LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërroi jetë pas lindjes së djalit/ 5 vjet nga vdekja e gruas së portjerit të Partizanit, mjekët dënohen me 400 mijë lek

31 Tetor 2019, 21:09 Nga DOSJA
Ndërroi jetë pas lindjes së djalit/ 5 vjet nga vdekja e gruas

Në Dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.

Prindërit e saj jetojnë ende me plagën e vdekjes së parakohshme të 25-vjeçares, e mbi të gjitha për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

24 orë që nuk ka ardhur mjek. Një herë i kanë matur tensionin, të paktën për sa kam qenë unë. Dhimbja e kokës i ka ardhur kur nuk isha unë. Kur shkuam në dhomë, dhoma ishte bosh”, tregon mes lotësh e ëma e Dorianës.

Ndërsa për çunin, i cili do mbushë 5 vjeç, ajo thotë se “ka ikur tek halla në Itali. Kur është në kopsht fëmijët thërrasin mami, mami, mami, edhe ai dikur do ta thoshte këtë fjalë. E dinte që Dori është mami vet, (dhe pyet) pse kam dy mama unë? Unë iki largohem, nuk kthej dot përgjigje. Është i vogël”.

Çfarë ndodhi realisht me gjendjen shëndetësore të Dorianës? Pse gjendja e saj pas lindjes u përkeqësua? A iu dha ndihma mjekësore në kohën e duhur?

Goca ra në gjendje kome dhe shkoi tek neurologjia. Më thirri infermierja dhe shkova. Më pyeti nëse ka pas reaksion dhe çfarë mjekimi merrte edhe Elona ka qenë prezente. (Ato duhej të ishin pyetur në fillim fare), por nuk janë pyetur. Kjo është e gjitha”.

Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku. Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.

Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi. Dy akt-ekspertimet konstatojnë se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.

Ekspertët mjekoligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri kanë konstatuar ndër të tjera se konsulta mjekësore e ekipit kirurgjikal dhe anestezist nuk është kryer. Mjekët e konsultës dhe anestezistja nuk janë njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana. Nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion të të ndjerës. Shkak i përkeqësimit të gjendjes së pacientes ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e tij të majtë…rezulton që me shumë gjasa shkaku i vdekjes së pacientes Doriana Haka mund të ketë qenë arresti kardiak.

Edhe në akt ekspertimin e dytë, mjeku ligjor Sabri Hoxha ka konstatuar të njëjtat mangësi si dy kolegët e tij në akt ekspertimin e parë.

Një tjetër pikë që ia vlen për t’u diskutuar dhe që është një ndër pikat më të errëta në çështjen e vdekjes së 25-vjeçares është edhe mungesa e autopsisë. Asaj kohe autoritetet përkatëse kanë neglizhuar dhe të ndjerës nuk i është bërë autopsia për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

Dori meriton drejtësi. Ka mbaruar juridik, do të ishte…të jetë një kauzë, Dori meriton një kauzë…”, thotë e ëma.

Pas seancave të tensionuara, gjyqtari i çështjes Altin Abdiu në fund të procesit i shpalli mjekët fajtorë, por i dënoi ata me gjobë 400 mijë lekë.

Bashkim Sulstarova, avokat: Gjykata në përfundim të gjykimit konkludoi në vendimin e saj që mjeket të dënohen me nga 400 mijë lekë gjobë. I deklaron fajtorë gjykata për mjekim të pakujdesshëm, por masa e dënimit është 400 mijë lekë gjobë. Kjo gjobë u vihet të pandehurve në raste kur ka dëmtime dhe jo kur ka humbje jete.

Gazetari i Stop, shkoi dhe takoi gjyqtarin, i cili vazhdon përsëri me të tijën.

Gazetari- Si je? Thjesht, që të jem i saktë: Çfarë gabimi kanë bërë mjekët, që është vendosur vetëm një gjobë dhe nuk është marrë një masë tjetër? Nuk është kërkuar pezullim, ashtu siç e ka kërkuar prokurori?

Gjyqtari- I ke në vendim ato gabime.

Gazetari- I lexova. Nuk ka.

Gjyqtari- Për arsye hetimi ligjor, këtu e ke atë tani. Shikoje! Ç’të them unë ty?!

Gazetari- Ideja është, që gjoba aplikohet, kur kemi një aksident d.m.th, ose një reaksion, a një gjë, që nuk kemi me humbje jete. Më kupton? Ndërkohë që akt-ekspertiza nga mjeko-ligjori ka konstatuar…

Gjyqtari- Ajo është, e arsyetuar në vendim aty, nuk prodhohet në mënyrë të plotë, që çfarë janë veprimet e mjekëve, apo mosveprimet.

Gazetari- Analizat janë bërë, janë bërë në një klinikë private.

Gjyqtari- Janë bërë ato, janë bërë të gjitha procedurat.

Gazetari- Janë bërë në mënyrë autodidakte, kur kemi një aksident dhe nuk kemi humbje jete, aplikohet gjoba. Ok! Faleminderit shumë!

Për të qenë profesional dhe të pa-anshëm, “Stop” ka siguruar pretendimet e të dy palëve, të familjarëve dhe pretendimet e dy mjekëve që akuzohen nga organi i akuzës për neglizhencë.

Unë ia kërkoj Elonës, sepse Elona e ka pas këtë letër në dorë. Petriti thjeshtë ka ardhur dhe ka bërë operacionin. Me kartelë ka shkuar ajo dhe kartelën e ka parë ajo. Ajo duhet të kishte bërë konsultën, të kishte thirrur Sonilën, kardiologun dhe të tjerat me radhë”, thotë e ëma e Dorianës.

Mjekët përgjegjës shprehen sot pas 5 vitesh me arrogancë se ata kanë zbatuar vetëm protokollin dhe nxjerrin gazetarët me arrogancë jashtë.

Anestezistja Elona Burba- Ju gazetarët lexoni të fundit, nuk lexoni të fillimit. Të tipit së gazetarisë je, kjo rrymë të ka marrë edhe ty dhe do të marri, ishalla ndryshofsh! Brenda në dosje i ke të gjitha, në kartelë janë të gjitha. Tek kartela bashkangjitur, nëse nuk ka humbur ndonjë gjë, ke dhe një protokoll mbi bazën e të cilit, punojmë ne dhe analizat, që duhen në spitalin tonë. Puna në spital bëhet në bazë të protokollit, jo në bazën e atyre, që mendon njëri, apo tjetri. Mbi bazë të atij protokolli i ke të gjitha analizat. Hape! Lexoje! Vlerësoje! Shikoje! N.q.s ka një gjë, që nuk të shkon, hajde më pyet!

Gazetari- Për analizat, doja të të pyesja unë! Si funksionon?

Anestezistja Elona Burba- Nuk ka asnjë mangësi, nuk ka funksion fare. Hape dhe lexoje! Di të lexosh? Di, se je gazetar, n.q.s, ka një protokoll, ti bazohesh mbi një protokoll. Ka një protokoll atje dhe protokolli thotë, 1-2-3-4-5, analiza. Hape kartelën dhe shihe!

Gazetari- Më fal!

Anestezistja Elona Burba- I ka ato 5 analiza?

Gazetari- Unë i kam!

Anestezistja Elona Burba- Nuk më duhen fare mua ato!

Gazetari – Unë i kam një pjesë të…

Anestezistja Elona Burba-Nuk më duhet mua ajo fare! Unë e di përmendësh, nuk më duhen. Atëherë..!

Gazetari- Se ajo i kishte bërë analizat në një klinikë private.

Anestezistja Elona Burba- Ore, nuk ka rëndësi fare!

Gazetari- “AMA” më duket, se e kishte.

Anestezistja Elona Burba- Nuk më duhet fare, ku i ka bërë analizat. Po të them edhe një herë: ka një protokoll, hape protokollin dhe lexoje!

Edhe më arrogant është mjeku Petrit Rexhepi.

Mjeku Petrit Rexhepi- Për çfarë je ti? Gazetar je ti? Ik ore ik, s’ke çfarë kërkon tani! Dil jashtë! Hidhu! Vjen ti si gazetar këtu…

Gazetari- Ç’lidhje ka? S’është nevoja, as të bërtasësh, as…

Mjeku Petrit Rexhepi- Po do bërtas sa…Policeee, hajde këtu! Merre këtë!

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se “në fakt, deri para se edhe ju të shikonit këtë qasje, këtë moment të këtyre dy, anestezistes dhe mjekut, ndoshta edhe do t’i kundërvihesha prindërve të Dorianës, do thoja, ‘tani shiko, edhe mund të ndodhin, edhe është normale’, por pas këtij momenti, këtij fudullëku dhe kësaj arrogance që i lidhi gazetarët pikërisht me këtë situatë, me vdekjen e Dorianës në atë kohë, që kanë qenë këto shkaktarët kryesorë. Dhe e them përsëri: Ju keni qenë shkaktarët kryesorë…po kjo përgjigje arrogante për një ngjarje të tillë është e patolerueshme për ju.

Urdhri i Mjekut pas gjykimit penal thotë se do të aktivizojë komisionet e veta, për të vendosur masat për dy mjekët në fjalë. /tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban hoxha doriana haka doriana haka dhe alban hoxha doriana haka vdes gjate lindjes alban hoxha doriana haka doriana haka dhe alban hoxha doriana haka vdes gjate lindjes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet