LIVE UPDATES
Ekonomi

Harta e re gjyqësore me probleme të vjetra! Rriten shpenzimet e sistemit të burgjeve

11 Janar 2022, 06:23 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore me probleme të vjetra! Rriten shpenzimet e

Në përfundim të vitit 2021 u prezantua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (ose “KLGJ”) projekt propozimi për hartën e re gjyqësore në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet së cilës analizohej situata e 22 gjykatave të rrethit në shkallë të parë që janë aktualisht duke propozuar që ky numër të ulet në 12; të atyre të Apelit që sot janë 6 të cilat propozohet që të shkojë në një të vetme në rang kombëtar dhe atyre gjykatave administrative në shkallë të parë që sot janë 6 dhe të ulen në 2 në rang kombëtar.

Ky projekt propozim, i bazuar në një sërë elementësh që KLGJ me të drejtë merr parasysh dhe që janë probleme konkrete në shumë nga këto gjykata, është mbështetur edhe nga Ministria e Drejtësisë që do të thotë se shumë shpejt i hapet rruga përfundimisht aprovimeve nga institucionet kompetente dhe hyrjes në fuqi të shpërndarjes së hartës së re të gjykatave në vend.

Në rang ndërkombëtar Republika e Shqipërisë ka ratifikuar shumë Marrëveshje shumëpalëshe të OKB – së, Këshillit të europës, KEDNJ (nenet 6 dhe 13 të saj mbi aksesin në drejtësi) që rregullojnë me supremacinë e tyre edhe aspekte që kanë të bëjnë me rëndësinë e një drejtësie afër qytetarit, me gjykata të pavarura dhe efiçente, me respektimin e parimeve për një akses efektiv në shërbimet gjyqësore dhe në dhënien e drejtësisë. Ndërkohë vendi po përgatitet për çeljen e negociatave për anëtarësim në B.E. ku te ai legjislacion, që vendi ynë po përpiqet të përafrojë, gjenden tashmë të shprehura qartazi parimet e përgjithsme të një shteti që garanton të drejtën e një gjyqësori të efektshëm. Në nenin 19 të Traktatit B.E. dhe në nenin 47 të Kartës të së drejtave themelore të B.E – së parashikohet detyrimi i shteteve anëtare që të “parashikojnë alternativa juridiksionale të mjaftueshme për të garantuar një mbrojtje juridiksionale efektive në fushat e parashikuara nga e drejta e B.E.” apo “garantimi i një procesi gjyqësor të shpejtë dhe të një ankimi efektiv”.

Në këtë kuptim nuk rezulton që KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë të kenë bërë një studim krahasimor me këto parashikime, ku standarti të jetë ai i përafrimit të kësaj reforme me të qytetarëve dhe vendeve anëtare të B.E – së dhe jo me studime lokaliste që për nga cilësia dhe ngarkesa nuk mund të jenë kriteri matës ose i vetëm për të ndërmarrë një reformë të tillë kombëtare.

Si profesionist i lirë në fushën e Avokatisë nuk mund të mos vërej që kategoria e Avokatëve, si në rang Dhome Kombëtare ashtu edhe ato në rrethe, nuk rezulton të jenë zyrtarisht përfshirë dhe as të ketë shprehur mendim zyrtar në lidhje me këtë reformë por individualisht janë disa kolegë Avokatë që janë shprehur kundër saj. Arsyet e kundërshtimit kryesisht lidhen me elementë të garancive kushtetuese dhe proceduriale që nuk respektohen ose respektohen pjesërisht dhe që sigurisht do të passjellin edhe pasoja që prekin qytetarët (por jo vetëm) e atyre rretheve të cilët do të preken nga kufizimet. Mund të renditen disa prej këtyre elementëve në mënyrë që të bëhet i kuptueshëm.

Aksesi në shërbime dhe në dhënien e drejtësisë

Në nenin 14 të Ligjit nr. 98/2016 parashikohet se “kompetencat tokësore të gjykatave caktohen duke synuar përmbushjen në mënyrë të ekuilibruar të garantimit të aksesit në drejtësi, nevojën për uljen e kostove dhe garantimin e përdorimit të burimeve publike dhe nevojën për rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara”, thënë këtë ligjvënësi ka vendosur si prioritet në rastin e kompetencave tokësore të gjykatave “ekuilibrimin e garantimit të aksesit në drejtësi” që do të thotë edhe në shërbimet që lidhen me aksesin në drejtësi. Që një qytetari, të gjykatave që propozohen të mbyllen, të mund ti garantohet aksesi në drejtësi njësoj me qytetarë të tjerë duhet të vihet në kushte të barabarta edhe për sa i përket të drejtës për tu këshilluar nga profesionistë të fushës të së drejtës (që ne vetvete përfshin cilesinë e lartë të shërbimit, kohën e mjaftueshme dhe infrastrukturën e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen), heqjen e kufizimeve të çdo lloji në lidhje me ushtrimin e kësaj të drejte, uljen e kohëzgjatjes së çështjeve, garantimin e aksesit duke mbajtur veçanërisht nën kujdes kategori që kane aftësi të kufizuara apo pamundësi financiare për t’ju drejtuar shërbimeve gjyqësore.

Garantimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar apo pamundësi financiare

Një tjetër aspekt që nuk rezulton të jetë marrë parasysh në projekt propozim ka të bëjë me garantimin efektiv të të drejtave kushtetuese e ligjore të atyre kategori qytetarësh që duhet të mbrohen posaçërisht nga shteti dhe që të mos diskriminohen sipas parashikimit të nenit 18 të Kushtetutës. Konkretisht personat me aftësi të kufizuar apo ata që ndodhen në pamundësi ekonomiko – financiare nuk konsiderohen fare në studim dhe si pasojë duke qenë edhe pjesa më vulnerabël e shoqërisë do të mbeten akoma edhe më të diskriminuar në krahasim me qytetarët e tjerë. Pasojë e mbylljes së një gjykate rrethi apo apeli qoftë do të largojë profesionistët dhe shërbimet e nevojshme (ekspertë, noter, përkthyes etj.) nga ai vend dhe detyrimisht kjo do të çojë edhe në mungesë të theksuar shërbimesh e detyrojë këtë kategori që ose të mos ndërmarrë asnjë veprim për të kërkuar respektimin e së drejtës apo mbrojtjen e interesit të ligjshëm ose ta ketë këtë veprim me kosto shtesë ndoshta edhe më të lartë se një qytetar normal për shkak te kufizimit fizik apo pamundësive të tjera në lëvizje.

Rriten shpenzimet e sistemit të burgjeve

Shpërndarja e sistemit penitenciar sot reflekton edhe afërsinë me gjykatat që veprojnë shumë afër tyre, pra me pak fjalë largësia e nje gjykate nga një IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) është e shkurtër dhe garantohet prania e personave në seanca gjyqësore në kohë të shkurtër por edhe me kosto të ulëta trasporti e sigurie. Me ndryshimet e propozuara do të vështirësohet edhe respektimi i afateve apo mbajtjes së seancave gjyqësore pasi kushtet e infrastrukturës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve jo gjithmonë lejojnë respektimin e detyrimeve ligjore që kanë sipas ligjit. Gjithashtu shpenzimet e përgjithshme do të kenë domosdoshmërisht rritje pasi prezenca e personave në faza të ndryshmë të hetimit /gjykimt është e garantuar në nivelin më të lartë, duke filluar që nga transporti, siguria, infrastruktura që lidhe me të. Një shëmbull mund të imagjinohet, nqs propozimi aprovohet, për një çështje në Apel Tiranë të vijë i dënuari nga IEVP Korçë.

Heqja e kontrollit mbi territorin probleme me çështjet e ngutshme

Prezenca fizike e një gjykate apo prokurorie në një qytet të caktuar nuk garanton vetëm aksesin në drejtësi apo më pak shpenzime për qytetarin por në radhë të parë dh ndoshta më kryesorja kryen edhe një rol sigurie dhe parandalimi të problemeve të caktuara kriminale, familjare apo shoqërore. Parimi i ndarjes së pushteteve kërkon që të reflektohet ky parim në të gjithë shtrirjen gjeografike kombëtare duke mos lejuar pushtetin ekzekutiv (qoftë ai qëndror apo lokal) që të mos ti nënshtrohet kontrollit gjyqësor në rastet kur ka shkelje. Mbyllja e gjykatës dhe prokurorisë lë shteg dhe mund të stimulojë që pushteti ekzekutiv të mos ketë më kontroll apo të bëhet sa më i vështirë një kontroll i akteve të tij administrative apo qoftë edhe veprimeve në kundërshtim me ligjin. Probleme të tjera që do të mund të jenë pasojë e mbylljes së gjykatave mund të reflektohen në asetin shoqëror në ato qytete duke detyruar profesionistë apo qytetarë në emigrim të detyruar të brendshëm ose të jashtëm.

Në të njëjtën kohë nga mbyllja e gjykatave nuk ka propozime për ndryshimë në ligje të ndryshme kryesisht ato me karakter procedurial në fushën e të drejtës familjare, civile, penale dhe administraive. Kryesisht mbi çështje të ngutshme mund të merren shembuj nga dinamika që kanë të bëjnë dhe lidhen me dhunën në përgjithësi të cilat nuk lejojnë vonesa në raste të ngutshme (urdhër mbrojtje kryesisht), për këto kërkesa dhe çështje afatet janë shumë të shkurtra dhe me infrastrukturën rrugore apo faktorët e tjerë që kemi si shoqëri do të bëhet gati e pamundur që të garantohet aksesi i menjëhershëm dhe mbrojtja ndaj personave e dhunuar.

Gjithashtu në fushën e gjykimeve civile, tregtare dhe administrative do të krijohen probleme, në ato vende ku do të mbyllet gjykata, për sa i përket kërkesave dhe gjykimit të tyre mbi sigurimet e padisë apo kërkesa të tjera proceduriale që janë të ngutshme dhe me afate të shkurtra pasi do të rriten kostot dhe aksesi nuk do të garantohet në të njëjtën mënyrë në të gjithë territorin kombëtar.

Kostot shtesë për profesionet si Avokatët, përmbaruesit, noterët

Është afërmendsh që, në qoftë se do të aprovohet ky ndryshim, edhe shërbimet e profesioneve të tjera ligjore në këto qytete do të kufizohen apo edhe më keq do të mbyllen pasi nuk ka asnjë logjikë që të mbahet hapur një zyrë Avokatie, noterie apo përmbaruesi për sa kohë mungon Institucioni i gjykatës dhe prokurorisë. Për shërbimet e konsulencës ligjore dhe përfaqësime në gjykim në rastin më të mirë këto shërbime do të bëhen më të shtrenjta për qytetarin dhe subjektet juridikë duke vështirësuar së tepërmi respektimin e parimeve që më sipër janë cituar.

Si mund të ndryshojë situata?

Në mbyllje të këtij shkrimi mund të ketë vend për propozime të cilat marrin shëmbuj nga praktikat më të mira europiane që nga njëra anë të ulin shpenzimet dhe nga ana tjetër të garantojnë respektimin e parimeve për një akses në shërbimet dhe në sistemin e drejtësisë. Në shumë vende europiane, kryesisht vendet e europës veriore (Danimarkë, Suedi, Norvegji, Gjermani, Belgjikë, Poloni, Itali) prej shumë dekadash sistemi i dhënies së drejtësisë parashikon dhe funksionon me një ndarje midis gjyqtarëve të toguar (në termin shqiptar magjistratëve) dhe gjyqtarëve që e ushtrojnë profesionin e gjyqtarit mbi baza vullnetare duke respektuar në futjen e tyre në sistem disa kritere të anës profesionale, moralit dhe etikës. Një ndryshim i tille, pra futja në sistemin e drejtësisë edhe te gjyqtarëve të tillë (si p.sh sistemi italian që parashikon Gjyqtarin e Paqes i cili nuk është magjistrat por Avokat/jurist me eksperiencë) që paguhen me tarifë fikse për seancë apo me honorare, mund të ishte zgjidhja e ngarkesës së gjykatave sot në të gjitha shkallët e para dhe kaosit që do të sjellë mbyllja e disa prej tyre. Për të kaluar në këtë sistem, sigurisht, duhet një studim i mirë dhe profesional me ndryshime të kodeve proceduriale civile e penale i përqëndruar në disa kompetenca të caktuara (kryesisht në fushën civile mbi gjykime në vlera të kufizuara dhe kundravajtje penale) për këta gjyqtarë por që në fund të ecet drejt sistemeve të çertifikuara dhe me eksperienca shumë vjeçare dhe jo thjesht me propozime “hapa dollapa” sa herë ka ndonjë ngërç si pasojë e reformave qeveritare në kurriz të qytetarit./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore burgjet ne shqiperi harta e re gjyqesore sistemi i burgjeve burgjet ne shqiperi harta e re gjyqesore sistemi i burgjeve

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale