Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas përfundimit të afatit të deklarimit të listëpagesave të janarit nga tatimpaguesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të nisë aksionin kundër informalitetit për deklarimin fiktiv të pagave.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një komunikim me mediat, tha se aksioni do të nisë tek ato subjekte që nuk u janë përgjigjur letrave për vetëkorrigjim. Në total u janë dërguar letra për vetëkorrigjimin e pagave mbi 10,520 subjekteve që janë me risk për deklarimin.
“Kemi bërë një plan masash që do të zbatohet nga disa struktura shtetërore. Analizat për subjektet që nuk kanë reaguar do të kryhen nga një ekip special, duke vijuar me kontrollet e thelluara. Plani do të shtrihet gjatë gjithë vitit. Kontrollet nisin pas muajit shkurt me analiza të thelluara nga zyra dhe në mars me kontrolle të tjera.
Data 20 janar është fati i fundit i deklarimit të listëpagesave si për bizneset e vogla dhe të mëdha. Presim që bizneset të bëjnë një reagim për ndryshimin e pagave të nëndeklaruara. Ajo që ndodhi gjatë dhjetorit, me të gjithë të keqen që e shoqëroi, me daljen e të dhënave sensitive, pati edhe efekt pozitiv në sensibilizimin e njerëzve për pagat. Procesi duhet të bëhet në bashkëpunim me bizneset dhe individët, pasi efektet do të ndihen në pensione.
Kemi marrë një plan masash për analizimin e pagave, por do të presim reagimin e bizneseve dhe më pas do të vijohet me kontrolle të thelluara deri në hetime. Plani i pagave për pagat minimale është vetëm fillimi i punës për informalitetin. Në vitin 2020 me të gjitha humbjet e vendeve të punës, në 3-mujorin e dytë të vitit efektet për nxitjen e formalizimit kanë qenë pozitive. Qasja jonë është për nxitjen e formalizimit”.
Për publikimin e listës të pagave në muajin dhjetor, ministrja e Financave tha se çështja është në hetim nga drejtësia. “Në shumë vende këto të dhëna bëhen publike dhe kjo në varësi të legjislacionit, për shkak të nxitjes të rregullimit të deklarimit të pagave. Është një çështje në hetim. Organet e drejtësisë tashmë kanë dalë në rezultate paraprake për punonjësit që kanë publikuar të dhënat”./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Ulja e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve në fund të vitit të kaluar ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në numrin e policave të shitura nga komp...
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) nuk ka të drejtë ligjore që të përcaktojë tarifën minimale për auditim ligjor, që sipas saj është 3 mijë le...
SHQIPËRI – Rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrep...
TIRANË – Disa nga shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat kanë ulur gjatë vitit të kaluar tarifat e administrimit që u ngarkohen anëta...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit do të ndryshojë kriteret e riskut për disa biznese që kryejnë evazion fiskal.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në...
TIRANË- Taksistët që përdorin taksimetër janë përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Ky vendim është marrë ditën e djeshme në mble...
TIRANË – Fitimi i sektorit bankar me standardet mbikëqyrëse të raportimit financiar u rrit më tej për muajin nëntor të vitit të kaluar. Të dhënat e B...
TIRANË – Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka nisur asnjë konsultim për ndryshimin e pagës minimale në vend. Nga 1 janari 2021 hyri në fuqi ven...
Në përfundim të vitit 2021 u prezantua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (ose “KLGJ”) projekt propozimi për hartën e re gjyqësore në Republikën e Shqipërisë nëpërmj...
Disa prej bankave tregtare në vend po zgjerojnë licencën e tyre të lidhura me shërbimet e kujdestarisë së titujve të qeverisë edhe për instrumente të emetuara n...