LIVE UPDATES
Bota

Takimi Kovaçevski-Petkov: Kërkojmë zgjidhje për të ardhmen evropiane

18 Shkurt 2022, 20:33 Nga DOSJA
Takimi Kovaçevski-Petkov: Kërkojmë zgjidhje për të

SHKUP- Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, të premten, më 18 shkurt, kanë theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, që sipas tyre do të ofronte të ardhmen evropiane për të dy vendet.

Dy kryeministrat janë takuar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me c’rast shprehën kënaqësinë për procesin e dinamizimit të bashkëpunimit dypalësh përmes grupeve të punës, aktiviteteve dhe propozimeve specifike që kanë dalë nga puna e tyre e deritanishme.

“Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov besojnë se bashkëpunimi dhe dialogu do të sjellin përfitime më të mëdha për qytetarët dhe të çojnë dy vendet drejt një të ardhme të përbashkët evropiane”, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.

Takimi mes krerëve të dy qeverive vjen një ditë pasi VMRO DPMNE-ja bëri të ditur se “nuk do të pranonte asnjë marrëveshje me Bullgarinë, nëse zgjidhja që mund të arrihet do të dëmtojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut . Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, dyshon se ekipi negociator maqedonas po synon të arrijnë një marrëveshje të dëmshme duke “hequr dorë nga heroi kombëtar maqedonas, Goce Dellçev, duke pranuar se ai është me prejardhje bullgare, por edhe duke lëshuar vijat e kuqe mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas”.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski duke thënë “se çdo marrëveshje që mund të arrihet me palën bullgare do të jetë transparente”. Ndërkohë, mediat në Shkup kanë publikuar një anketë të opinionit publik në Bullgari ku ka ndasi sa i përket raporteve me Maqedoninë e Veriut.

Qasja e re e qeverisë bullgare ka mbështetjen e 31 pët qind të qytetarëve bullgarë, vetëm dy muaj pas zgjedhjes së kryeministrit, Kiril Petkov, sipas sondazhit të agjencisë Alpha Research. Ndërkohë, qëndrim “të fortë” ndaj Shkupit kërkojnë 49 për qind e bullgarëve të anketuar, por kjo përqindje është më e ulët në krahasim me anketat e mëparshëme, kur më shumë se 55 për qind e bullgarëve ishin për mos heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sofja në nëntor të vitit 2020 ka bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut duke e kushtëzuar me marrëveshjen për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Bullgaria kërkon nga Shkupi të pranojë se gjuha dhe identiteti i tyre deri para vitit 1945 kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski kiril petkov dimitar kovaçevski kiril petkov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet