LIVE UPDATES
Aktualitet

Të pushosh nën serenatën e gjeneratorëve! Valbona pa drita, Thethi i bllokuar

1 Janar 2022, 06:56 Nga DOSJA
Të pushosh nën serenatën e gjeneratorëve! Valbona pa drita,

Turizmi dimëror, pavarësisht potencialit të Shqipërisë, mbetet i vështirë. Strukturat akomoduese, në disa zona të vendit, raportojnë për mungesë të vazhdueshme energjie, gjë që i detyron të mbyllin dyert e bujtinave e hoteleve, ose të bëjnë investime të mëdha në gjeneratorë. Nga Valbona, Thethi e Boga e deri në Dardhë e Korçë, interesi i turistëve vendas dhe të huaj mbetet i madh edhe në dimër, gjë që duhet të shoqërohet me investime e politika nxitëse. Tendenca e turistëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila u vërejt gjatë verës, ka vazhduar edhe në dimër, ku jo pak prej tyre kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri në zona me borë.

Shqipëria ia ka dalë të bëhet atraktive në pjesën më të madhe të vitit dhe sidomos në verë, si një destinacion turistik. Por, kur vjen dimri, diçka nuk funksionon. Nuk është më problem strukturash akomoduese, apo ofrimi shërbimi cilësor për turistët, pasi ato janë maturuar vit pas viti. Bëhet fjalë për aspekte më elementare, të cilat shkojnë përtej mundësive të biznesit. Ato lidhen me punën e pushtetit vendor dhe qendror, siç është lehtësimi i infrastrukturës, furnizimi me ujë dhe energji, pa ndërprerje, që në disa zona në dimër cilësohen si luks.

Një rast i tillë, për shembull, është Valbona, aq e bukur në çdo stinë, por në dimër mund të shijohet vetëm me “serenatën” e gjeneratorëve që ndizen. Ndërprerja e energjisë elektrike nuk është e pazakontë, ndodh thuajse çdo vit, duke krijuar probleme për një pjesë të bujtinave.

Disa vendosin që t’i mbyllin, për të shpëtuar imazhin dhe “dhimbjen e kokës” në përballjen me kushtet dhe kur duhet të shohin turistë të zhgënjyer, që pasi janë akomoduar, duan të shijojnë përvojën dhe jo të bëjnë luftë me të ftohtin. Të tjerë kanë investuar më shumë, duke instaluar sisteme ngrohje që nuk varen nga energjia, apo edhe gjeneratorë, por sërish e cilësojnë këtë si një gjysmë-përvojë që i ofrohet turistit.

Është ironike të mendosh sesi kaskada e Drinit, në pjesën veriore të vendit, e cila furnizon me energji të gjithë Shqipërinë nuk arrin të “ushqejë” zona kaq afër saj dhe kjo, jo për mungesë energjie.

Valbona, me ndërprerje të vazhdueshme energjie

Drinos Selimaj hapi bujtinën e tij këtë vit dhe ka mirëpritur turistë të huaj nga e gjithë bota, gjermanë, amerikanë, anglezë, nga Arabia Saudite. Sipas tij, interesi për Valbonën mbetet i madh dhe kjo e nxiti që të përshtaste shtëpinë për mikpritje. Mjaft të lexosh vlerësimet e të huajve që kanë qëndruar në këtë strukturë për të kuptuar që përvoja ka qenë mjaft e mirë. Pavarësisht kësaj, z. Selimaj shprehet se ka menduar që në dimër është më mirë të mbajë mbyllur biznesin.

“Rruga në dimër hapet lehtësisht, nuk mendoj se është problem. Nuk mund të them se nuk ka pasur reagim, pasi sapo bie borë, menjëherë nis puna për pastrimin e saj dhe Valbona është e aksesueshme gjithmonë. Problem është situata me energjinë. Ka ndërprerje të vazhdueshme, pasi linja e energjisë nuk është për zona me borë dhe kaq të ftohta sa Alpet.

Në rajone të tilla ka nevojë për investime të tjera që u përshtaten kushteve. Duke qenë se ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, mendoj se është më mirë të mbyllësh bujtinën, sesa të krijosh pakënaqësi te turistët që normalisht kanë pritshmëritë e tyre. Nëse s’ka energji, nuk ka ngrohje qendrore dhe pushimet kthehen në stres, si për mikpritësin, edhe për turistin” – nënvizon z. Drinos Selimaj.

Duke pasur parasysh këtë panoramë, Valbona ka më shumë vizita ditore dhe konsum në restorante e kafe, kurse bujtinat që mbajnë hapur dyert në dimër janë më të pakta sesa totali i atyre që presin turistë në pjesën tjetër të vitit. Frekuentuesit më të mëdhenj në këtë periudhë mbeten vendasit, por nuk mungojnë tek-tuk edhe të huajt.

Në dimër, Thethi mbetet i bllokuar nga bora

Rruga që të çon në Theth, e cila u ndërtua, sigurisht që lehtësoi qarkullimin drejt këtij destinacioni joshës për turisë vendas dhe të huaj me hapjen e saj. Projekti për këtë rrugë ishte pjesë e investimeve nga plani sektorial i turizmit për rajonin e Alpeve Shqiptare, që bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore, përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve.

Projekti parashikoi gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës u ndërtuan 3 tunele, nga 20 – 30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët.

Pritshmëria ishte që me këtë investim, Thethi të bëhej i aksesueshëm edhe në dimër, por sasia e borës e bën të pamundur sërish.

Banorë të zonës konfirmuan se, pavarësisht se rruga është e hapur nuk mund të bëhet kalimi drejt tij dhe turizmi dimëror as që mund të imagjinohet në kushtet kur gjithçka është e bllokuar. Destinacioni më i afërt që mund të arrihet është qafa e Thorres, ku vizita mund të behet për një drekë ose darkë. Me shumë gjasa, sikurse ndodh çdo vit, rikthimi në Theth në kushte normale do të nisë në pranverë, kur rivendoset qarkullimi.

Tendenca e festave të fundvitit në zonat malore, në rritje

Familja e Kelmend Selimaj ishte ndër të parat në zonën e Valbonës që hapi dyert për turistët dhe ktheu kullën në bujtinë. Me kalimin e viteve, rritja e numrit të turistëve u shoqërua me rritjen e cilësisë së shërbimit, por edhe kapacitetit të akomodimit. Sot Jezerca Guest House është mikpritëse e turistëve të huaj dhe vendas në çdo stinë, duke sfiduar edhe mungesën e energjisë apo vështirësi të tjera, me të cilat përballet turizmi malor, sidomos në dimër.

Teksa fundviti është në prag të derës, familja Selimaj ka vendosur të bëjë atë që bën më mirë, mikpritjen. Dhe gjithë kapaciteti i tyre është i rezervuar. Tendenca e festave në destinacione malore me borë e ushqim të mirë ka bërë që ato bujtina që guxojnë të jenë të rezervuara 100 për qind.

“Ne kemi prenotime për fundvit dhe janë kryesisht shqiptarë. Ndërkohë që gjatë gjithë vitit, edhe në këta muaj, ka pasur rezervime sidomos nga vendasit” – pohon z. Kelmend Selimaj. Ai shprehet se në strukturë ofrohet ngrohje me pelet, ndërkohë që është investuar edhe në një gjenerator.

Boga zgjeron kapacitetin, por edhe këtu energjia është problem

Tre vite më parë, në Fushën e Okolit, Gëzim Olaj nisi ndërtimin e një strukture në vendin ku ndodhej Kulla e Bajraktarit, duke i lënë edhe sot të njëjtin emër. Prekë Olaj, i cili menaxhon këtë strukturë, tha se hoteli është hapur vetëm prej pak kohësh dhe ka kapacitet akomodues 80 shtretër.

“Pavarësisht se nuk ka më shumë se 10 ditë hapur, lëvizjet dhe rezervimet janë të shumta. Ka interes nga vendasit, sidomos, por edhe nga Mali i Zi për të kaluar disa ditë në Bogë. Mund të them se kapaciteti është 100% i rezervuar për Krishtlindje dhe për Vitin Ri dhe kryesisht janë familjarë dhe grupe. Struktura ofron një sërë lehtësish që e bëjnë qëndrimin aktiv, për ata që vijnë.

Ajo nuk është shumë tipike për strukturat në këto rajone, por edhe zona ku është vendosur ofron pamje mbresëlënëse” tha Olaj. Sigurisht edhe në Bogë, problem është energjia elektrike, e cila ka ndërprerje të vazhdueshme dhe për këtë strukturës i është dashur të blejë një gjenerator të fuqishëm për të zgjidhur këtë ngërç. Sa i takon ujit, situata duket më e mirë dhe masat janë marrë më herët nga investitori.

Dubai vjen në Dardhë për ski, rritet frekuentimi në dimër

Një nga tendencat e turizmit, këtë vit në vend ishte rritja e numrit të turistëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo lidhej me faktin se një linjë direkte low-cost nisi operimin, ndërkohë që shifrat pritet të rriten edhe më tej vitin tjetër. Por teksa në verë, prania e turistëve nga këto vende u vërejt qartësisht, duket se edhe në dimër, ky grup turistësh nuk ka munguar.

Sokrat Tasho, menaxher i Ski Pista Bigëll në Dardhë të Korçës, tha se për herë të parë, këtë herë ka pasur një numër të konsiderueshëm turistësh nga Dubai.

“Ne kemi rreth 15 vite që funksionojmë nëpërmjet pistës së skive, por edhe restorantit. Koha kur ka borë dhe zhvillohet aktiviteti i skive është nga dhjetori në mars, por gjithmonë varet nga bora. Vijnë turistë të huaj dhe vendas.

Megjithatë, këtë vit më ka rënë në sy për herë të parë ardhja e turistëve nga Dubai. Janë kureshtarë për borën natyrale dhe për turizmin dimëror në përgjithësi. Turistë të tjerë janë më shumë nga Anglia, Gjermania. Sa u takon vendasve janë shqiptarë që rrinë kryesisht në Tiranë, Vlorë, Sarandë” – tha Tasho.

Ai pohon se interesi për sportin e skive mbetet i lartë.

“Ka interes dhe njerëzit janë kureshtarë për të provuar skitë. Ne e ofrojmë edhe asistencën, nëse dikush nuk e ka provuar më parë si përvojë. Sa u takon çmimeve për ata që kanë skitë e tyre, paguhen vetëm 1000 lekë për teleferikun, ndërsa nëse duan pajisjet tona, paguajnë 1500 lekë të rriturit dhe 800 lekë fëmijët”, thotë ai.

Lidhur me mirëmbajtjen e rrugës, Tasho shprehet se funksionon dhe nuk ka problematika, përveçse në momentin e parë kur bie bora dhe kur ende nuk ka nisur pastrimi i saj. Problematika që pengon në tërësi Dardhën duket se lidhet me kushtëzimin për autobusët gjatë dimrit, të cilët nuk lejohen të ngjiten.

Gjatë vitit, pjesa me dyndjen më të madhe janë fundjavat, por këtë vit ai vëren se ka një fluks të lartë turistësh, nxitur edhe nga fakti që kufizimet e pandemisë sjellin pasiguri për të rezervuar jashtë.

“Pandemia mendoj se ndikoi pozitivisht, të paktën te turizmi vendas dhe në zonën e Dardhës. Fillimisht ishin kufizimet që u vendosën dhe detyruan një pjesë e mirë të atyre që iknin jashtë të qëndronin për pushime brenda vendit, ndërsa tani mendoj se janë edhe këto kostot shtesë, si tamponë apo test, që sërish i frenojnë udhëtimet. Ndaj njerëzit mendoj se nuk duan të shpenzojnë kaq shumë dhe vendosin të qëndrojnë këtu. Dardha gjatë fundjavës është përtej kapaciteteve.

Korça, 99% e strukturave të rezervuara për festa

Destinacioni kryesor dimëror i shqiptarëve edhe këtë vit duket se do të jetë Korça. Mjafton të kërkosh në Booking për një strukturë të lirë në datat e 25-27 dhjetor dhe rezulton se 99% e strukturave janë rezervuar. Ndërkohë që për datat 1-3 janar, të paktën 93% e strukturave ishin të rezervuara. Por edhe ato struktura që nuk janë në Booking dhe mund të gjenden nëpërmjet rrjeteve sociale, apo edhe të njohurve, thuajse janë të gjitha të rezervuara.

Në qytet, sipërmarrës të ndryshëm duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të turistëve që u drejtohen Korçës, kanë vazhduar hapjen në zinxhir të disa strukturave apo përshtatjen e kateve në pallate për dhoma standarde.

Njëkohësisht me rritjen e numrit të strukturave akomoduese ka ardhur edhe rritja e çmimeve, ku në disa raste kryesisht në fundjava, kur ka festa zyrtare apo festa të fundvitit, çmimet arrijnë nivele të çmendura, duke reflektuar tendencën që shfaq Jugu i vendit në pikun e sezonit turistik. Rritja e interesit për Korçën erdhi gradualisht me një sërë investimesh të bëra në qytet, kur një ndër më të njohurat është ridimensionimi i Pazarit të Korçës./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dardhe korce mal turizem malor turizem ne shqiperi dardhe korce mal turizem malor turizem ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Dhjetor 2021, 23:00

Gëzuar 2022!

TIRANË- Ndërrohen vitet! Gëzuar 2022 nga Dosja.al… Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga fishekzjarret që ndryshe nga herë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet