LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-KRIMI! Masakra e atentate me 40 të vrarë, drejtësia i liron, hasmi i shuan

31 Dhjetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
DOSJA-KRIMI! Masakra e atentate me 40 të vrarë, drejtësia i

TIRANË– “Kokat hënkshin”, tha kryeministri Edi Rama dhe ashtu ndodhi…34 atentate mafioze, përplasje e larje hesapesh përlyen me gjak rrugët e Shqipërisë, por këtë vit në mes u fut edhe politika, kur vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pas një përplasjeje me Skuadrën për Mbrojtjen e Votës që kishte ngritur Partia Demokratike. Këtë vit edhe plazhi nisi me katër të vrarë, në ngjarjen që tashmë ka marrë emrin masakra e Velipojës, aty ku përvec dy palëve që ishin në konflikt, familja Ferracaku e Gocaj, mbeti i vrarë dhe më i pafajshmi, kamerieri 20-vjeçar Musaen Zeneli që kishte nisur të punonte për të siguruar sado pak të ardhura për nënën e tij, pasi edhe i ati kishte dy vite që i kishte lënë vetëm. Shumë prej krimeve kanë qenë dhe të filmuar nga kamerat e sigurisë e madje më shpejt kanë përfunduar në ekrane se sa në duart e grupit hetimor, por kjo nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Njësoj sikur kamerat të mos ekzistonin, autorët e dhjetëra vrasjeve enden të lirë, duke u përgatitur për shënjestrën e radhës që mund të jenë dhe vëtë ata. Thuajse të gjithë rezultojnë të kenë qenë me precedent penalë, që drejtësisë ia kanë zbuluar ‘hilen’, por jo hasmit. Ai nuk fal!

1 shkurt, vrasja e Shkëlzen Kastratit dhe hesapet me familjen Binjaku

Dhe në fakt krimet nisën herët, bandat nisën t’i lajnë hesapet fiks një muaj pasi hëngrën gjelin e detit. Ndoshta ende pa u ikur ëmbëlsia e bakllavasë, atentatorët blenë mjetin e zi “Range Rover” u armatosën e u maskuan dhe në një orë tejet të frekuentuar të ditës vranë pa mëshirë Shkëlzen Kastratin. Ky i fundit po drejtonte makinën tip ML, e cila nuk rezulton e regjistruar në emër të tij, në hyrje të fshatit Sheq të Fierit në momentin që iu afrua Rotondos, iu pre rruga dhe u qëllua me breshëri. Dy plumba e prekën dhe i morën jetën. Autorët janë larguar me shpejtësi në dalje të Fierit, ndërsa kanë braktisur makinën dhe e kanë djegur. 40-vjeçari me origjinë nga Kukësi ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij. Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku. Në vitin 2016, ai i shpëtoi një atentati në vendin e njohur si Ura e Mbrostarit, ku humbi jetën shoku i tij, Denis Kasaj dhe hetimet u fokusuan pikërisht tek kjo përplasje.

Gentian Qarri që u vra në këmbë me “Shars”

Pesë ditë pas Kastratit, ishte radha e bandave të Vorës të merrnin në duar armët. Gentian Qarri, 40 vjeç, një person me precedentë penalë dhe i njohur me pseudonimin ‘Geçe’ është ekzekutuar me më shumë se 20 plumba kallahnikovi të lojit ‘Shars’ në Vlorë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:16 të 6 shkurtit, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës së Vlorës dhe përballë Kishë Ortodokse, ku Qarri po ecte në këmbë. I pikasur nga autorët, Qarri është qëlluar me breshëri plumbash, më shumë se 20 herë dhe ka rënë në tokë. Atentatorët e pajisur me kapele dhe maskë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa 40-vjeçari u dërgua në spital. Plagët e shumta që kishte marrë në kraharor dhe këmbë, bënë që Gentian Qarri të ndërrojë jetë, duke mos mundur të tregojë asgjë çfarë mund të ketë parë tek vrasësit e tij. Vetëm 40 minuta pas krimit të rëndë, makina e atentatorëve, e llojit “Toyota” me targë ‘IKA 3066’ u gjet duke u djegur në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji” të Vlorës. Brenda saj u gjet një kallashnikov, modeli “Shars”, gjithashtu i djegur. Kjo armë dyshohet se është pikërisht ajo që qëlloi për vdekje Gentian Qarrin. Qarri kishte vetëm tre vite që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar me 15 vite burg për drogë në Itali, dhe para tre vitesh u kthye në Shipëri, por s’e shijoi dot lirinë. Sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe pikat e kontrollit përveçse shërbyen për propagandën e Policisë së Shtetit, nuk bënë asgjë tjetër. Drejtësi për Qarrin s’është vënë ende, pasi hetimet nuk kanë zbardhur asnjë emër për ta çuar pas hekurave.

Behar Sofia, padroni i drogës që u vra nga i riu me biçikletë

Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe i regjistruar si banor tek Rruga e Qelqit në Kombinat, por me banim tek kati i 5-të në një pallat te ETC u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit. Sofia, i cili që prej vitit 1998 mbante 4 identitete u gjet nga kalimtarët me trupin e fytyrën të mbuluar me gjak në trotuar. Me të mbërritur ambulanca, ai u dërgua me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë.

Kush është Behar Sofia? Padroni i drogës që i del emri kudo…

Biznesmeni nga Lapardhaja ishte etiketuar në Shqipëri si “padron droge”.  Janë të shumta episodet e gbtoës së krimit ku del edhe emri i biznesmenit Behar Sofia. Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Prokuroria e Posaçme, SPAK e kishte nën hetim prej kohësh Behar Sofinë si një nga personat e përfshirë në trafikun e heroinës mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai po vëzhgohej nga SPAK për pastrim parash. Por nuk është hera e parë që Behar Sofisë i është afruar vdekja. Më herët, disa herë atij i është vendosur edhe më parë tritol në bizneset që ai ka pasur pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut. Së bashku me pesë persona të tjerë ka qenë nën hetim pasi sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate. Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë. Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Turgut është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false.

Vrasja e të riut me tre identitete, djalit të një ish-polici

Taulant Gjikaj alias Taulant Beqiraj alias Taulant Manaj, 31 vjeç, me precedentë penalë dhe djali i një ish-punonjësi policie u ekzekutua mesditën e 3 marsit me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës në Vlorë, në sy të qytetarëve pranë rrugës ‘Transballkanike’. Teksa ecte në këmbë, Gjikaj, siç edhe treguan pamjet filmike që u publikuan, u qëllua nga një person që zbriti nga një automjet me xhama të zinj dhe u la i vdekur në vend. Gjikaj qëndroi për disa momente në tokë i rrethuar nga njerëz të shumtë që u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, dhe më pas u transportua në spitalin e Vlorës ku dhe ndërroi jetë. Pak momente pas ekzekutimit, Andi (Hansi) Jonuzaj, 44 vjeç dhe një biznesmen i njohur në zonë u vu në pranga. Jonuzaj mohoi të kishte lidhje me krimin dhe shtoi se ishte në rolin e shoferit. Në lidhje me të njëjtin krim u vu në pranga edhe Skerdian Gabrani, i cili u vetëdorëzua në muajin maj, por mohoi të kishte pasur konflikte me viktimës, ndërsa Elton Hajnaj është ende në kërkim. Ky i fundit dyshohet të jetë dhe personi që ka shkrepur armën, sipas pamjeve. Pistat që po hetohen janë dy, një prej tyre ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës në Norvegji, mes grupit ku bënte pjesë Beqiraj dhe grupi i tij rival. Ndërsa pista tjetër bazohet në ‘far-ëest’-in e ndodhur po në Vlorë në vitin 2018, ku Taulant Beqiraj u përplas me armë zjarri me kundërshtarët e tij.

Çfarë ndodhi në qershor të vitit 2018?

Dosja.al ka publikuar edhe pamjet që tregojnë “Far-West”-in e ndodhur në mes të Vlorës, pranë kishës Ortodoske, ngjarje në të cilën u përfshi edhe Taulant Beqiraj. Dy bandat rivale, me nga katër persona secila, ‘hapën krahun’ pranë kishës në Vlorë, dolën nga makinat përkatëse, nxorrën armët dhe nisën t’i shkrepnin kundrejt njëri-tjetrit. Si pasojë e përplasjes me armë zjarri që mund të ishte kthyer në tragjedi, mbetën të plagosur tre persona. Vetë Beqiraj, bashkë me të tjerët u vu në pranga. Ai u akuzua për tre vepra të rënda penale si “vrasje me paramendim e mbetur në tentative”; “armëmbajtje pa leje” si dhe thyerje e masës “arrest shtëpie”. Viktima Beqiraj ishte arrestuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, por u shpëtoi hekurave në mënyrë të pakuptueshme. Ai u lirua dy herë në vitin 2018 me një vendim të marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, e cila u vuri ‘vulën’ akuzave që rëndonin mbi Beqiraj. Nëse nuk do të kishte përdorur çdo manovër në shkallët e drejtësisë, sot viktima, do të ishte pas hekurave, gjë që mbase mund t’i kishte shpëtuar edhe jetën….

Ekzekutohet miku i Lul Berishës, ‘Mond Çekiçi’, lidhja me vrasjen e Edison Harizajt (faqedjeguri)

Mëngjesin e 20 marsit u ekzkekutua Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, një nga ish-anëtarët e bandës së Durrësit që drejtohej dikur nga Lulzim (Lul) Berisha. 40-vjeçari ishte një person me precedentë të rrezikshëm penalë, pasi për herë të fundit u prangos në shtator të vitit 2020. Çekiçi u kap me një armë zjarri pa leje, megjithatë u lirua në mënyrë të habitshme. Në momentin kur ndodhi atentati me armë zjarri, Mond Çekiçi shoqërohej nga shoferi i tij i cili ishte në drejtim të mjetit. Ai ka pikasur i pari se një makinë ishte duke i ndjekur dhe në këtë moment ka ndaluar mjetin, ka dalë dhe i ka pyetur atentatorët pa e ditur se çfarë do të ndodhte pak sekonda më vonë. “Çfarë ka që rrini këtu?“, mësohet se iu është drejtuar shoferi i Keçit-atentatorëve, të cilët nuk kanë hezituar por në moment kanë nisur që të qëllojnë me breshëri në drejtim të 40-vjeçarit duke e lënë të vdekur. Pikërisht në këtë moment, shoferi i 40-vjeçarit ka dalë me vrap nga mjeti duke u fshehur në një rrugë pranë për t’iu shpëtuar dhe plumbave. Atentatorët lanë pas vetëm një makinë të djegur që u gjet në Sukth pas vrasjes, por asnjë gjurmë dhe asnjë emër. Dosja.al raportoi se bëhet fjalë për të njëjtin grup që ekzekutoi në 2018, “Padrinon e Vlorës”, Edison Harizaj.

“Kumbari” u vra! Ekzekutohet Bardhok Pllanaj, e kërkonte Policia por para e gjeti “hasmi”

Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kumbari i Shkodrës” u ekzekutua me më shumë se 100 plumba në Shkodër. Rreth orës 21:00, të 5 prillit, tej orarit policor të vendosur si masë mbrojtësë ndaj pandemisë Pllanaj ra pre e një atentati mafioz. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur vetëm katër muaj më parë, por qarkullonte lirshëm me mjetin e tij ‘Range Rover”. Dhe siç duket, policisë i shpëtoi, por jo hasmit. Ende pa kaluar lagjen, një mjet “Ëolksëagen Passat” me targa italiane, i preu rrugën “Kumbarit” dhe zbrazi plumbat mbi të duke e lënë të vdekur në vend. A utorët, pak metra larg vendit ku kryen krimin, braktisën mjetin me targa italiane, bashkë me dy armë zjarri brenda tij, një prej tyre, kallashnikov. Ajo që u raportua ishte vetëm numri i atentatorëve që dyshohet të ketë qenë katër, por kjo e dhënë nuk ka qenë e mjaftueshme për të çuar askënd para drejtësisë për këtë vrasje. Pista kryesore që grupi hetimor ka mbi tavolinë është e shkuara e errët e Pllanajt, një prej personazheve më të komentuar të botës së krimit, që ka trazuar dhe ujërat e politikës. 4 vite më parë Planaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”. Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të vitit të shkuar, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. Pllanaj, edhe pse ishte në burg, do të duhet të jepte sqarime për mënyrën sesi e kishte vendosur pasurinë e tij edhe pse ajo iu sekuestrua.

Ekzekutohet me kallashnikov në sy të vajzës, Xhetan Konesha u vra pas sherrit për vijën e ujit

E përveç atentateve mafioze, në vendin tonë rrugët janë përgjakur dhe për vijën e ujit, si në rastin e Xhetan Koneshës. Një sherr i mbartur me familjen Mera do të kulmonte mëngjesin e 13 prillit. Xhetan Konesha, 50 vjeç, banues në fshatin Luzni të Dibrës është ekzekutuar me kallashnikov në sy të vajzës së tij adoleshente. Ai, bashkë me të bijën, 18-vjeçare, po hipnin në furgon për të ikur drejt qytetit, në momentin që iu pre rruga nga dy vëllezërit Mera, të cilët janë edhe autorët e krimit të rëndë. Adoleshentja pa me sytë e saj se Muhamet dhe Altin Mera bënë gati kallashnikovin dhe qëlluan drejt babait të saj. Xhetan Konesha është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes së rëndë, Muhamet Mera është vënë në pranga, ndërsa vëllai tjetër, Altini është shpallur në kërkim. ‘Mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës dhe se shtëpitë i kishin vetëm 200 metra larg. Kjo është një nga ngjarjet e pakta që është zbardhur nga policia, që pavarësisht faktit që mund të ishte parandaluar duke qenë se konfliktet mes fqinjëve kishin përfunduar dhe në veshin e autoriteteve, në lojë nuk ishin maskat…

Kulmon fushata elektorale! Vritet Pjerin Xhuvani, mbështetësi i PS-së, plagosen 4 persona

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 21 prillit pas një përplasjeje me Strukturën për Mbrojtjen e Votës. Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Ata janë: ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, person me precedent penalë; Pavlo Vuksani  50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku  32 vjeç (dhëndrri i viktimës) si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe. Gjithçka nisi pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike kishte ndaluar një makinë, pasi dyshonte se personat që ndodheshin brenda saj, Pjerin Xhuvani dhe Mehmet Dafllaku po shpërndanin para në këmbim të votës. Anëtarët e PD-së kanë kërkuar që të kontrollojnë mjetin, ndërsa Xhuvani nuk ka pranuar. Kjo gjë ka sjellë përplasjen fizike me palëve. Të alarmuar nga ajo që po shikonin, banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, por përpara uniformave blu, në vendin e ngjarjes kanë mberritur mbështetësit dhe njerëzit e Xhuvanit. Ata ishin të armatosur dhe qëlluan drejt shtabit të PD-së e pjesëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. I pari që ka qëlluar rezulton të jetë Kelmend Xhaferri që plagosi dy ish-efektivët Prenga e Vuksani. Pala e Strukturës për Mbrotjen e Votës është kundërpërgjigjur dhe ka qenë ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Përplasja me armë zjarri ka vijuar, duke lënë kështu të vdekur Xhuvanin, duke plagosur dhëndrrin e tij, Bodinaku dhe efektiv Sota.  Menjëherë pas krimit, ka qenë vetë Pepkola ai që është dorëzuar në polici. 36-vjeçari, një ish-efektivi i forcave RENEA dhe baba i katër fëmijëve ‘u zhduk’ nga skena e krimit, mori makinën e një qytetari dhe udhëtoi drejt Tiranës. Ai u fut në zyrën e komandantit të forcave RENEA, dorëzoi armën e zjarrit dhe u deklarua fajtor për vrasjen e Xhuvanit, duke u vënë më pas në pranga. Në dëshminë e tij, Pepkola ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi është ndjerë i kërcënuar për jetën nga pala përballë. Pjerin Xhuvani është i njëjti person, i cili u përfshi në sherrin mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan Ditën e Verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste. Xhuvani ka qenë ish-drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.

Rikthim në Vlorë, ekzekutohet pronari i “The Boss” në Vlorë, Bledar Birçaj

Bledar Birçaj, 40 vjeç është ekzekutuar mesditën e 10 majit tek vendi i njohur si “Bishti i Kalldrëmit”  në qytetin e Vlorës. Biznesmeni ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMË x5 bashkë me një mikun e tij, Granit Deromema (efektiv policie) kur rruga i është prerë nga një tjetër automjet që ishte në ecje. Më shumë se 15 të shtëna janë lëshuar në drejtim të biznesmenit 40-vjeçar, i cili ka marrë 7 plumba. Ai u dërgua me urgjencë në spital por për fat të keq nuk ka mundur të shpëtojë. Me fat ka qenë miku i tij, i cili ka shpëtuar për mrekulli pavarësisht breshërisë së plumbave. 40-vjeçari rezulton se është pronari i një sërë bizneseve në qytetin e Vlorës, përfshirë një lokal bar-kafe në zonën e Lungomares, me emrin “The Boss”. Në vitin 2011 ai u arrestua për akuzën e vrasjes me paramendim të Artur Tahiraj dhe shkatërrimit të pronës, për tu liruar në prill të 2011-ës. Birçaj asokohe vetëm 30 vjeç ia doli të mbyllte telashet me drejtësinë ndërsa po atë vit, bashkë me vëllain e tij, Eltonin kanë rrahur me grushta juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H, për shkak të detyrës. Asokohe, prokuroria e ka proceduar në gjendje të lirë. Edhe këtë herë, autorët e një krimi mbeten mister. Pavarësisht se kamerat e sigurisë i kanë filmuar, pamje që edhe janë bërë publike, për autoritetet janë të ‘paidentifikueshëm’.

“Banda e 5 majit” përgjak Tiranën! Vritet Mehmet Qema, shoku e qëlloi me plumb në zemër!

Mehmet Qema, banues në rrugën “5 Maji”, 27 vjeç dhe një person pa precedent penal është ekzekutuar me armë zjarri nga miku i tij Marjus Dema. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në lagjen e Qemës, ku viktima bashkë me autorin dhe disa djem të tjerë, ishin mbledhur të pinin në një lokal në zonën e “5 majit”, pavarësisht se ora policore kishte kaluar. Rreth orës 23:40, pasi shtatë të rinjtë kishin kthyer disa gota me alkool, situata në lokalin që shumë shpejt do të kthehej në skenë krimi, nuk po dukej më aq miqësore. ‘Ruleta ruse’ nuk ishte më një lojë filmash por po zhvillohej në realitetin e një tavoline të një lokali në Tiranë. Marjus Dema provoi fatin dhe qëlloi në një distancë mjaft të afërt mikun e tij. Ç’orientimi i të gjithë grupit pas të shtënës, dëshira për të pastruar skenën e krimit e frika nga drejtësia bëri që miqtë ta linin Qemën të humbiste gjak për shumë kohë, gjë që i solli dhe vdekjen. 28-vjeçari Marjus Dema bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari u vetëdorëzuan të nesërmen në polici. Ai ka deklaruar se nuk ka patur qëllim ta vriste shokun e tij, pasi ishin miq. Djemtë e ‘ruletës rusë’ nuk janë emra të panjohur për Policinë e Shtetit. Të njohur edhe si “banda e 5 majit”, djemtë problematikë njiheshin për miqësinë e tyre me reperat shqiptarë si Stresi, Marini dhe Meriton Mjekiqi. Disa prej tyre edhe janë ndaluar nga policia për konsum të lëndëve narkotike dhe më pas janë lënë të lirë, por ‘aventura’ kësaj here u mori një shok…

Vendi s’gjen qetësi! Atentat në Elbasan, ekzekutohet brenda makinës Everest Çaka

Everest Çaka u qëllua për vdekje brenda makinës së tij mbrëmjen e 11 majit dhe ndërroi jetë në vend. Ai ishte nisur për tek prindërit e bashkëshortes bashkë me gruan e tij Silvanën kur rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbej” i është prerë rruga dhe ndaj tij është qëlluar me breshëri me armë zjarri. Si pasojë e plumbave “të derdhur” mbi makinë që ndërruar jetë në vend, Everest alias Ibrahim Çaka, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur në dorë. Autorët e atentatit duket se i kishin ndjekur për një kohë të gjatë çiftin Çaka, që vetëm pak kohë kishin që ishin kthyer nga Spanja. Vrasja në Elbasan ishte pasojë e një sage të nisur para 10 vitesh për tu intensifikuar më shumë kohët e fundit me më shumë viktima. Everest Caka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Caka në vitin 2010 është akuzuar nga Policia për vrasjen e shoferit Gëzim Alikajt. Bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, Çaka akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë. 

Pas disa viteve qetësi, filloi sulmi tek të afërmit e 41-vjeçarit. Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i ecili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin. Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, madje dyshohet se ka kërkuar edhe eliminimin e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Saga e hakmarrjeve në qytet ka nisur pas masakrës së Bradasheshit, vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve më 2018, ku u ekzekutuan Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erionit, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni Delon Troqe, kushëriri i të zhdukurit në vitin 2018

Delon Troqe, 38 vjeç, i martuar dhe baba i një djali është ekzekutuar me 15 plumba kallashnikovi mbrëmjen e 21 majit. Troqe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja dhe u vra teksa ishte në servisin e tij të makinave bashkë me të vëllanë. Rreth orës 21:50, persona të paidentifikuar e qëlluan me më shumë se 20 plumba kallashnikovi. Familjarët qanin me zë të lartë, ndërsa autorët, pasi kishin kryer ‘porosinë’ ishin larguar bashkë me dy kallashnikovët në drejtim të fshatit Kaninë. Vetëm pak minuta pas krimit, u raportua se pranë Kaninës, në fshatin Sherishtë u gjet një mjet i llojit “Audi” në flakë. Brenda tij u gjetën dhe dy kallashnikovë. Armët dhe makina janë dërguar në duart e ekipit të kriminalistikës, që vetëm gjurmë të autorëve nuk gjetën. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës, pasi viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit. Ai ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Më pas është “rehabilituar”. Me familje dhe fëmijë, Troqe kishte hapur edhe një pikë servisi skafesh dhe një pikë dhënie skafesh me qira.  Delon Troqe rezulton se është i afërmi i Elvis Troqes, një emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej 2018-ës.

Vritet i riu në Shkodër nga bashkëfshatari, autori e akuzonte se i kishte ngacmuar vajzat

Emiljano Ndou, 25 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pak pasi kaloi mesnata e 29 majit, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun. Edhe pse fqinj, marrëdhëniet mes tyre kishin shumë kohë që shoqëroheshin vazhdimisht nga probleme. Kjo është dëshmuar edhe nga autori në polici, i cili ka deklaruar se shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij. Ndërkohë që një tjetër version është zbuluar nga gruaja e autorit, Bukuroshe Kodra. Ajo tha se vrasja ka ndodhur për shkak të një goditjeje fizike që viktima i ka bërë djalit të tyre, dhe në këtë moment babai ka vendosur të ndërhyjë.

Ekzekutohet në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj, i vëllai vdiq në “Masakrën e Çoles”

5 minuta para orës 00:00, teksa futej data 3 qershor, Shkëlzen Velaj u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë, ndërsa përpiqej që t’i shpëtonte me vrap atentatorëve. 43-vjeçari Velaj sapo kishte mbërritur poshtë pallatit ku jetonte në lagjen Çole të Vlorës, kur nga pasqyra kishte dalluar një makinë të dyshimtë që e kishte ndjekur deri në shtëpi. I frikësuar nga ajo që mund të ndodhte, i riu ka lënë makinën ndezur dhe është nisur me vrap duke ngjitur shkallët e pallatit për tu strehuar në banesën e tij, ku e priste e ëma. Por kjo nuk i ka penguar autorët, të cilët dyshohet se ishin dy. Ata i janë vënë pas të riut dhe në momentin që i është afruar derës së apartamentit e kanë “shkundur” karikatorin e armës tip “kallashnikov”, duke lënë në vendin e ngjarjes mbi 30 gëzhoja. Fqinjët kanë rrëfyer se në momentin e fundit, para krismave kishin dëgjuar të riun që t’i kërkonte të ëmës që t’i hapte derën. Por e moshuara nuk e ka dëgjuar pasi vetëm pak sekonda më pas ndaj tij u zbraz karikatori. Makina e autorëve u gjet e djegur dhe brenda saj kishte mbetur edhe kallashnikovi me të cilin i morën jetën Velajt. Shkëlzen Velaj ishte vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në “Masakrën e Çoles”, e ndodhur në 2015-ën. Pista e hetimit të vrasjes së 43-vjeçarit është hakmarrja e nxitur si pasojë e vrasjeve të ndodhura në vite, të nisura që nga ajo e Çoles. ‘Masakra e Çoles’ që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve. Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë vëllezërit Llanaj. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. 

Vritet me armë zjarri në lokalin e tij 62-vjeçari në Lushnje

Vetëm pak pas atentatit në Vlorë, nga të shtënat e kallashnikovit është tronditur edhe Lushnja. 62-vjeçari Rako Qorri është qëlluar me armë zjarri, duke u lënë i vdekur në vend në banakun e lokalit të tij, ndërsa i plagosur ka mbetur djali. Klejdi Qorri, vetëm 31 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Gjithçka ka nisur nga një sherr i momentit me autorin e prangosur Sofokli Shani. Më pas, Shani ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën e zjarrit dhe më pas ka qëlluar ndaj babë e bir në banak. Dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike, megjithatë pritet që të vërtetohet nga Policia e Shtetit.  Shani, pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin. Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Shani ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë.

Tronditet Saranda! Vritet me armë zjarri pranë shtëpisë biznesmeni Gramoz Mema

Biznesmeni Gramoz Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka ndërruar jetë teksa ishte pranë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së 5 qershorit, pikërisht në momentin kur Mema po kthehej në shtëpi. Atentatorët kanë qenë katër persona. Me një makinë ata janë vendosur pranë shtëpisë së Memës, të cilin e kanë pritur me orë të tëra që të kthehej. Sapo Mema është afruar, ka zbritur nga makina e tij, mjeti i atentatorëve ka ecur mbrapsht dhe është afruar pranë biznesmenit. Njëri prej tyre ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar Memën në derën e shtëpisë dhe më pas është larguar. Biznesmeni është pikasur një orë më vonë pasi vrasja u krye me një pistoletë me silenciator duke mos shkaktuar zhurmë. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur. Vrasja u filmua nga kamerat e sigurisë së hotelit që ndodhet përballë shtëpisë së Memës. Fqinjët kanë treguar se ai ishte një njeri i qetë që jetonte me të ëmën dhe nuk kishte probleme. Gramoz Mema ishte pronari i një lokali në Ksamil. Ai kishte jetuar në Greqi e Angli ku kishte punuar për shumë vite si emigrant. 40-vjeçari ishte nga Tepelena dhe jetonte mes Tiranës dhe Ksamilit. 

Ekzekutohet Ylber Xhahysa, sherri për makinën

Ylber Xhahysa 45 vjeç banues në fshatin Pajov, Peqin është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e 8 qershorit. Xhahysa është konfliktuar për motive të dobëta me 40-vjeçarin e indentifikuar si Leonard Bashaliu. Në sherr e sipër, ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me 45-vjeçarin. Xhahysa është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas krimit, Leonard Bashaliu ka tentuar të arratiset, por është vënë në pranga nga policia. Arma e krimit është sekuestruar. Përpara grupit hetimor, Bashaliu është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka rrëfyer se sherri kishte nisur në mënyrë banale.  Ai ka treguar se para pesë viteve, Ylber Xhahysa e ka qëlluar me grusht dhe sot, janë konfliktuar verbalisht nisur nga ky debat i mbartur. Gjithashtu ai është shprehur se Xhahysa i ka gërvishtur edhe makinën. Më pas sherri ka përfunduar me përdorimin e armës që solli vdekjen e Xhahysës.

Masakër me 4 të vrarë në Shkodër pas sherrit për shezlongët! I pafajshmi Musaen Zeneli

27 qershori shënoi një ditë të zezë në nisje të sezonit turistik. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçari Elmilind Dyli, u plagosën. Ky ishte bilanci tragjik i masakrës së Velipojës. Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa shezlongë. Kanë qenë anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin ‘Gocaj’ për të sqaruar konfliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj. Bashkë me ta humbi jetën dhe kamerieri Musaen Zeneli. Kujtim Ferracaku ishte dhe babai i Arjan Ferracakut të vrarë në një atentat të ndodhur në vitin 2018. Të plagosurit, Hasan Ferracaku dhe Elmilin Dyli u vunë në pranga më vonë, ndërsa tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, u shpallën në kërkim. Kjo ngjarje e rëndë solli dhe reagime nga ana e politikës. Vetë kryeministri Edi Rama, i painformuar nga masakra reklamonte Velipojën e bukur në rrjet, postim që u fshi pas dhjetëra komenteve nga ndjekësit. I pafajshmi Zeneli përloti të gjithë Shqipërinë me historinë që mbante mbi supe. I vogli i familjes Zeneli kishte vendosur t’i bëhej krah nënës së tij pasi edhe të atin e kishte humbur para dy vitesh. Por paratë e mbledhura mënjanë e bakshishet e fituata në vetëm një javë punë, nuk arriti kurrë t’i shumëfishonte. Jetën ia morën plumbat e një masakre, kur Zeneli nuk kishte as rol…

Sherr për pronën, dy vëllezërit marrin çiften dhe qëllojnë tek toka babanë me 3 djemtë. Vritet 30-vjeçari

Më 29 korrik, pas disa javësh pa viktima, u rikthyen vrasjet në vend!  Në mëngjes, në fshatin Garunjas të Lushnjes pas një sherri të nisur për tokën ka mbetur i vrarë një 30-vjeçar, ndërsa janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij. Romeo Hasalla ndërroi jetë në vend nga plumbat e marrë, ndërsa babai i tij Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert, të dy 31 vjeç, u plagosën. Autorët e kësaj ngjarjejë të rëndë ishin vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, të cilët prej kohësh kishin konflikte me kushërinjtë e tyre të largët për një copë tokë. Pas më shumë se 12 orë pas krimit, Afrim Hasalla dhe Mario Halla, vetëm 20 vjeç, u vunë në pranga. Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë dhe sot kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes por humbi jetën.

Ekzekutohet 25-vjeçari në Babicë të Vlorës! Autorët e qëlluan brenda makinës

Më 20 gusht, Xhuljan Bullari, 25 vjeç, me origjinë nga Elbasani është gjetur i vrarë brenda makinës së tij, në Babicë të Vlorës. Krimi ndodhi në orën 21:00 të mbrëmjes por është zbuluar vetëm në orët e para të mëngjesit. Bullari është gjetur pa shenja jete në një zonë të thellë në fshatin Babicë, brenda automjetit që drejtohej prej tij, tip “Fiat Punto” me targa TR 3437 R. Pas verifikimeve rezulton se makina është në pronësi të një vajze. 25-vjeçari me origjinë nga Elbasani, ishte banues në zonën e Babrrusë në Tiranë. Ai ka qenë i dënuar më parë për trafikim klandestinësh. Në vitin 2018 Bullari u ndalua nga policia pasi po transportonte 3 sirianë. Bashkë me të, në atë vit u ndalua dhe Mikel Hoxha, po për të njëjtën vepër. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë krim.

MASAKËR në qendër të Lushnjes! Vritet pronari i “Bar Pedonale”, plagoset kunati i tij dhe katër klientë

Bledar Muça, baba i dy fëmijëve dhe pronar i “Bar Pedonale” në Lushnje është ekzekutuar mbrëmjen e 23 gushtit me breshëri kallashnikovi. Muça ishte ulur në një tavolinë në në trotuarin e lokalit të tij, nën shoqërinë e kunatit të tij, të identifikuar si Judin Velo, kur atentatorët, dy persona, janë afruar pranë lokalit me një mjet tip “Golf”, njgyrë blu të errët. Njeri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka zbrazur mbi 20 plumba kallashnikovi në drejtim të Muçës, duke e lënë të vdekur këtë të fundit. Plumbat kanë kapur edhe kunatin e objektivin, Velon, bashkë më katër persona të tjerë që ndodhen në lokal. Ervis Tafa, Sara Liçi, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla janë katër të tjerët që kanë mbetur të plagosur. Pasi realizuan objektivin dhe shkaktuan një ‘kasaphanë’ në lokal, autorët kanë hipur sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Vetëm një orë pas krimit të rëndë, në fshatin Thanasaj të Lushnjes, u gjet një makinë e djegur, me targa italiane, e vjedhur në muajin gusht. Bledar Muça njihej për banorët e zonës si pronari i “Bar Kafe Pedonale”, ka edhe lidhje krushqie me Roland Shytin, të cilit i ka marrë mbesën për grua. Ky i fundit njihet në qytet dhe me nofkën “Mustaqekuqi”.

Ekzekutohet nënkomisari Saimir Hoxha, vetëvritet autori Aldi Rama

Saimir Hoxha, 44 vjeç, nënkomisar në Komisariatin e Policisë Lezhë është ekzekutuar me plumb në zemër paraditen e 28 shtatorit, teksa kthehej nga një operacion ku bashkë me Shefin e Krimeve të Komisariatit të Policisë së Lezhës dhe një tjetër koleg, kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabisi. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë, pasi efektivët kishin nisur të kryenin një operacion anti-kanabis dhe ishin nisur për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, Xhulio Vokrri (autor i një plagosjeje të ndodhur më 17 shtator), u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj. Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre. Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Saldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi. “Nuk jam për kontroll”, ka thënë Rama, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës. Më pas, ai ka arritur të marrë kontrollin e mjetit dhe ka nisur të largohet, duke marrë përpara dhe duke hedhur në kanal dy policët e tjerë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë dëshmia e Palushit. Ky i fundit bashkë me efektivin e tretë ka qëlluar nëntë herë në drejtim të mjetit, por asnjë prej plumbave nuk ekanë kapur autorin e krimit të rëndë. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Saimir Hoxha la pas dy fëmijë të mitur dhe u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’. Vetë Aldi Rama iku drejt zonës së mbrojtur Kune Vain në Lezhë, ku u lokalizua përmes celularit të tij. Ai u rrethua nga forcat RENEA dhe pas pesë orësh u gjet i shtrirë buzë një kanali me një plumb në kokë. Pranë iu gjet arme me të cilën kishte vrarë oficerin Hoxha dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke tentuar kështu vetëvrasjen. Ai u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Aldi Rama ishte rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në moshën 18-vjeçare në vitin 2019, Aldi Rama bëri burg për herë të parë. Ai përfundoi pas hekurave pasi akuzohej se i kishte grabitur telefonin të dashurës së tij, e gjatë kontrollit në banesën ku jetonte me gjyshin, i kishin gjetur dhe një cigare kanabis. E dashura e kishte denoncuar në Polici dhe për dhunë, por çështja u pushua. Megjithatë telashet nuk përfunduan me kaq për të riun. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa një vit më pas, paraditen e 28 shtatorit, ai qëlloi me armë zjarri në zemër, oficerin e Policisë, Saimir Hoxha, duke e lënë të plagosur rëndë. Plumbi në zemër, i kushtoi jetën efektivit 44-vjeçar. Kjo ngjarje tronditi rëndë kupoën e Policisë së Shtetit dhe bëri që vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të ‘dorëhiqej’ vetëm pak javë pas këtij krimi tronditës. Në vendin e tij erdhi Gledis Nano, por kjo nuk solli pakësimin e vrasjeve.

Tronditet Elbasani! Vritet Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri

4 tetori ishte vrasja tjetër e radhës. Ardian Subashi, gjithashtu i njohur me mbiemrin Çollaku, po konsumonte një kafe në një karburant në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit të Elbasanit me mikun e tij, Lulzim Bitri. Në një moment, të dyve u afrohet një makinë, nga dritarja e të cilës del qyta e një arme automatike që lëshon breshëri plumbash ndaj tyre. Numri i predhave të marra nga atentati la të vdekur në vend Bitrin, ndërsa 48-vjeçari Subashi (Çollaku) ishte ende gjallë në momentin kur në zonë mbërriti ndihma e parë. Por teksa transportohej për në spitalin e Elbasanit, ai pësoi vdekje klinike dhe përfundoi në koma. Pak orë më vonë ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Si Bitri dhe Çollaku kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Në vitin 2015, sapo kishte dalë nga burgu, ai shkaktoi një viktimë pas një aksidenti me makinë. Ndërsa këtë vit, u hetua për vrasjen e Everest Çakajt. Lulzim Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, raportohet se të dy ishin të përfshirë në ngjarje të lidhura me grupe kriminale të ndryshme të qytetit, por në “kampe” të ndryshme.

Ekzekutohet Alban Semaku! ‘Kinezi’ i Aldo Bares gjendet pajetë afër lumit Shkumbin

Alban Semaku është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbin! Anëtari i bandës së Lushnjes, mik i ngushtë me Aldo Baren, është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme buzë lumit, me dy plumba, një në shpinë dhe një në brinjë. Pasi u pikas nga banorët e zonës, menjëherë u lajmërua Policia, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Ishte nëna e të ndjerit ajo që u fut në morgun e Elbasanit për të konfirmuar kështu se bëhej fjalë për Semakun, alias Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç. Vendi u ku gjet i riu ishte i pabanuar dhe pa kamera sigurie, detaje që e bënë të vështirë kërkimin e Policisë për autorët e vrasjes, jo se ka ndodhur ndryshe kur është filmuar gjithçka…Viktima ishte gjithashtu i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi”, por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.  ‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale ishin pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë, që mbetën vetëm kaq, pista. Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, ndërkohë që ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje apo dhe lëndë narkotike. Dënimi më i fundit ishte marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.

Telashe në Fier, vritet me 16 plumba Demir Backa

Demir Backa u ekzekutua mbrëmjen e 24 tetorit në qytetin e Fierit me 16 plumba. 57-vjeçari njihej ndryshe (Dem ose Agim) Backa, ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një mjet tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit 16 herë, ku disa nga plumbat e marrë në trup i shkaktuan edhe vdekjen pak orë pas ngjarjes. Autorët, të cilët mendohen se kanë qënë 5, e kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, pasi prej kohësh e ndiqnin nëpër qytet. Duke shfrytëzuar momentin që e kanë gjetur vetëm brenda mjetit tip “Audi” kanë shtënë ndaj tij me breshëri plumbash. Më pas ata janë larguar në drejtim të Vlorës dhe kanë djegur mjetin në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit me targa kosovare janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Backës. Fisi Backa është me origjinë nga Kosova, por që prej vitesh jetojnë në Fier dhe se janë një nga tre më të pasurit në këtë qytet. Shkak i konfliktit u dyshua se ishte bërë një konflikt me djalin e Arben Isufajt (person me precedent penalë), pasi i kishte ngacmuar vajzën. Backa është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa. Ky i fundit është një personat e përfshirë në masakrën më të madhe që është shënuar në historinë e Shqipërisë. Masakra e Levanit konsiderohet si më e madhja që ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997 ku në rrethana ende të paqarta u vranë 24 persona gjatë një përplasjeje me armë që zgjati për më shumë se dy orë. Grupi hetimor ka përpara edhe tre pista të tjera në lidhje me këtë krim. E para është konflikti që ka sjellë dhe vrasjen e motrës së Backës 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe kunatin (bashkëshortin e saj). Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier. Pista e dytë është dhënia me koncension e një pjese të lagunës në Lushnje. Mësohet se janë rreth 200 hektarë që i janë dhënë me koncension personit me inicialet A.P., me të cilin Backa ka patur konflikte për këtë pronë. Pista e tretë është një sipërfaqe toke në në Darëzezë, për të cilën nuk dihet më tepër detaje.

Ekzekutohet pranë lokalit ish-polici Xhelal Reçi në Laç. Pista, atentati ndaj djalit

Xhelal Reçi, 61 vjeç, banues në Laç dhe ish-efektiv i Policisë së Shtetit është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e 1 nëntorit në qendër të qytetit të Laçit. Rreth orës 07:23 të mëngjesit, Reçi shkoi të hapte dy bizneset e tij në qendër të Laçit, një bar kafe dhe një dyqan me veshje, por sapo zbriti nga makina tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash. Ish-efektivi 61-vjeçar tentoi të shpëtonte duke u larguar drejt bizneseve të tij, por plumbat e kapën dhe e lanë të pajetë në tokë. Pak minuta pas ngjarjes së rëndë, efektivët gjetën në afërsi të lumit Mat në Milot një mjet tip ‘Toyota’ të djegur, i cili mendohet se është i autorëve. Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar pranë ekipit të kriminalistikës të cilët do të bëjnë hetimet e nevojshme për të parë nëse atnetatorët kanë lënë gjurmë të tyre apo armët që përdorën për të vrarë ish-efektivin Reçi. Vetë viktima njihet në zonë si një person i qetë dhe pista e parë që ka grupi hetimor mbi tavolinë është ajo e konflikteve të djalit të tij, Besnik Reçi. Ky i fundit ka rënë pre e një atentati në vitin 2020, teksa ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur. Ata u qëlluan nga dy persona që lëviznin me motor, por asnjëri nuk u lëndua. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja, autorët ende nuk janë kapur e as identifikuar.

Vritet 28-vjeçari në Elbasan, plagoset i vëllai, shkak një vajzë

Një 28-vjeçar i identifikuar si Florenc Kovaçi mbeti i vrarë pasditen e 5 nëntorit, ndërsa i vëllai, Mikel Kovaçi, 19 vjeç u plagos. Mësohet se dy vëllezërit janë përleshur me thika me një grup të rinjsh mes tyre dhe 24-vjeçari Ardit Hida që është prangosur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Beqir Dardha”. Të rinjtë ishin mbledhur për tu sqaruar në lidhje me një debat që kishin pasur më herët për një vajzë, por sherri degjeneroi në përdorimin e thikave. Si pasojë e goditjeve të forta me thika, 28-vjeçari mori plagë të mëdha bashkë me të vëllanë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. 

Ekzekutohen brenda “Audi”-t në Astir Erigers Mihasi e Armando Dumani

Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, të dy banues në zonën e Yrshekut në Tiranë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 13 nëntorit. Dy të rinjtë që ishin edhe fqinjë me njëri-tjetrin kanë qenë ulur në një lokal në zonën e Astirit për të konsumuar diçka rreth orës 19:00, por pasi kanë kaluar 40 minuta kanë menduar të lëvizin që aty. Ata janë nisur të dy drejt parkingut ku Mihasi kishte lënë mjetin e tij “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM”. Mihasi në vendin e shoferit e Dumani pasagjer, kanë hipur në mjet dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Ata janë afruar pranë semaforit në zonën e njohur si ‘Dy rrathët’ dhe po prisnin që semafori të tregonte dritën jeshile. Krah tyre janë afruar atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, që ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”, të cilat rezultojnë të vjedhura në muajin korrik në Tiranë. Atentatorët kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”, kanë marrë autostradën dhe Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët me të cilët u vranë të rinjtë sot. Mihasi la pas tre fëmijë, ndërsa për Dumanin nuk dihen detaje nga jeta e tij private. Të dy viktimat ishin persona me precendetë penalë. Konkretisht Mihasi rezulton të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale si: grabitja e prindërve të Elton Çiços (tashmë i ndjerë) në Tepelenë, goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari si dhe plagosja e një punonjësi bashkie, Rudolf Toma. Për herë të fundit ai u kap në një aksion në Laç të zhvillua nga policia gjatë kësaj vere për armëmbajtje pa leje, por sot rezultonte i lirë në Astir. Dumani mësohet se është me origjinë nga Vlora, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia, por edhe Dumani sot rezultonte i lirë. Shënjestra e këtij atentati u raportua të ishte Mihasi, i cili ishte hetuar edhe për vrasjen e ish-efektivit Reçi në Laç, e pikërisht ngjarja e 13 nëntorit u dyshua se ishte hakmarrja e atij atentati.

Atentat me silenciator në Shkodër, vritet ish-kryekomunari i Velipojës

Atentat me armë zjarri ndaj ish-kreut të komunës së Velipojës, Pashko Ujka! Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në lagjen “Vasil Shanto”, shumë pranë shtëpisë së shënjestrës së atentatit, i cili në momentin kur ndaj tij është qëlluar më breshëri, ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe i vëllai. Autori ka përdorur një armë me silenciator dhe e ka qëlluar pas shpine 64-vjeçarin Ujka, duke i kushtuar dhe jetën. Me plagë të marra në shpinë, 64-vjeçari është dërguar me shenja jete në spital, por pak orë më vonë vdiq. Kjo ishte hera e tretë që ndaj tij ishte bërë një atentat. Pista kryesore ishin disa para borxh. Ujka ka shërbyer si deputet në disa legjislacione në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Në vitin 2009, ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja, duke qeverisur komunën përgjatë viteve 2011- 2015. Ndërkohë që në të njëjtën kohë ishte dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Vritet biznesmeni në Laç! Djemtë e Rolit të hetuar për drogë

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip (Pilot) Roli, është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij mëngjesin e 10 dhjetorit në Sanxhak të Laçit. Një ditë më vonë Llej Lika 22 vjeç u prangos bashkë me të atin Skënder Lika e një mik që i nihmoi të fshihshin. Ai ka rrëfyer se shkak për krimin ishin bërë djemtë e Rolit të cilët e kishin dhunuar brutalisht pak kohë më parë. Vetë 22-vjeçari rrëfeu se vrasjen e bëri për të vënë nderin në vend, madje pak çaste pasi e kishte kryer krimi, kishte shkuar në lokalin ku e kishin dhunuar djemtë e Rolit dhe kishte bërtitur: E vrava, ia mora hakun! Sot të tre janë pas hekurave.

Vritet nga efektivi Sula i riu Jurgen Duka, sherri nisi për radhën në market

Jurgen Duka, 29 vjeç, banues në Kamzë dhe me precedentë penalë ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga efektivi i policisë Arbër Sula, banues në Sauk dhe agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, vetëm 20 minuta pasi data shënoi 15 dhjetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një market 24 orësh në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës së njohur si ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet. Në një kohë kur të gjithë duhet të jenë të kyçur në shtëpi për shkak të orës policore të vendosur në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19, Duka ishte në market me një grup shokësh për të blerë disa pije alkoolike. Por paralelisht me ta, ishte edhe efektivi i policisë së Dibrës, Arbër Sula së bashku me miqtë e tij. Sherri ka nisur në momentin kur pesë të rinjtë kanë mbërritur në kasë dhe do të bënin pagesën, por mosdakordësia për radhën ka çuar në konflikt. Në pamjet e kamerave të sigurisë së marketit të siguruara nga Dosja.al u pa se viktima ka nisur të konfliktohet me Sulën, për faktin se kush do të paguante i pari. Mes tyre ndërhyn dhe shoku i 29-vjeçarit, por situata përshkallëzohet. Pesë të rinjtë nisin të përplasen fizikisht dhe pavarësisht ndërhyrjes së shitësit shkrepet arma dhe plumbi përfundon në zemrën e Dukës. Jurgen Duka rrëzohet në tokë, ndërsa të gjithë dalin nga marketi. Brenda dyqanit shihet vetëm 29-vjeçari i shtrirë dhe shitësi. Me lajmërimin e ambulancës, Duka u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ia doli dot që tu mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor i ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që çuan në identifikimin e autorit të ngjarjes, efektivi Sula që është shpallur në kërkim, ndërkohë që në pyetje është marrë edhe shoku i viktimës, O.D.. Ai ka rrëfyer se gjithçka ka nisur në mënyrë krejt banale për radhën në market. Në një njoftim të dytë, Policia e Tiranës bënte me dije se në xhepat e pantallonave të viktimës ishin gjetur edhe 2.8 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë. Në momentin e krimit, të gjithë të rinjtë e përfshirë dyshohet të kenë qenë në gjendje të dehur. Jurgen Duka ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe 15 persona të tjerë. Duka akuzohej për trafikimin e kokainës dhe heroinës nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore, ndërsa marijuana vinte kryesisht nga Maqedonia dhe nga Shqipëria. Në kuadër të operacionit u sekuestruan dhe pasuri në vlerën 150 mijë euro. Në vitin 2016, Duka ishte dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” në vitin 2016.  Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg. Ndërsa, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Sula është ende në arrati.

Vritet me silenciator brenda makinës Can Kariçi

Can Kariçi, 35 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Bathores, Kamëz dhe një person me precedentë penalë është ekzekutuar mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 20:00. Kariçi ishte duke u future në makinën e tij të llojit “Volksvagen”, tip ‘Golf’ me targa gjermane në zonën e njohur si Kodër Kamëz në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në momentin që anash tij janë afruar atentatorët. Ai kishte konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës ndërkohë që duhet të ishte në banesë pasi ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në lokal, Kariçi ishte bashkë me një vajzë dhe në momentin që doli prej aty, u drejtua për tek mjeti i tij. Por, ende pa hapur derën, i riu u qëllua me breshëri plumbash, duke mos pasur as mundësi të përdorte armën që kishte në mjet. Të ndodhur brenda një mjeti të llojit “Audi” me xhama të tij e pa targa, autorët kanë nxjerrë armën me silenciator në dritaren e makinës dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 35-vjeçarit Kariçi. Më pas ata janë larguar në drejtim të Institutit Bujqësor ku dhe kanë djegur mjetin “Audi” me ngjyrë të zezë e janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kariçi ishte një person me precedent penalë si dhe njihej edhe me nofkën ‘ujku’. Ai ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore. Kariçi për herë të fundit ishte vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti pas një aksioni e operacioni që organizuan forcat RENEA në zonën e Kurbinit, pasi iu gjetën fishekë dhe pistoletë tip ‘Glock’. Të riut ju sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera e që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale. Ai u lirua nga qelia por Gjykata e la nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Paraprakisht raportohet se Kariçi ka qenë mik i ngushtë me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit.

Zinxhiri nuk shkëputet, ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin, i vëllai i dënuar për vrasje (Plagosja në 2017)

Albi Bashaliu, 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe një person me precedent të mëparshëm penalë është ekzekutuar me amë zjarri mëngjesin e 27 dhjetorit, krim që mbylli dhe vrasje për këtë vit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, pasi Bashaliu doli nga shtëpia e tij. Persona ende të paientifikuar i kanë zënë pritë Bashaliut dhe e kanë qëlluar për vdekje. 35-vjeçari është gjetur i vrarë në rrugë nga të afërm të tij të cilët kanë lajmëruar dhe autoritetet. Zona ku ka ndodhur krimi është rrethuar dhe fokusi është vënë në sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë që mund të kenë regjistruar autorët. Dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar se pasi ka ndodhur krimi, autorët kanë djegur makinën e tyre, i kanë marrë çelësat dhe janë larguar me mjetin e 35-vjeçarit nga vendi i ngjarjes. Sipas një zotërie që banon në të njëjtën lagje, ata kishin maska antiCovid dhe ishin të pajisur me armë silenciatorë. Banori shtoi se sapo e kishin parë, vrasësit i kishin kërkuar që të futej në shtëpi dhe ai ishte bindur e për këtë arsye nuk kishte arritur të shihte më shumë. Për momentin janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërkohë që në polici ka përfunduar dhe djali i 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, Enriko Xhahysa, për vrasjen e të cilit po bën burg vëllai i 35-vjeçarit, Leonard Xhahysa. Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është ajo e hakmarrjes. Familja Bashaliu rezulton të ketë ‘hesape’ të pambyllura me familjen Xhahysa që jetonte në të njëjtin fshat. Vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu, 36 vjeç, ekzekutoi mëngjesin e 8 qershorit 44-vjeçarin Ylber Xhahysa. Një tjetër ngjarje që po hetohet është ajo e ndodhur në vitin 2017. Albi Bashaliu, i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit është arrestuar në vitin 2017 për plagosje. Më 17 janar të vitit 2017, Bashaliu qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë me iniciale V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Bashaliu në atë kohë u akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, por në mënyrë ‘misterioze’ kur kanë kaluar vetëm katër vite nga kjo ngjarje, është liruar nga burgu. Në pranga për këtë krim është vënë një fqinj i viktimës dhe kushëriri i tij, por për autorët nuk ka ende ‘shenja’…

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet krim ne shqiperi vrasje ne shqiperi vrasje ne tirane vrasjet ne vitin 2021 krim ne shqiperi vrasje ne shqiperi vrasje ne tirane vrasjet ne vitin 2021

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE