Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Pas rasteve të njëpasnjëshme të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, këta të fundit kanë vendosur që të ngrihen në protestë, të dielën në orën 16:00-17:00, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Njoftimi është bërë publik në rrjetet sociale, pas dhunimit të gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e kryeprokurores Arta Marku. (Lexo këtu)
Në njoftimin e bërë publik, janë cekur disa raste të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, përveç atij të fundit, të ndodhur ditën e sotme me Renaldo Salianjin dhe truprojën e shefes së organit të akuzës.
GAZETARËT NË PROTESTË
Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.
Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.
Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.
Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të anëtarëve të grupit të kokainës në Elbasan dhe në Tiranë. Në pamje shihet se të arrestuarit janë marr...
TIRANË- Gazetari Renaldo Salianji, i cili u përplas për muri nga truproja e kryerprokurores Arta Marku, (Lexo këtu) ka reaguar me anë të një postimi në rrj...
SHQIPËRI– Dosja.al ka mësuar detaje të rejsa pas arrestimit të 9 personave si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë.Ky grup shpërndante kokainë në...
TIRANË– Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, zjar...
TIRANË- Pas aktit të shëmtuar të publikuar nga mediet, ku gazetari i Klan Plus, Renaldo Salianji, shtyhet me vrull nga truproja i kryeprokurores, teksa pro...
Drejtori i Policisë Ardi Veliu dhe Sandër Lleshaj kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit pasditen e sotme. Dosja.al mëson se Lleshaj, kreu i SHIK, Drejtori i Përg...
SHQIPËRI– Ditën e sotme Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Elbasan dhe Tiranë ku si pasojë u sekuestrua 1.5 kg kokainë dhe ranë në pranga 9 pe...
TROPOJË- Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, Admir Muratajt, grabitësit, i cili humbi jetën tre ditë më parë në një shkëmbim zjarr...
TIRANË– Klajdi Gjeçi është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës. 33-vjeçari dyhsohet se është kreu I një grupi që shpërndante kokain...
Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgje...