Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Besoj keni ndeshur raste kur dikush të ketë lënë pasaportën “peng” për ndonjë veprim monetar? Diçka e tillë tashmë ndodh edhe për pazare droge. Disa kontrolle blic gjatë të enjtes në kryeqytet kanë zbuluar pikërisht këtë gjë, pas shoqërimit të një të riu dokumentat e të cilit u gjetën në shtëpinë e një shpërndarësi droge. Roland Topi – siç thotë një burim zyrtar i Gazetës “Si” pranë Drejtorisë Qendrore të Policisë Tiranë – u deklarua përdorues dhe më pas ka shtuar se kishte blerë disa herë drogë tek shtetasi Marius Ceka dhe se kishte dijeni që 28-vjecari nga Selita shiste drogë. “Herën e fundit lashë si garanci pasaportën dhe patentën pasi bleva drogën, derisa t’i jepja lekët”, shtoi 28-vjecari i cili u arrestua për moskallëzim krimi.
Denoncimi
Por përdorimi i lokalit për shpërndarje drogë (sikurse Gazeta “Si” ka paralajmëruar shpesh për këtë fenomen), u denoncua nga një telefonatë. Burime zyrtare të policisë tregojnë për Gazetën “Si” se një qytetar ka njoftuar në komisariatin digjital duke informuar se “Marius Ceka ka armë zjarri, ai rrezikon të vrasë ndonjë njeri dhe ai shpërndan drogë”. Policia ka nisur menjëherë kërkimet pasi ka gjetur në sistem të dhënat për shtetasin e dyshuar dhe një nga kërkimet është zhvilluar edhe në lokalin në rrugën “Hamdi Pepo”, por edhe në shtëpinë e Cekës.
Version i policisë
Njëri nga agjentët e antidrogës tregon për Gazetën “Si” se në lokal gjendeshin shtetasit K.S., Erald Kajaci dhe Emiliano Kanani si edhe Marius Ceka. Dy prej tyre kishin lëndë narkotike me vete, tha i njëjti burim. Por menjëherë sapo ka konstatuar policinë, Ceka është larguar nga lokali. Një tjetër efektiv i policisë, punonjës i patrullës së përgjithshme, i tha Gazetës “Si” se pavarësisht ndjekjes së tij nuk u bë i mundur arrestimi. Nga ana tjetër nga kontrolli në banesën e shpërndarësit, u sekuestruan armë pistoletë “Zastava”, mikro pistoletë me mulli, tre krehëra armësh të mbushur me fishekë, 15 telefona të fikur. Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e Cekës u gjet edhe një pasaportë dhe një patentë me emrin e shtetasit Roland Topi. Ai u gjet brenda pak orëve dhe kur u shoqërua dhe u pyet se përse nuk e kishte denoncuar humbjen e pasapotës dhe të patentës, i riu u zbërthye duke treguar se dokumentat i kishte lënë peng derisa të gjente lekët e drogës që përdorte.
Marrë nga Gazeta Si
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË– Një shtetas francez i identifikuar si Renan është kapur në qytetin e Sarandës teksa drejtonte një motor në gjendje të dehur. Dosja.al mëson ...
VLORË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka reaguar pas kapjes së tragetit i cili do importonte në Shqipëri lëndën kancerogjence “Amiant”. Në...
TIRANË- TechSpace, shtëpia më e madhe e teknologjisë në Shqipëri ju mirëpret ju dhe projektet tuaja inovative.Më të mirët, shkojnë në Silicon Valley, e cil...
TIRANË- Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, ka kallëzuar penalisht drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe përgjegjësen e sektorit, ...
SHKODËR- Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Hanit të Hotit një 38-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e të vëllait. Mhill Shytani 6 vite ...
FINIQ- Një banesë në fshatin Finiq është grabitur nga persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsB...
TIRANË– Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës. ...
TIRANË- Kompania “Gjikuria” ka fituar vetëm tre tendera në Bashkinë e Tiranës, gjatë mandatit të Erion Veliaj. Por, bazuar në shprehjen “pak e saktë”, komp...
Berat- Operacioni “Fati i Lojërave” u zhvillua edhe në qytetin e Beratit, ku mësohet se janë arrestuar 4 persona si edhe një tjetër është shpallur në kërkim. Bu...
TIRANË– Një “hemorragji” dorëheqjesh “për arsye personale” ka përfshirë së fundmi burgun e Drenovës, në vijim të një situate, e cila nuk duket më e ...