LIVE UPDATES
Bota

Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë përballen me problemet e riintegrimit

7 Maj 2022, 17:45 Nga DOSJA
Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë

KOSOVË– Në Kosovë gratë e mbijetuara të dhunës në familje kanë të drejtë qëndrimi në strehimore për gjashtë muaj. Veprimtarët e kësaj fushe thonë se kjo është kohë e pamjaftueshme për të siguruar pavarësimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri, që konsiderohet ndër sfidat më të mëdha. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca foli me një nga të mbijetuarat.

Drita, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, por është ndryshuar për shkaqe sigurie, ishte martuar sapo kishte mbushur 18 vjeç. Ajo thotë se në vitin e parë të martesës gjithçka shkonte mirë, por pas lindjes së vajzës, burri i saj kishte filluar të ushtronte dhunë fillimisht psikologjike e më pas edhe fizike ndaj saj.

Fillimisht ka nisur të më godasë me shuplakë, pastaj me rrip, siç i vinte në mendje të më rrihte ashtu më rrihte. Më ka larguar prej shtëpisë, pastaj unë kam shkuar në një kafene dhe e kam lutur kamerierin që ta lajmëroj policinë dhe ata erdhën më morën”, rrëfen ajo.

Drita ka përfunduar vetëm shkollën fillore, nuk ka profesion e as punë. Në mungesë të mundësive të tjera, ajo ka duruar dhunën e burrit për tri vitet e fundit. Brenda këtyre viteve ajo është kthyer tri herë në një shtëpi të sigurtë për gratë që përjetojnë dhunë në familje. Në shtëpinë ku ndodhet tani, Drita po përpiqet të mësojë punë dore, për të siguruar një zanat nëpërmjet të cilit shpreson që të pavarësohet financiarisht në të ardhmen dhe të mos jetë e detyruar të kthehet sërish te burri apo në strehimore.

Uroj që ëndrra ime të bëhet realitet, që me këto punë dore të cilat i kam mësuar këtu dhe që i kam ditur disa në shtëpi, ta hapi një dyqan e të filloj punën”, thotë ajo.

Në Kosovë janë dhjetë shtëpi të sigurta të cilat strehojnë gratë e mbijetuara të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre. Por qëndrimi i lejuar në këto shtëpi është vetëm 6 muaj, ndërsa veprimtarët e kësaj fushe thonë se kjo është kohë e pamjaftueshme për të siguruar pavarësimin dhe riintegrimin e grave në shoqëri.

Zana Asllani, drejtuese e shtëpisë së sigurt në Prishtinë, thotë se për këtë arsye shpesh gratë rikthehen në shtëpinë ku kanë përjetuar dhunë.

Ndodh edhe më shumë se pesë herë. Konkretisht tani kemi një grua që ka ardhur për herën e tretë brenda tre muajve”, thotë ajo.

Zonja Asllani thotë se tash me mbështetjen e zyrës së presidentes së Kosovës, po përpiqen të aftësojnë shumë gra për punë dore e rrobaqepësi, dhe me përfitimet nga shitjet të cilat janë të hapura për të gjithë, t’u ndihmojnë grave që përjetojnë dhunë.

Por sipas saj, është e domosdoshme të krijohet një program i posaçëm në vend i cili garanton punësimin dhe riintegrimin e grave.

Kjo pjesa e riintegrimit të grave në shoqëri është sfida kryesore, kuptohet në gjithë shtetin, e lëre më te ne në strehimore ku përballemi me mungesë të financave. Pjesa e riintegrimit duhet të ketë një program të posaçëm. Ne si strehimore kemi kurse këtu brenda me të cilat mundohemi të rrisim mundësitë e grave që kanë përjetuar dhunë”, thotë ajo.

Në përpjekje për të rritur numrin e punësimeve për gratë, viktima të dhunës dhe atyre të margjinalizuara në përgjithësi, Fondacioni Jahjaga po vazhdon punën në projektin “One in Three”, apo “Një në Tri”.

Brikena Avdyli, drejtoreshë ekzekutive në këtë fondacion, i tha Zërit të Amerikës se emërtimi u referohet statistikave botërore sipas të cilave një në tri gra përjeton dhunë.

Ne kemi dashur të integrojmë këtë element në emër të ngritjes së ndërgjegjësimit për këtë çështje. Pra përtej fuqizimit ekonomik të ngrisim edhe shkallën e ndërgjegjësimit, mirëpo ky projekt ju shërben të gjitha grave të margjinalizuara, jo vetëm grave të mbijetuara të dhunës, të gjitha ato që kanë nevojë për një shtytje në mënyrë që të jenë të pavarura ekonomikisht, të mos varen prej të tjerëve”, thotë ajo.

Deri tash nga ky projekt kanë dalë dy koleksione me veshje të punuara nga gratë, të cilat mund të blihen online dhe në punëtorinë e grave.

Tani për tani, thotë zonja Avdyli, katër gra janë të përfshira në projekt, të cilat po punojnë për koleksionin e ri “One in three and all for one”, apo “një në tri dhe të gjitha për një”.

Ka veshje të ndryshme të figurave të ndryshme, veprimtare e kështu me radhë. Jemi duke punuar në 15 dizajne dhe do të jenë të gatshme në muajin qershor. Si fillim siç po e shihni edhe punëtorinë, është një vend i vogël, është një nismë e vogël por me synime të mëdha që të ju shërbejë sa më shumë grave”, thotë ajo.

Duke blerë punimet e këtyre grave, qytetarët mund të bëhen pjesë e zgjidhjes për dhunën ndaj tyre, thotë zonja Avdyli.

Ka interesim, ka edhe shitje, normalisht jo në shkallën që presim ne për të ardhmen, por ne po shpresojmë edhe të ndërgjegjësojmë komunitetin se të gjithë mund të jemi pjesë e zgjidhjes. Pra të mos pritet vetëm nga institucionet, organizatat apo donatorët. Nëpërmjet çdo blerjeje kontribuohet në kauzë dhe pastaj ato fonde shfrytëzohen në rritjen e kësaj nisme në mënyrë që këto mundësi të ua ofrojmë sa më shumë grave”, thotë ajo.

Zonja Asllani ndërkaq thotë se fuqizimi ekonomik i grave shërben edhe si formë e parandalimit të dhunës në familje.

Nëse një grua ka pavarësi ekonomike, sigurisht që nuk qëndron me dhunuesin. Ajo do të dalë, do të pavarësohet. Kjo është pjesë në të cilën ne duhet më tepër të punojmë si shoqëri, duke filluar nga institucionet shtetërore sepse pa mbështetjen e tyre ne si ogranizata joqeveritare e kemi shumë të vështirë”, thotë ajo.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, viti 2021 ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje, e cila në shumicën e rasteve është dhunë ndaj gruas. Derisa në vitin 2020 nga dy mijë e 101 raste të dhunës në familje – një mijë e 636 viktima kanë qenë gra, në vitin 2021 nga dy mijë e 486 raste të dhunës në familje një mijë e 968 viktima kanë qenë gra./VOA/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni brikena avdyli dhuna ne familje kosove zana asllani brikena avdyli dhuna ne familje kosove zana asllani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet