LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘S’të quaj dot kurrë e imja’…dashuria e ndaluar e gruas më të zgjuar që pa bota dhe Heidegger (LETRAT)

6 Tetor 2019, 14:19 Nga DOSJA
‘S’të quaj dot kurrë e imja’…dashuria e

TIRANË- Shkrimtarja dhe teoricienia gjermane Hannah Arendt (14 tetor 1906 – 4 dhjetor 1975), ishte gruaja e parë që dha ligjëratat prestigjioze ishte një nga intelektet më të spikakura të shekullit të XX.

Por edhe Arendt nuk ishte imune ndaj impulsit të të rinjve për të hequr dorë nga arsyeja.

Kur ajo ishte një studente 19-vjeçare në universitet, ra në dashuri me profesorin e saj të martuar 36-vjeçar, Martin Heidegger (26 Shtator 1889 – 26 maj 1976). Një filozof po aq ndikues sa edhe i diskutuar, Heidegger dha kontribute monumentale për ekzistencializmin. Në rininë e tij, ai iu bashkia partisë naziste duke përfituar prej tyre edhe pozicionin e akademikut.

Ai dha dorëheqjen një vit më vonë, duke ndaluar edhe së shkuari në mbledhjet e Partisë Naziste. Më vonë ai i tha një studenti se ai konsideronte vendimin për t’u futur në Partinë Naziste si marrëzinë më të madhe të jetës së tij. Por megjithatë kurrë nuk u pendua.

Se ai duhet të dashurohet me një hebre – Arendt pa fuqinë dhe privilegjin e të qenurit të huaj si thelbësore për identitetin e saj – ekspozon kompleksitetin dhe kontradiktën e të cilit është thurur shpirti njerëzor, fijet e tij askund më të lëmuara se sa në dashuri.

Heideggerit iu desh që të binte në dashuri me një hebreje për ta konsideruar romancën e tyre “periudhën më emocionuese dhe më me ngjarje të jetës së tij”. Gjatë kësaj peridhe ai shkroi librin “Qenia dhe Koha” –  një nga veprat e tij më të famshme dhe më me ndikim.

“Asgjë si kjo nuk më ka ndodhur më parë me mua,”-shkruan ai në një prej letrave të tyre të dashurisë.

Në letrën e tij të parë drejtuar Arendt, të shkruar në shkurt të vitit 1925, Heidegger nënkupton:

E nderuar zonja Arendt!

Unë duhet të vij të shoh ty këtë mbrëmje dhe të flas me zemrën tënde. Gjithçka duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe e pastër midis nesh. Vetëm kështu do të jemi të denjë të na lejohet të takohemi. Ju jeni nxënësja ime dhe unë mësuesi juaj, por kjo është vetëm rastësia që na ka bërë bashkë.

Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të të quaj ty “e imja” por tani e tutje ti do të jesh në jetën time. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të bëhemi për të tjerët përmes Qenies sonë.

Që nga fillimi, Heidegger fillon të pajtojë intensitetin e ndjenjave të tij me atë që ai di të jetë në interesin më të mirë të Arendtit.

Rruga e jetës tuaj të re do të jetë e fshehur. Ne duhet të pajtohemi me këtë. Dhe besnikëria ime ndaj jush vetëm do t’ju ndihmojë të qëndroni e vërtetë me veten tuaj.

[…]

“Ji e lumtur!” – kjo është dëshira ime për ju.

Vetëm kur të jeni e lumtur do të bëheni një grua që mund të japë lumturi, dhe rreth së cilës gjithçka është lumturia, siguria, qetësia, nderi dhe mirënjohja për jetën.

Dhe vetëm në këtë mënyrë do të jeni të përgatitur siç duhet për atë që universiteti mund dhe duhet t’ju japë.

[…]

Neve na është lejuar të takohemi: ne duhet ta konsiderojmë këtë si një dhuratë në qeninë tonë më të brendshme dhe të shmangim deformimin e saj përmes vetë-mashtrimit për pastërtinë e të jetuarit. Ne nuk duhet të mendojmë për veten tonë si bashkëshorte shpirtërore, diçka që askush nuk e përjeton kurrë … Kjo e bën dhuratën e miqësisë tonë një angazhim me të cilin duhet të rritemi … Por vetëm një herë do të doja të isha në gjendje t’ju falënderoja dhe, me një puthje mbi pastër në ballë, merre nderin e qenies tënde në punën time.

Njëmbëdhjetë ditë më vonë, afeksioni i Heideggerit bymehet në përmasa të pakontrollueshme dhe shpërthen në filozofi. Ai shkruan:

E dashur Hannah!

Pse dashuria është e pasur përtej të gjitha përvojave të tjera të mundshme njerëzore dhe një barrë e ëmbël për ata që kapen në grackën e saj? Sepse ne bëhemi ato që duam dhe prapë mbetemi vetvetja. Atëherë duam të falënderojmë të dashurin, por nuk gjejmë asgjë që të mjafton.

Mund të falënderojmë vetëm me veten tonë. Dashuria shndërron mirënjohjen në besnikëri ndaj vetvetes sonë dhe besim të pakushtëzuar te tjetri. Kështu dashuria intensifikon në mënyrë të qëndrueshme sekretin e saj më të thellë.

Këtu, të qenit afër është çështje të qenit në distancën më të madhe nga tjetri – distanca që nuk lejon asgjë të turbullojë – por përkundrazi e vë “ti” në praninë e thjeshtë – transparente, por të pakuptueshme. Prania e tjetrit papritmas shpërthen në jetën tonë – asnjë shpirt nuk mund të pajtohet me këtë. Një fat i njeriut i jep vetes një fat tjetër njerëzor, dhe detyra e dashurisë së pastër është ta mbash këtë dhuratë të gjallë po aq sa ditën e parë.

Por pak para një vjetorit të romancës së tyre, Arendt i dha fund gjërave pasi ajo dëshironte të përqëndrohej në ndjekjen e saj akademike të filozofisë. Në një përgjigje ndaj saj në janar të vitit 1926, Heidegger bën një përpjekje të admirueshme për të sinkretizuar të dy forcat konfliktuale. Ajo e romacës dhe ndjenja që ai kërkon më të mirën për Hannën.

Ai shkruan:

E dashur Hannah!

… Unë e kuptoj, por kjo nuk e bën më të lehtë ta durosh. Aq më pak kur e di se dashuria ime buron nga ti.

Megjithëse letra e ndarjes së Arendtit nuk i mbijetoi viteve, duket se në të ajo përmendi nevojën e saj për t’u tërhequr nga romanca në mënyrë që të përqëndrohej në punën e saj – një paradoks shumëvjeçar i kënaqësive njerëzore, të cilat Heidegger adreson në përgjigjen e tij:

Kjo “tërheqje” nga gjithçka njerëzore dhe prishja e të gjitha lidhjeve është, pavarësisht punës krijuese, është përvoja më e mrekullueshme njerëzore që njoh. Por në lidhje me situatat konkrete, është gjëja më e qortueshme që mund të hasësh. Zemra e dikujt është shqyer nga trupi i një personi.

Dhe gjëja më e vështirë është që një izolim i tillë nuk mund të mbrohet me apel pasi nuk ka masa që mund të merren. Nuk mund të bësh kompensim për braktisjen e marrëdhënieve njerëzore … Me barrën e këtij izolimi të nevojshëm, gjithmonë shpresoj për të përfunduar izolimin nga jashtë dhe për forcën për të mbajtur një distancë përfundimtare dhe të vazhdueshme. Vetëm kështu mund të kursehen të gjitha flijimet, së bashku me refuzimin.

Por kjo dëshirë e mundueshme nuk është thjesht e paarritshme, madje është harruar – aq sa marrëdhëniet më jetësore bëhen përsëri një pranverë dhe sigurojnë forcat që ta çojnë atë në izolim edhe një herë…. Një jetë e tillë më pas bëhet tërësisht çështje dëshirash që nuk kanë asnjë justifikim. Të pajtohesh me gjera të tilla në mënyrë pozitive – të mos marrësh një pozicion si një lloj shpëtimi – është ajo që do të thotë të jesh filozof.

E megjithatë sado tragjike të jenë sakrificat e të qenit filozof, Heidegger inkurajon Arendti e re që t’i bëjë ato sidoqoftë.

Fjalët e tij rrezatojnë një testament për nocionin e paraqitur brez pas brezi nga filozofja Martha Nussbaum – në shumë mënyra një trashëgimtare intelektuale e Arendtit – që përqafimi i nevojës sonë është thelbësore për marrëdhënie të shëndetshme. Edhe pse Heidegger e ngushëllon Arendtin që të shkojë e vetmë, ai sërish artikulon dëshirën e tij që dashuria e tyre të vazhdojë:

Është e qartë – në mënyrë të pavarur nga ju dhe unë në këtë pikë – që, në rininë tuaj dhe në fazën e të mësuarit, ju nuk duhet të angazhoheni këtu. Gjithmonë është e keqe për të rinjtë që të mos thërrasin forcën për t’u larguar. Është një shenjë se liria e instinkteve ka vdekur, dhe si rezultat, kur ata qëndrojnë, ata nuk rriten më në një mënyrë pozitive …

[…]

Dhe mbase vendimi juaj do të bëhet një shembull … Nëse ai ka efekt të mirë, do të ndodhë vetëm pasi kërkon një sakrificë nga të dy ne.

Mbrëmja dhe letrat tuaja kanë rinovuar sigurinë time se gjithçka qëndron afër asaj që është e mirë, bëhet e mirë … Ju, edhe në situatën tuaj, duhet të jeni e lumtur pasi vetëm ata me zemër të re dhe dhe pritshmëri të larta mund të jenë me perspektive në një botë të re – mësim i ri, ajër i pastër dhe rritja. Le të jetë secili prej nesh në ekzistencën e tjetrit. Kjo do të ruajë dashurinë tonë.

Jeta ime vazhdon – pa përfshirjen ose meritën time – me një siguri të tillë dhe të panjohur, saqë dua të besoj se zbrazëtia e re që do të vijë me largimin tuaj është e nevojshme.

Edhe pas largimit të Arendt, intensiteti emocional midis të dyve i shtyu ata që të mbanin një korrespodencë të vazhdueshme dhe takime të rastit në muajt që pasuan.

Deri në korrik të vitit 1927, thuajse dy vite pasi romanca e tyre kishte filluar, ata ishin akoma shumë të dashuruar. Duke iu përgjigjur një letre tjetër të Arendt që sërish nuk ka mbijetuar por që duket se ka qenë veçanërisht e ngarkuar emocionalisht, Heidegger shkruan:

E dashur Hannah!

[…]

Edhe pse keni mbetur aq prezente për mua sa keni qenë ditën e parë, letra juaj ju afroi veçanërisht afër. Unë i mbaj duart tuaja të dashura në të miat dhe lutem me ju për lumturinë tuaj.

[…]

Fëmijë, e dashura ime, a shpresoni ju? Pyete pjesën më të brendshme të zemrës sate, e cila më ka shkëlqyer shumë shpesh nga sytë e tu të mrekullueshëm e të thellë; do t’ju tregojë: thellë-thellë jam plotësisht dhe i sigurt për këtë besim.

Letra juaj më ka tronditur aq shumë sa herë e parë që isha pranë jush. Ato ditë janë kthyer me kaq fuqi elementare, falë kësaj fjale të dashurisë suaj.

Duke i bërë jehonë pasqyrimit të Van Gogh-ut mbi domosdoshmërinë paralele të dhënies dhe pranimit në dashuri, Heidegger shton:

E dashur Hannah, për mua ishte sikur të isha favorizuar të jepja diçka të rëndësishme dhe të madhe, në mënyrë që të pranoja dhuratën dhe dhurimin, si një posedim të ri. Unë ende nuk kam arritur ta kuptoj, dhe aq më pak të përthith gjerët e dyshimta që pashë në ekzistencën tonë në ato orë.

Në prill të vitit 1928, Arendt i bën jehonë pohimit të famshëm të Frojdit se dashuria dhe puna janë dy gurthemelet e shpirtit njerëzor, dhe përfundimisht zgjedh filozofinë mbi romancën e saj me Heidegger. Ajo i shkruan atij, duke iu lutur që të kuptojë zgjedhjen e saj – duke besuar, madje, që si një filozof vetë, i konsumuar plotësisht nga vepra e tij, ai nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveçse ta kuptonte:

Unë të dua ashtu siç bëra ditën e parë – ti e di, dhe unë e kam ditur gjithmonë, madje edhe para këtij ribashkimi. Rruga që më tregove është më e gjatë dhe më e vështirë nga sa mendoja. Kërkon një jetë të gjatë në tërësinë e saj. Vetmia e kësaj rruge është e vetëzgjedhur dhe është mënyra e vetme e të jetuarit që më është dhënë. Por shkretimi që fati e ka rezervuar për mua, jo vetëm që nuk merr nga unë forcën për të jetuar por do të më bllokonte rrugën. Vetëm ju keni të drejtë ta dini këtë, sepse gjithmonë e keni ditur.njohur atë. Unë mendoj se edhe kur të mbetem pa zë, nuk do të jem kundër të vërtetës, Unë gjithmonë jap aq sa dëshiron dikush nga unë, veçse angazhimi i dashurisë sonë më bën përgjegjës. Do të humbja të drejtën time për të jetuar nëse do të humbja dashurinë time për ju, por gjithashtu do ta humbja këtë dashuri dhe realitetin e saj nëse do të hiqja dorë nga përgjegjësia që më detyron.

Një vit më pas, Arendt u takua me një gazetar dhe filozof të ri gjerman në seminarin e Heidegger. Atë vjeshtë, ajo u martua me të. Në ditën e saj të dasmës, ajo i dërgon Heideggerit një letër të fundit.

Mos më harroni dhe mos harroni sa thellë e dini që dashuria jonë ka qënë bekimi i jetës sime. Kjo njohuri nuk mund të tronditet, as sot, kur, si rrugëdalje nga shqetësimi im, kam gjetur një shtëpi dhe një ndjenjë të përkatësisë me dike, të cilin më së paku mund ta kuptoni.

[…]

Unë t’i puth vetullat dhe sytë tuaj,

Hannah juaj

Ashtu si Virginia Ëoolf dhe Vita Sackville-Ëest, të cilët ishin dashnorë dhe miq të përjetshëm, ashtu mbetëm edhe Arendt e Heidegger. Por vetëm për një gjysmë shekulli, deri në vdekjen e papritur të Arendt. Heidegger jetoi gjashtë muaj më shumë se ajo.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dashuria e ndaluar gruaja më e zgjuar hannah arendt heideggerit letrat dashuria e ndaluar gruaja më e zgjuar hannah arendt heideggerit letrat

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 6 Tetor 2019, 10:37

TIRANË– Bashkëshortja e kryetarit të bashkësisë për Tiranën, Ajola Xoxa ka ndarë një pozë të vjetër, në të cilën tregon se në ditën e fundit të shtatzënisë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet