LIVE UPDATES
Politike

VD-Tabaku: Paguajmë më shtrenjtë naftën prej taksave, kemi krizë nga korrupsioni

24 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
VD-Tabaku: Paguajmë më shtrenjtë naftën prej taksave, kemi

TIRANË– Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në nisje të debatit për rritjen e çmimeve u shpreh se vendi nuk është goditur nga kriza e luftës por kriza e korrupsionit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj në Foltoren e Kuvendit, Tabaku u shpreh se 60% e çmimit të karburantit sot janë taksa dhe se qeveria nuk i ndryshon pasi po abuzon me qytetarët.


“Infacioni po shoqërohet me një rritje të jashtëzakonshme të varfërisë. kjo situatë kishte lindur pa nisur agresioni rus. Në kohën e krizës së shpallur nga qeveria ne menduam se do të kishte menaxhim më të mirë. Në momentin kur qeveria duhet të shiste energji ajo blinte, kur duhet të blinte ajo shiste. Ne thamë që qeveria duhet të marrë masa për një krizë që nuk ka lidhje me dinamikën botërore por e nisur shumë më herët. 30% e shqiptarëve sot jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. Kjo është kriza që vjen nga koncesionet dhe PPP-të. Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës. Nuk bën habi që kryeministri hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë për monopolet,”- tha Tabaku ndër të tjera në fjalën e saj në Kuvend.

FJALA E PLOTË:

Shqipëria është në fillimin e një krize të thellë ekonomike që po i ngjason përditë e më shumë një staglfacioni ekonomik. Për qytetarët e nderuar; stagflacioni është një situatë ku inflacioni në rritje shoqërohet me rritjen e papunësisë dhe me një kërkesë në ulje për të blerë produkte si pasojë e rritjes së kostove dhe të ardhurave gjithënjë e më të pakta. Situata në vendin tonë pritej që të vinte ndonëse lufta nuk kishte nisur ende mes Rusisë dhe Ukrainës. Prandaj sot diskutimi dhe mocioni i debatit që do të shoqërohet me një rezolutë në përfundim të tij nga ana e partisë Demokratike. Situata ekonomike pritej që të ishte problematike pasi ekonomia globale u shoqërua me shtrëngësa si pasojë e post-COVID dhe problemeve që pati zinxhiri i furnizimit me produkte në gjithë botën. Kjo qe një situatë që u shoqërua në vendet e Europës, SHBA dhe më gjerë me një kontraktim të ofertës së këtyre produkteve dhe për rrjedhojë rritjen e inflaiconit.

Qeverisë shqiptare, ne si opozitë, i kërkuam të ishte tejet e kujdesshme kur diskutuam buxhetin e shtetit dhe në vend që ajo të lironte dorën për shpenzime në PPP dhe konesione, i propozuam që të ishte shumë më konservatore pasi e ardhmja ishte shumë e pasigurtë madje më e pasigurtë se sa ka qenë herët e tjera. Por mazhoranca kundërshtoi me arrogancë. Në kohën e krizës së shpallur për Energjinë Elektrike, ne vumë në dukje që manaxhimi më i mirë i kaskadës së hidrocentraleve dhe jo vetëm do të prodhonte një tjetër histori në Shqipëri dhe në buxhetin e shtetit. Por qeveria vendosi ndryshe! Ne i ofruam qeverisë të manaxhonte më mirë rezervat hidrike dhe energjitike ndërsa kryeministri Rama fliste për Satelitin e parë që do të dërgonte në hapësirë. Kur qeveria morri një tjetër borxh nga jashtë duke e rritur vlerën e borxhit publik në 100% të PBB-së, i kërkuam asaj që të ishte më e matur pasi situata ekonomike nuk ishte shumë e mirë. Struktura e ekonomisë shqiptare është tejet vulnerabël në raport me goditjet që merr tregu vendas dhe sidomos të ardhurat e qytetarëve.

Mazhoranca Rama ka implementuar një politikë fiskale seleksionuese dhe me taksa që vendosen tek 95% e shqiptarëve duke shmangur vetëm 5% të atyre që janë oligarkë, koncesionarë dhe fitues të PPP-ve. Sa herë që afrohen zgjedhjet qeveria bën nga një rregullim qoke, siç bëri me biznesin e vogël të cilin do ta fusë në skemën e tatimit edhe një herë shumë shpejt siç edhe programi i miratuar nga Ministria e Financave ka nxjerërë si konkluzion. Kështu kur lexoni në faqet dhe llogaritë publike të ministrave të qeverisë Rama se Shqipëria është një vend ku biznesi vogël nuk paguan taksa, është një gënjeshtër e përkohshme pasi ato e kanë në programin e buxhetit afatmesëm që do të rivendosin taksat për këtë biznes. E kanë shtyrë për pak, por do t’ju taksojnë.

Kriza ekonomike që ka nisur të ndjehet mirë që në dhjetorin 2021 i ka gjetur qytetarët shqiptarë kështu: Familjet shqiptare sipas EUROSTAT dhe përpara kësaj krize të rritjes së çmimeve shpenzojnë 42% të të ardhurave për produktet e shportës ushqimore dhe pijet. Ky është niveli më i latë i shpenzimeve për këtë zë në raport me të ardhurat. Vendet e rajonit e kanë 35% ndërsa ato të BE e kanë 12%. Çdo të thotë kjo? Do të thotë që shqiptarët kanë shpenzuar deri më tani 13 mln euro më shumë dhe do të shpenzojnë edhe më shumë pasi situata pritet të përkeqësohet. Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon duke qenë më poshtë se sa edhe Mali i zi. Shqiptarët kanë PBB.frymë 5.84 mijë dollarë ndërkohë që ka nivelin më të ulët të inestimeve të huaja. Krahasuar me situatën e vendeve të rajonit ka një rritje mesatare nga viti 2014 mesatarisht 3$ që është shumë pak për një vend me një potencial kaq të lartë. Kjo përkthehet në një vend me një rritje ekonomike të dobët që është tërësisht jashtë mundësive që ofron Shqipëria dhe pasuritë e saj natyrore dhe njerëzore.

30% e shqiptarëve kanë më pak se 5$/ditë sipas matjes së Bankës Botërore ndërkohë që niveli i varfërisë pritet të rritet në vijim si pasojë e inflacionit të rritur duke mos qenë më shpëtim. Pa nisur inflacioni si histori dhe as lufta në Ukrainë si shtesë e inflacionit, vendi jonë kishte çmimet e produkteve bazë më të lartat në rajon sipas të dhënave të EUROSTAT.

Sot, borxhi publik është realisht një pengesë pasi qeveria shqiptare në kohët e mira nuk ka shpenzuar dhe investuar me mend për t’u përballur me këtë kohë krizash. Por, siç edhe dihet, ka investuar në gjëra të parëndësishme për shqiptarët por që kanë rritur dhe kanë pasuruar një klikë të vogël oligarkësh që kanë ndikim në qeveri. Kontratat e PPP-ve janë sa 50% e PBB-së sipas FMN e cila ka këmbëngulur vazhdimisht gjithnjë e më shumë që qeveria të heqë dorë nga aventura në këto kontrata që nuk janë as të mirëstudiuara dhe as eficente si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana shtetërore.

Në terma të tjerë, buxheti i shtetit të vendit tonë gjendet përballë një krize edhe më të thellë. Kriza e korrupsionit që sot për sot ka treguar jo 1 projekt PPP por thuajse të gjitha projektet PPP që janë kontrata korruptive dhe abuzive. Kontrata e koncesionit të tre inceneratorëve, një aferë financiare dhe vjedhje 430 mln euro që për ironi po implementohet edeh në Zimbabve nga të njëjtët personazhe. Sot buxhetit të shteti për vitin 2022 këto kontrata në total i kushtojnë 112 mln euro  dhe janë rritur me 11.3% në raport me vitin e shkuar. Të gjitha këto parà që paguhen nga taksat e shqiptarëve që vazhdojnë të rriten ndërsa qeveria nuk heq dorë nga to. Nuk është rastësi që tregu i karburanteve zotërohet nga oligarkia, nuk është rastësi që çmimi i naftës u ngrit si me buton nga oligarkia e naftës dhe nuk përbën habi që kryeministri vendit hesht dhe nuk flet asnjë fjalë për këtë monopol ndonëse një hetim i plotë i Autoritit të Konkurencës në 2015 ka evidentuar se ka një treg të monopolizuar të naftës në vend. Kush janë arsyet e çmimi 230 lekë/litër që ndryshon dhe rritet më shumë dhe më shpejt se sa çmimi i naftës në bursë? Taksat vendosura mbi naftën dhe që paguhen nga konsumatori janë 60% e vlerës së naftës që shitet sot në çdo pikë karburanti. Llogaritë për 7 taskat edhe tarifat e vendosura në çdo litër naftë janë prova e qartë ditën për diell se si kjo qeveri ka vendosur taksa në kurriz të qytetarëve.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/ Rritja e çmimeve, PD kërkon 3 orë diskutim, Rama dhe Basha mungojnë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku seanca plenare 24 mars 2022 jorida tabaku seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet