Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Zoti Sarrazin, që është nga radhët e të gjelbërve, ishte deputet në Bundestag nga viti 2008 deri në vitin 2021. Bashkëpartiakja e tij, Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke e përgëzuar zotin Sarrazin tha se “Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, ndërsa e cilësi atë si mbështetës të fuqishëm të zgjerimit të bllokut.
Zoti Sarrazin do të jetë i dërguari i katërtë perëndimor për rajonin. Aktualisht zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar është në postin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Sir Stuart Peach i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe, ndërsa Miroslav Lajçak, në detyrën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor. Që të gjithë janë pjesë e përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Në fillim të muajit shkurt i dërguari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd në kuadër të përpjekjeve për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi. Javën e ardhshme në Bruksel pritet një takim ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja palëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviç, që shihet si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Takimi i fundit i nivelit të lartë është mbajtur në korrik të vitit të kaluar. Zyrtarët evropian shpresojnë që ata të takohen gjatë muajit të ardhshëm, ndonëse pritjet për ndonjë përparim janë të pakta, meqë Serbia mban zgjedhjet presidenciale e parlamentare në fillim të muajit prill. Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane. Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet fundit në proceset integruese.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore ndërsa udhëheqësit perëndimorë vijuan të premten përpjekjet për të gjetur mënyra për të shmangur nj...
BRITANI E MADHE- Stuhia e parashikuar do të jetë një nga më të këqijat në Mbretërinë e Bashkuar. Me dhjetëra fluturime janë anuluara. Shkencëtarët paralajmërojn...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë thanë se një shpërthim automjeti në një bastion separatist të mbështetur nga Rusia ishte një sulm i organizuar për...
UKRAINË- Mediat shtetërore ruse thonë se një shpërthim ka ndodhur jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk në U...
BJELLORUSI- Bota nuk do të jetë në gjendje të “na mbytë” me sanksione, tha lideri bjellorus, Aleksander Lukashenko, gjatë një takimi me Presidentin rus, Vladimi...
ZVICËR- Flor Bressers, 35 vjeç, i njohur ndryshe si “prerësi i gishtave”, është arrestuar në Zvicër pas 2 vitesh që ishte shpallur në kë...
GREQI- Tre vajza të reja janë arrestuar në Greqi, pasi kanë mashtuar një të moshuar dhe i kanë marrë atij 9 mijë euro. Protothema shkruan se tre mashtrueset buk...
Policia filloi arrestimin e protestuesve dhe tërheqjen e kamionëve të premten, 18 shkurt, në një përpjekje për të thyer bllokimin tre-javor të trafikut të kryeq...
GREQI – Njëri prej pasagjerëve të tragetit “Euroferry Olympia”, i cili u përfshi sot nga flakët tha se ka dëgjuar shpërthime edhe kur ata u ev...
GREQI– 11 persona janë raportuar si të zhdukur pas zjarrit që përfshiu mëngjesin e sotëm tragetin ‘Euroferry Olympia’ teksa lundronte në afërs...