Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
KORÇË– Tre anëtarë të një familjeje janë vënë në pranga ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë strehuar në hotelin e tyre në Korçë disa emigrant të paligjshëm dhe se në këmbim të parave u premtonin atyre kalimin drejt vendeve të BE-së. sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga kanë rënë Mirela Dvorani, 46 vjeçe, banuese në Korçë, Vasjan Dvorani, 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Nazar Dvorani, 62 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa në kërkim ëhstë shpallur Nevruz Demirllari, 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, Mirela Dvorani, është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.
Njoftimi i policisë Korçë:Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia”.
Operacioni pas një hetimi 1-mujor kryer në bashkëpunim me DVKM-Korçë, DVP-Tiranë, DVP-Elbasan dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Midis tyre një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, në të cilin akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi. Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip “BMË-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit. Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë. Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth pronave dhe bizneseve të dy vëllezërve Çuçaj, të cilëve Operacioni Forca e Lijgit u ‘trokit...
TIRANË– Prej disa muajsh tashmë po ndiqet në media të ndryshme çështja e “skandalit të duty free” në hapësirën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës....
TIRANË- Ish-vartësi i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, tashmë drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Skerdi Drenova, duket se nuk e ka...
SHKODËR- Një sasi e madhe cigaresh është bllokuar sot në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Sipas informacioneve nga Administrata Doganore mësohet se janë s...
TIRANË- Besoj keni ndeshur raste kur dikush të ketë lënë pasaportën “peng” për ndonjë veprim monetar? Diçka e tillë tashmë ndodh edhe për pazare dro...
SARANDË– Një shtetas francez i identifikuar si Renan është kapur në qytetin e Sarandës teksa drejtonte një motor në gjendje të dehur. Dosja.al mëson ...
VLORË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka reaguar pas kapjes së tragetit i cili do importonte në Shqipëri lëndën kancerogjence “Amiant”. Në...
TIRANË- TechSpace, shtëpia më e madhe e teknologjisë në Shqipëri ju mirëpret ju dhe projektet tuaja inovative.Më të mirët, shkojnë në Silicon Valley, e cil...
TIRANË- Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, ka kallëzuar penalisht drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe përgjegjësen e sektorit, ...