Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
RUSI/UKRAINË – Pritshmëri të mëdha rëndojnë mbi kancelarin Olaf Scholz, edhe nëse qeveria federale përpiqet paraprakisht t’i ulë shpresat. Sipas burimeve qeveritare, Scholzi nuk pritet të kthehet nga Moska në Berlin të martën në mbrëmje me një rezultat konkret. Biseda është pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike nga të gjithë aleatët. Me synimin për të mbajtur vazhdën e diskutimeve me Rusinë për një deeskalim me hapa konkretë.
Kancelari flet për një “strategji të dyfishtë”. Nga njëra anë negociojmë, nga ana tjetër kërcënojmë. “Në rast agresioni ushtarak kundër Ukrainës, që rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, kjo çon në reagime dhe sanksione të ashpra të cilat ne i kemi përgatitur me kujdes dhe të cilat mund t’i vëmë menjëherë në fuqi. Së bashku me aleatët tanë në Evropë dhe brenda NATO-s. Aleanca është e bashkuar dhe e vendosur”, deklaroi pak ditë më parë Scholz.“Askush nuk duhet të presë që do të ndahemi, ne do të veprojmë në mënyrë të unifikuar”.
Marrëdhëniet gjermane me Rusinë janë të veçanta
E megjithatë, vizita e kancelarit gjerman në Kiev dhe Moskë duhet parë ndryshe nga, për shembull, udhëtimi i presidentit francez Emmanuel Macron një javë më parë. Marrëdhëniet dypalëshe gjermane nuk mund të shikohen kurrë në mënyrë ahistorike, argumentohet në qarqet qeveritare.
Në emër të Gjermanisë, rajonit i janë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ne duhet të jemi mirënjohës që kemi arritur të rivendosim marrëdhëniet midis popujve të dy vendeve gjatë dekadave të fundit. Por kjo nuk rezulton në një rol të veçantë për Gjermaninë. “Ne jemi të integruar në atë që po përpiqen të bëjnë të gjithë.”
Sipas burimeve qeveritare, kancelari gjithashtu nuk do të bëjë premtime për dërgimin e armëve në Kiev. Nga ana tjetër, do të shqyrtohet një listë dëshirash për pajisjet ushtarake, ku ndër të tjera ka sisteme elektronike të gjurmimit, pajisje për çminim, kostume mbrojtëse, pajisje radio digjitale, stacione radari apo pajisje për shikim natën.
Ndihmë e mundshme ekonomike
“Njëra apo tjetra mund të ‘shqyrtohen më nga afër’, gjë që po bëhet, thuhet në Berlin. Përveç vendimit politik, bëhet fjalë edhe për disponueshmërinë aktuale “Në Bundeswehr nuk kemi asgjë tepër, atje nuk rrinë pa përdorur 1000 pajisje të shikimit natën”.
Duket se Olaf Scholzi do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë ekonomike shtesë. Këtë e kërkon edhe Kievi. Vitet e fundit, Gjermania ka qenë donatori kryesor me rreth dy miliardë euro për të stabilizuar ekonominë. Aktualisht, monedha ukrainase është nën presion të madh, gjë që pritet ta ndërlikojë më tej situatën. “Ukraina mund të jetë e sigurt se ne po tregojmë solidaritetin e nevojshëm, si në të kaluarën”, tha Scholzi.
Marrë nga DW
LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KIEV – Ukraina mori armatime shtesë për të qenë e përgatitur për çdo sulm të mundshëm ushtarak nga Rusia. Mbrëmjen e djeshme një avion i pajisur me...
SHBA – Eksperimenti me vendosjen e çipeve “Neuralink” në trurin e 23 majmunëve , e ideuar nga miliarderi Elon Musk, nuk ka dhënë rezult...
Në një pasdite të fundjavës, shqetësimi më i madh për Andriy, një student 21-vjeçar i mjekësisë në një universitet të Kievit, nuk ishte kërcënimi i luftë...
TIRANË– Sot është dita e romanticitetit, ose më mirë e Shën Valentinit. Qytetet janë të mbushura me të kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simboli...
UKRAINË– Zhvillim i momenteve të fundit! Ndërkohë që Rusia e ka rrethuar nga të treja anët me forca ushtarak e pritet që nga momenti në moment ta pus...
MAQEDONI E VERIUT- Më shumë se gjysma e Shkupit mbeti pa energji elektrike ditën e sotme për shkak të një defekti në afërsi të nënstacionit në Pintija.Sipas njo...
SHBA– “Avokatët për fushatën e Clinton paguanin një kompani teknologjike për të “infiltruar” serverët që i përkisnin Trump Toëer, dhe më vonë ...
GJERMANI– Gjermania zgjodhi sot kreun e ri të shtetit, Presidentin aktual, Frank-Walter Steinmeier, i cili mori një mandate të dytë në të njëjtin post. Me...
UKRAINË– Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon prej kohësh dhe në shumë fronte, jo vetëm në atë ushtarak. Ndarja fetare mes patriarkanës së Kishë...
KOSOVË– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të largohen që të largohen sa më parë nga Ukrania. Në ...