LIVE UPDATES
Bota

Subvencionohet nafta për bujqit, Kurti: Japim 5 mln euro

9 Mars 2022, 15:44 Nga DOSJA
Subvencionohet nafta për bujqit, Kurti: Japim 5 mln euro

PRISHTINË- Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se do të fillojnë me ndarjen e subvencioneve për bujqit këtë muaj. Me ndarjen e këtyre subvencioneve, sipas Kurtit po synohet ulja e varësisë ndaj importit të prodhimeve agro-ushqimore. Kurti u zotua se nga këto subvencione do të përfitojnë vetëm bujqit e vërtetë dhe se nuk do të ketë vend për keqpërdorime.

“Vitin e kaluar e patëm bërë të ditur se thirrjet për aplikime për subvencione për këtë vit do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe atë po e bëjmë. Programet e subvencionimit do të bëhen në këtë muaj, pra në muajin mars. Nuk do të kemi vonesa por vendosjen rekorde të programeve mbështetëse për bujqit. Investimet dhe përkrahja në këtë sektor kërkojnë vëmendje dhe planifikim ashtu që të kemi zbatimin e duhur. Tek ne prodhimi i ulët vendor, varësia e plotë ndaj importit dhe si importues neto të prodhimeve agro-ushqimore ka bërë që të goditemi të parët edhe nga krizat ma të vogla. Nafta paraqet një ndër shpenzimet kryesore operative përmes fermerëve. Deri këtë vit përkundër premtimeve që janë dhënë asnjë qeveri nuk i ka përkrahur bujqit në këtë drejtim. Ne po sigurohemi që vetëm bujqit e vërtetë të marrin përkrahje dhe ne po e shtojmë këtë përkrahje. Me subvencionimin e naftës po përmbushet edhe një zotim publik zgjedhor dhe qeveritar i yni. Deri dje ky ishte një zotim ndaj të cilit ishin llogaridhënie ndërsa tani është një nevojë për bujqit për të cilët kemi përgjegjësi”, tha ai.

Sipas kryeministrit, vetëm për subvencionimin e naftës për bujqit janë ndarë 5 milionë euro.

“Sot duke mbajtur zotimin, qeveria do të subvencionojë çmimin e naftës për bujqit në vlerë 5 milionë euro. Andaj prej 36 cent për litër do të subvencionet nafta për të gjitha kulturat. Bujqit përveç naftës do të subvencionohen edhe për plehërim pranveror. 150 euro për hektarë për grurin, ndërsa nga 100 euro për hektarë për kulturën e misrit, patates dhe fasules,” tha Kurti.

Kurti ka treguar edhe se si do të ndahen subvencionet në bazë të kulturave bujqësore.

“Për grurin përveç subvencionit prej 150 euro për hektarë do të bëhet edhe subvencioni për 3 cent për kilogram për dorëzim në mulli të rendimentit. Në total duke përfshirë këto subvencione, kulturën e grurit po e subvencionojmë për 474 euro për hektarë, 324 euro më shumë se vitin e kaluar, ose një rritje prej 216%. Të gjitha këto për qëllim e kanë rritjen e rendimentit që i përket nevojës vendore për konsum dhe e zëvendëson nevojën për import të lartë. Po aq edhe sa avancimin e sektorit të bujqësisë si një sektor me potencial për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë,” deklaroi Kurti.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se në total vlera e subvencionimit për bujqit këtë vit do të jetë 50 milionë euro.

“Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e veçanërisht të atyre substanciale që vlerësohet se bëjnë pjesë në sigurinë kombëtare të ushqimit, saç janë drithërat, gruri, perimet, patatet, fasulet. Vetëm për përkrahjen e subvencionimit për këtë vit, falë përkrahjes të Qeverisë i kemi rreth 50 milionë euro vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe shumë shpejtë do të bëjmë hapjen e thirrjes edhe për grantet,”-tha ai.

Marrë nga Gazeta Express

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti subvencionet per fermeret albin kurti subvencionet per fermeret

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet