LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentuan të helmojnë veten nga varfëria, familja Saraçi bëhet me shtëpi

12 Prill 2019, 20:23 Nga DOSJA
Tentuan të helmojnë veten nga varfëria, familja Saraçi

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes.

Historia e familjes Saraçi u trajtua në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” këtë të premte. Familja ka një histori trishtuese. Jo vetëm që banojnë në një barake por detyrohen të mbledhin nëpër kazanët e mbeturinave bidonë për të mbajtur frymën gjallë në Karbunarë të Lushnjes.

Kryefamiljari, Petriti sakrifikon më shumë duke punuar 20 orë, ditë dhe natë për të siguruar një thes me miell çdo muaj, ndërsa gruaja dhe vajza punojnë tokën dhe kullosin ca dhi. Ata kanë rrëfyer vetë historinë e tyre dhe vështirësitë që hasin çdo ditë ku lufta më e madhe është ajo me urinë.

Dashuri Saraçi, nëna e tre fëmijëve: Familja ime përbehet nga 5 anëtarë. Tre fëmijë, unë dhe burri. Jetojmë në kushte shumë të vështira, kam 15 vjet që vuaj. Bëj punët e shtëpisë, merrem me dhi, me gatimin, punojmë edhe tokën. Fëmijëve nuk ua plotësoj dot kushtet, më është mërzitur jeta, mendoj vetëm për fëmijët. Mërzitem, dal tek toka, qaj, që mos të më shikojnë fëmijët. Fsheh lotët.

Petrit Saraçi, kryefamiljar: Këtë barakë e kam blerë 50 mijë leke të reja. Vetëm këtë kam. Në dimër është aq ftohtë, katastrofë, shiu bie edhe brenda barakës. E kemi mbuluar me plastmasë, por prapë pikon. Nuk mban çatia është më llamarine. Nuk kam mundësi ta largoj familjen time nga ky vend. Fëmijët i kam të pangrënë… Më vjen turp nga fëmijët.

Petriti thotë se nga pamundësia ka tentuar të helmojë veten.

“Kam tentuar dy, tre herë të helmoj veten por më ka ndaluar gruaja. Kam marrë fostoksinë në dorë, mi ka hedhur gruaja. Më dhimbsen si gruaja edhe fëmijët, por nuk kam çfarë të bej. Është e pamundur.

Babai i tre fëmijëve tregon se i detyron djemtë të mbledhin bashkë më të bidonë nëpër kazanë.

“I kam marrë djemtë të mbledhin bidonë, që mos të marrin rrugën e keqe. Dua ta fus në punë. Ngrihem në tre të mëngjesit vij në shtëpi në orën 11 të natës. I grumbulloj dhe i çoj i shes”

Dashuria tregon se burri i saj fiton 2 mijë deri në 3 mijë lekë të vjetra në ditë dhe se mund të blejë vetëm një thes miell në muaj me ato para që grumbullohen.

Djalit të madh Markeljanit, i është thyer krahu, për atë më vjen të vras veten. Më dhimbset shpirti për atë, vuaj shumë për atë. Thonë bota, po ky ca prindi është që nuk shëron fëmijën e tij. Nuk kam mundësi ta kuroj.”

Markeljani: Mbledhin kanoçe e bidonë, ndihmojmë babin me sa mundësi kam. Në behar dal me dhi. Kam krahun e thyer në tre vende. E kam thyer për herë të parë në klasë të parë kur isha i vogël. E futa në allci por pastaj më lëvizi kocka

Marisol: Nuk jetohet kështu si ne, kanë shoqet e mia shtëpi, unë nuk kam, dua të kem edhe unë shtëpi si ato. Nuk kam çfarë të bej. Më tha njëherë shoqja ime, dua të vij tek shtëpia jote, por nuk kisha si ta fusja. I thashë mos hajde. Ajo nuk erdhi. Një ditë më tha do të sjell disa rroba, pranova. Kështu jetojmë ne me ndihmën e njerëzve, na sjellin rroba. Ndonjëherë dua të dal edhe unë me shoqet. Nuk dal dot. Buka që gatuan mami nuk mjaftojnë, në shkollë shkojmë të pangrënë. Lekë nuk kemi. Kemi kushte shumë të vështira, babi fle jashtë barakës, nuk futet brenda.

Petriti thotë se edhe në dimër flinte jashtë barakës “ Ja këtu fle jashtë me dy batanije, me plastmasë, kalamajtë brenda janë pa ngrohje, nuk e paguaj dot energjinë elektrike. As fëmijët nuk i le dot jashtë të flenë. Unë nuk fle dot brenda pasi nuk ka vend për mua brenda barakës. Ja fle këtu jashtë gjithmonë…”/Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja saraci karbunare te lushnjes lushnja shqiptarët për shqiptarët familja saraci karbunare te lushnjes lushnja shqiptarët për shqiptarët

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet