LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimet publikojnë udhëzuesin, kush përfiton dhe si të aplikoni për ndihmën financiare 2 (Procedura hap pas hapi)

22 Prill 2020, 08:01 Nga DOSJA

Tatimet kanë publikuar një udhëzues praktik për mënyrën e aplikimit për Përfitim të ndihmës financiare, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020.

Aplikimi kryhet nga subjektet të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, masat përfituese për të cilët janë:
Masa 1
– Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
Masa 2
– Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
Masa 3
– Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
Masa 4
– Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 2”, tatimpaguesve që plotësojnë kriteret e mësipërme, pasi të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing, do t’iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie. Aplikimi do të kryhet vetëm 1 herë.
Trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, ndërsa aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT.
Nëse aplikimi Kërkesë për ndihmë financiare, është refuzuar (plotësisht apo pjesërisht), ju do të keni keni mundësi të ankoheni, duke plotësuar Formularin e ankesës në llogarinë tuaj në e-filing, të cilën do t’jua vëmë në dispozicion në ditët në vijim.
Pas shqyrtimit të ankesës tuaj, nëse ajo do të rezultojë e drejtë, ju do të njoftoheni dhe do të keni mundësi të riaplikoni për përfitim të ndihmës financiare.

HAPAT

Tatimet shpjegojnë hapat që duhet të ndiqni për plotësimin e Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare :
1. Logohuni në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik e-filing, duke vendosur Emrin e
perdoruesit dhe Fjalëkalimin

2. Pozicionohuni në menunë Kontabilitet, dhe zgjidhni nënmenu Ndihma Financiare

3. Në rubrikën Kërkesë për ndihmë financiare, zgjidhni Të padorëzuara dhe klikoni mbi të:

4. Pas këtij hapi, ju shfaqet mesazhi që konfirmon se Kërkesa e re për ndihmë financiare është krijuar me sukses:

Në këtë moment, ju mund të filloni me plotësimin e formularit, i cili do të ketë të paraplotësuar, të dhënat e përgjithshme të subjektit tuaj, emrat dhe ID e punonjësve që potencialisht do të jenë përfitues të ndihmës financiare, dhe ju duhet të plotësoni saktë, si të dhëna te detyrueshme për t’u plotësuar në bazë të VKM nr. 305, datë 16.04.2020:
– Nr. Telefoni subjekti,
– email subjekti,
– IBAN të secilit individ përfitues (është i detyrueshëm plotësimi i IBAN me 28 karaktere duke filluar me AL)
– Nr. Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues Emrin e bankës, për secilin individ përfitues, ju mund ta zgjidhni nga lista që ju shfaqet duke klikuar mbi kutizën Banka

5. Pasi keni plotësuar të dhënat e punonjësve tuaj, dhe keni përfunduar dorëzimin e Formularit, në seksionin Statusi:
a. do t’ju shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa juaj është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020

Ose
a. do t’ju shfaqet shënimi Në pritje, që do të thotë se kërkesa juaj po verifikohet nga DRT përkatëse

Pas verifikimit të të dhënave, statusi do të ndryshojë në Miratuar dhe më pas do të vijohet me pagesën, ose Refuzuar, dhe do të jetë e shprehur edhe arsyeja e refuzimit të Kërkesës.,
Kujdes:
– Kërkesa nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme të përmendura më lart (Nr. Telefoni subjekti, email subjekti, IBAN të secilit individ përfitues i plotësuar me 28 karaktere duke filluar me AL, Nr. Telefonit dhe adresen email të secilit individ përfitues)
– Kërkesa nuk mund të ruhet për rishikim, pra dorëzimi i saj duhet të kryhet menjëherë pasi të plotësohet.
– Kërkesa mund të plotësohet dhe dorëzohet e pjesshme, pra duke plotësuar të dhëna e disa prej punonjësve. Për pjesën e mbetur të punonjësve duhet të krijoni një Kërkesë të re në të cilën nuk do t’iu shfaqen punoënjsit për të cilët keni aplikuar me kërksën e parë, por vetëm pjesa e mbetur e punonjësve.
Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës, vini re që nuk ju shfaqen të dhënat e punonjësit/ve edhe pse i plotësojnë kriteret sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020
– kjo do të thotë që punonjësi është i dypunësuar dhe punëdhënësi tjetër e ka plotësuar tashmë Kërkesën me të dhënat e këtij punonjësi.
Nëse ky punonjës do të refuzohet në punëdhënësin tjetër (për arsye psh. që ai aktivitet nuk i plotëson kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020 , etj) atëherë ju do të keni mundësi të plotësoni një Kërkesë të re, në të cilin do t’ju shfaqen të dhënat e punonjësit të munguar në Kërkesën e parë.
– Ju nuk mund të plotësoni një Formular për përfitimin e ndihmës financiare, nëse statusi juaj në datën e Urdhërit përkatës të MSHMS është i ndryshëm nga AKTIV.
– Nëse të dhënat e llogarisë bankare të punonjësve plotësuara në Kërkesën për ndihmë financiare, që ju keni dorëzuar, janë të pasakta, ju do të keni mundësi të korrigjoni edhe një herë të dhënat, duke plotësuar edhe here Kërkesën përkatëse. Kjo do të bëhet e mundur pasi Banka përkatëse të njoftojë gabimet e të dhënave të dorëzuara nga .

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi drejtoria e përgjithshme e tatimeve drejtoria e përgjithshme e tatimeve

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Prill 2020, 14:32

Postier në kohën e koronavirusit

LEZHË- Postierët janë një nga profesionet që nuk janë izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ku në këto ditë, veç shërbimeve të përh...

Ekonomi 20 Prill 2020, 10:33

TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së A...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet