryshuar.

Numri rendor mbetet po nga 1 deri 123, por që në total sasia e tyre për procedurën e rihapur më datë 5.11.2019, është më e ulët për 80 artikuj, krahasuar me sasinë që përmban tabela (sasia dhe grafiku i lëvrimit), të tenderit parashkruar për t’u hapur më datë 19.08.2019, të pezulluar, si më poshtë: Sasitë totale sipas dokumenteve të tenderit, procedura datë 19.08.2019, ishte 489,911 artikuj në total, për 80 artikuj. Ndërsa sipas procedurës së rihapur bëhet 249,926 artikuj në total për 80 artikuj.

“Sasitë që do të blihen më pak në procedurën e rihapur datë 5.11.2019, 239,985 për 80 artikuj, ka kamufluar fondin limit, 2,800,347,570 lekë pa TVSH. Total sasia prej 239,985 që mendohet të vlerësohet me 500,000,000 lekë, është vjedhja sipas kësaj skeme ‘mafioze’ të fshehtë të përdoruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, të parashikuara (planifikuar) që në dokumentet e tenderit, të realizuar përmes shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

(Marrë nga Panorama)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj tenderi i uniformave te policise uniformat e policisë sander lleshaj tenderi i uniformave te policise uniformat e policisë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet