LIVE UPDATES
Bota

Planet për takimin Sholz-Putin, kërkohet një “fillim i ri” me Moskën

3 Janar 2022, 20:54 Nga DOSJA
Planet për takimin Sholz-Putin, kërkohet një “fillim i

GJERMANI -Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Moskën dhe po planifikon një takim kokë më kokë me udhëheqësin rus Vladimir Putin më vonë këtë muaj.

Zyrtarët e lartë gjermanë tashmë kanë planifikuar takimet me homologët rusë në janar në një përpjekje për të lehtësuar tensionet gjeopolitike mes alarmit në rritje se Kremlini po planifikon një sulm ushtarak kundër Ukrainës.

Sipas një raporti të së hënës nga gazeta gjermane Bild, këshilltari gjerman për politikën e jashtme Jens Plotner ka diskutuar me Kremlinin një takim midis udhëheqësit gjerman dhe atij rus për më shumë se dy javë. Gazeta, e cila ka një reputacion për të nxjerrjen e lajmeve të brendshme politike gjermane përpara rivalëve të saj mediatik, raportoi se Scholz po kërkon “një fillim të ri” në marrëdhëniet me Moskën dhe dëshiron të fokusohet në politikat e energjisë dhe Ukrainën.

Bisedimet SHBA-Rusi

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë bisedime në Gjenevë më 9 dhe 10 janar mbi përqëndrimin e trupave ushtarake të Rusisë në kufirin e saj me Ukrainën, ku, sipas zyrtarëve të inteligjencës perëndimore dhe ukrainase, ndodhen rreth 100,000 ushtarë rusë. Udhëheqësit dhe zyrtarët perëndimorë kanë refuzuar tashmë përfshirjen në bisedime të kërkesës ruse për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s dhe reduktimin e pranisë ushtarake të aleancës në ish-shtetet sovjetike të Evropës Qendrore.

Bisedimet e Gjenevës, të cilat nga pala amerikane do të drejtohen nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, janë planifikuar të pasohen nga bisedimet e këshillit Rusi-NATO dhe një takim i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Kremlini vendos të kryejë një tjetër sulm ndaj Ukrainës të ngjashëm me atë të vitit 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe përdori grupe të armatosura lokale për të pushtuar një pjesë të madhe të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, në kufi me Rusinë.

Presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve të premten se ai e këshilloi homologun e tij rus Vladimir Putin kur ata folën me telefon një ditë më parë se bisedimet e ardhshme mund të funksiononin vetëm nëse udhëheqësi rus “do të zbuste tensionet”. Zoti Biden tha se ai gjithashtu ia bëri të qartë udhëheqësit rus në bisedën e tij të dytë brenda një muaji se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë janë gati të ndëshkojnë Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike.

“Ia bëra të qartë Presidentit Putin se nëse ai bën më shumë lëvizje në Ukrainë, ne do të vendosim sanksione të ashpra”, tha Presidenti amerikan Biden. “Ne do të rrisim praninë tonë në Evropë me aleatët e NATO-s”, shtoi ai.

Zyrtarët e Kremlinit, megjithatë, kanë përsëritur paralajmërimet për Perëndimin për një “gabim kolosal” që mund të ketë pasoja të mëdha për marrëdhëniet tashmë të tensionuara SHBA-Rusi.

Shqetësim për veprimet e Rusisë mes disa vendeve të vogla evropiane

Por pavarësisht fjalëve të ashpra nga Uashingtoni, ka shqetësime midis vendeve më të vogla evropiane, të cilat kanë frikë se fuqitë më të mëdha perëndimore mund të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Moskën pa praninë e tyre. Presidenti finlandez Sauli Niinistö po kërkon që të gjitha vendet evropiane, pavarësisht nëse janë anëtarë të aleancës perëndimore apo jo, të përfshihen në negociatat e sigurisë midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Zoti Niinistö ka përsëritur të drejtën e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO nëse dëshiron, një refuzim i prerë i kërkesës ruse që NATO të mos pranojë anëtarë të rinj.

Hapësira e manovrimit të Finlandës dhe liria e zgjedhjes përfshijnë gjithashtu mundësinë e rreshtimit ushtarak dhe të aplikimit për anëtarësim në NATO, nëse ne vetë duam të vendosim kështu”, tha Presidenti Niinistö në një fjalim të fortë para vendit me rastin e Vitit të Ri.

Ai tha se ultimatumet e Rusisë “janë në konflikt me rendin evropian të sigurisë” dhe ai dëshiron një rol të rëndësishëm për Bashkimin Evropian në çdo negociatë për të ndihmuar në shprehjen e nevojave të sigurisë dhe pikëpamjeve të vendeve më të vogla.

“Në këtë situatë, Evropa nuk mund vetëm dëgjojë shqetësimet tona”, tha Presidenti Niinistö. “Sovraniteti i disa vendeve anëtare, si ai i Suedisë dhe Finlandës, është sfiduar nga vende jashtë Bashkimit Evropian. Kjo e bën BE-në një palë të përfshirë. BE-ja nuk duhet të jetë e kënaqur vetëm me rolin e një koordinatori teknik të sanksioneve”, shtoi ai.

Shqetësimet e Gjermanisë

Fjalimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz-it para vendit me rastin e Vitit të Ri ishte më i butë dhe ndërsa ai paralajmëroi për një përgjigje ndëshkuese perëndimore ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus mbi Ukrainën, ai theksoi rëndësinë e “dialogut konstruktiv” me Rusinë.

Kancelari gjermane ka qenë nën presionin e aleatëve dhe anëtarëve të qeverisë së tij të koalicionit, duke përfshirë Ministren e Jashtme Annalena Baerbock, udhëheqëse e Partisë së Gjelbër të vendit, për të ndaluar çdo miratim zyrtar të tranportit të gazit natyror rus përmes gazsjellësit nënujor Nord Stream 2, të sapopërfunduar që lidh Rusinë dhe Gjermaninë.

Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore kritikuan ish-kancelaren Angela Merkel për mbështetjen e saj që ajo i dha projektit Nord Stream 2. Ata thonë se ky gazsjellës rrezikon të thellojë varësinë evropiane ndaj gazit rus. Muajin e kaluar, kryeministri i Polonisë i bëri thirrje publikisht kancelarit Scholz që të kundërshtojë fillimin e punës së gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar se ai mund të përdoret si një armë ekonomike shtrënguese nga Rusia.

Përveç taktikave që duhen përdorur kundër Rusisë, vazhdon të ketë mosmarrëveshje mes fuqive perëndimore edhe lidhur me vlerësimin e synimeve të udhëheqësit rus Vladimir Putin. Kryeministri italian Mario Draghi ka minimizuar rrezikun e veprimit ushtarak rus, duke thënë se Kremlini dëshiron të eksplorojë diplomacinë dhe nuk po përgatitet “për veprim”.

Disa zyrtarë italianë thonë se kanë frikë se biseda për një luftë të afërt mund të marrë një jetë më vete, duke ndikuar dhe formuar sjelljet e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ata gjithashtu theksojnë projekt-traktatet e sigurisë që Rusia ia paraqiti Shteteve të Bashkuara javën e kaluar, si tregues të një gatishmërie për bisedime të mëtejshme.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermania olaf scholz putin rusia gjermania olaf scholz putin rusia

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete