Aktualitet

AMT padit në SPAK Veliajn, Lleshajn dhe Veliun/ Budina: Më vunë automatikun në kokë, do të kërkoj hetim ndërkombëtar!

VIDEO
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka paditur në SPAK, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Featured image of article: AMT padit në SPAK Veliajn, Lleshajn dhe Veliun/ Budina: Më vunë automatikun në kokë, do të kërkoj hetim ndërkombëtar! Robert Budina

TIRANË – Dy javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka depozituar në SPAK një padi për tentativë vrasje dhe shpërdorim detyre ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Artistët janë shprehur se fadroma filloi të shembte godinën, ndërsa brenda saj kishte akoma njerëz. Ata pretendojnë se efektivët e policisë kanë përdorur edhe armët, për t’i larguar nga godina. Sipas aktorit Edmond Budina, policia duhet të kishte bërë thirrje përpara se të fillonte shembjen, pasi brenda mund të kishte njerëz, të cilët flinin gjumë.

Ne kërkojmë që të fillojë një hetim, pasi pamjet filmike janë evidente. Edhe ai që ka qenë brenda dhe ai që s’ka qenë e ka parë se cka ndodhur. SPAK duhet të kishte filluar vetë hetimin nga pamjet filmike. Është vrasje në tentativë sepse kur shembet diçka ka një  thirrje.Nuk ka pasur thirrje nga policia. Edhe sikur të mos kishte njerëz duhet të kontrollonin cep e më cep, pasi mund të ishte dikush duke fjetur gjumë. Është e çuditshme sesi ministri i Brendshëm e merr përsipër vetë, është e çuditshme”, u shpreh Edmond Budina.

Njëkohësisht ka reaguar edhe regjisori Robert Budina, i cili ka shkuar më tej duke thënë se nuk do ta lënë çështjen vetëm në dorën e drejtësisë shqiptare, por do të kërkojnë hetim ndërkombëtar, madje do të shkojnë deri në Parlamentin Europian. Më tej ai ka shtuar, se artistëve dhe aktivistëve iu vunë armët në kokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne presim që SPAK ta hetojë dosjen do ta përkthejmë në anglisht dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar, që ta lexojnë prokurorët e huaj. U sulmuan qartësisht artistët dhe qytetarët. Na patë të armatosur, na patë të dhunojmë gjë, Teatër, art, trashëgimi kulturore?! Në këmbim – automatikun në kokë! Atëhere, që unë të jem edhe objektiv, nuk jam jurist, por veproj në mënyrë morale. E kanë pranuar disa institucione që dosja të hapet. Tjetra është procedurë teknike. Por procedura teknike këtu ka rënë, sepse s’ka drejtësi. Ku janë juristët e tjerë, ku është pjesë e shëndoshë e kësaj shoqërie?! I bëj thirrje shoqërisë të reflektojë. Qëllimi ynë është të kthejmë tempullin, Teatrin. Demokracia nuk ka për t’u kthyer nëse nuk rindërtojmë Teatrin. Mua më sulmuan me armë. Ju e patë të gjithë. Hajde ta fitojmë këtë! Unë besoj tek vetja. Tek energjia pozitive! Do t’u heqim alibinë që s’e kanë këtë vullnet. Do ta çojmë deri në fund, edhe nëse anuk reagojnë. Do luftojmë deri në fund, do luftojë me të keqen. Do shkojmë dhe në PE, do t’u themi që Shqipëria nuk është vendi i pashpresë. Prokurorët kanë fëmijë, edhe unë kam, e dinë që unë mund të kisha lënë kokën aty. Do të vijë dita që do bëhet një lëvizje e madhe”, tha Robert Budina.

Më herët AMT ka depozituar edhe dy padi të tjera në SPAK për prishjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca ka paditur 3 inxhinierët të cilët firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godiës, si dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun për shpërdorim detyre.  Ndërkohë prej ditësh, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte. Deri më tani, artistët kanë mbledhur firma në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Burrel dhe Lushnje, ndërsa turi do të vijojë edhe në qytetet e tjera.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment