LIVE UPDATES
Insights

Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu

7 Nëntor 2021, 06:05 Nga DOSJA
Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu

Nga Redi Muçi

Seriali i Netflix-it që ka tejkaluar çdo rekord shikueshmërie, Squid Game (Loja e kallamarit), duket sikur ka kapur të papërgatitur kritikët e zakonshëm e të kudogjendur të kinematografisë. Ndryshe nga filmi korean i para ndonjë viti që fitoi çmimin Oscar me titull Parasite (Paraziti), seriali në fjalë nuk është ndonjë kryevepër artistike, aktrimi është mesatar dhe personazhet nuk shquhen për ndonjë thellësi dostojevskiane (madje krejt e kundërta). Aseti kryesor i serialit duket të jetë thjeshtësia me të cilën ia del të paraqesë në mënyrë alegorike sistemin ekonomiko-politik në të cilin ndodhemi: kapitalizmin. Kjo ka sikletosur mjaftueshëm çdo liberal i cili më kot përpëlitet për të dhënë shpjegime që e justifikojnë suksesin në termat abstraktë të pasqyrimit të natyrës njerëzore, apo me tërheqjen që shkakton tek audienca dhuna skenike e zhanrit Gore.

Në pamje të parë ngjarja në film ndjek një logjikë lineare, të ngjashme me serialë të mëparshëm si Hunger Games (Lojërat e urisë): disa njerëz të pashpresë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në një lojë për kënaqësinë e pasanikëve. Ata garojnë me njëri-tjetrin në një seri lojërash për fëmijë, ku “eliminimi” nga loja nënkupton eliminimin fizik të lojtarëve dhe ku fitimtari përfiton një shumë marramendëse parash. Megjithatë, gradualisht bëhet e qartë se tek audienca shpërfaqet një sistem më kompleks: një lojë (fëmijësh ku garohet) brenda lojës (së argëtimit të pasanikëve) brenda lojës (së kapitalizmit aty jashtë).

Sipas regjisorit të serialit, Hwang Dong-hyuk, ngjarjet janë frymëzuar nga jeta e tij personale, kur pas krizës së vitit 2009 atij iu desh të hyjë në borxhe së bashku me të ëmën dhe gjyshen e tij. Por rasti në fjalë nuk përbën një përjashtim; në Korenë e Jugut borxhi personal ka arritur mbi 100% të PBB në vitet e fundit, është rritur papunësia e të rinjve bashkë me çmimet e apartamenteve dhe 20% e më të pasurve zotëron 166 herë më shumë pasuri se 20% e më të varfërve. “Nuk ka ndonjë zbulim të madh [në serial]! Është shumë e thjeshtë! Unë besoj se rendi ekonomik global është i pabarabartë dhe rreth 90% e njerëzve besojnë se është i padrejtë.” – shprehet Hwang-u në një intervistë për The Guardian.

Interesant, gjithashtu, është debati që ka lindur nga problemet me titrat në anglisht në Netflix. Pjesë të caktuara ku personazhet shprehin fraza me përmbajtje domethënëse socio-politike janë përkthyer me një gjuhë të drunjtë që nuk përkon fare me origjinalin. Kështu, për shembull,në anglisht lexojmë shprehjen “nuk jam ndonjë gjeni, por mund të gjejmë një zgjidhje”, teksa një prej personazheve përpiqet të dalë nga një situatë e vështirë. Por çka thotë në të vërtetë personazhi është “jam shumë e zgjuar, vetëm se nuk m’u dha kurrë mundësia të studioj”, çka qartazi portretizon të varfrën të cilës jetesa ia pamundësoi shkollimin e lartë. Arsyeja për këtë mospërputhje, si për ironi, aludohet të jetë mbingarkesa dhe presioni në të cilin punojnë përkthyesit e titrave në Netflix, i cili vetëm nga seriali në fjalë ka fituar deri tani rreth 760 milionë euro.

Personazhet e serialit vijnë nga sfera të ndryshme të jetës. Kështu, personazhi kryesor, Seong Gi-hun, është një punëtor fabrike automobilash dhe ish-sindikalist i cili ka humbur vendin e punës dhe është detyruar të zhytet në borxhe, duke evokuar grevën 77-ditore të vitit 2009 të kompanisë SsangYong në Korenë e Jugut, ku 43% e punëtorëve u pushuan nga puna dhe 13 prej tyre kryen vetëvrasje. Personazhet e tjerë përfshijnë emigrantin pakistanez të cilit pronari i fabrikës nuk i jep rrogën, ekselentin e diplomuar për biznes në universitetin prestigjioz të cilin sistemi e ka bërë të gatshëm për të bërë gjithçka me qëllim që të fitojë, refugjaten e ardhur nga regjimi diktatorial i Koresë së Veriut, përfaqësuesin e botës së krimit etj.

Opsioni për të dalë jashtë lojës është gjithnjë i pranishëm, por i rremë. Loja që luhet jashtë (ajo e kapitalizmit) është po aq makabre sa edhe loja që luhet brenda. Borxhi – lubrifikanti që zhdërvjelltëson motorin e ekonomisë kapitaliste – i ka eliminuar tashmë këta njerëz nga loja e mbijetesës në sistemin kapitalist. Ata tashmë nuk janë thjesht të papunë, por të papunësueshëm; rudimente që sistemi i jashtëqet pasi u ka përthithur kaloritë dhe proteinat. Sistemi ka shtrirje globale; atij nuk i shpëtohet dot. Megjithatë koncepti i “zgjedhjes” personale për të qenë pjesë e lojës ka një funksion të qartë ideologjik: justifikon pozitën e të shtypurit dhe shtypësit duke e ripërtërirë atë. Fundja, dështimi i tyre në lojën kapitaliste gjithashtu shihet si një seri “zgjedhjesh” të gabuara, jo si rezultat i një sistemi që shtypjen e ka logjikë të brendshme.

Të jesh i varfër perceptohet si turp në botën e kapitalit ku ushqehet iluzioni i mundësive dhe shanseve të barabarta. Madje “barazia” është një tjetër lajtmotiv ideologjik që luan rol brenda lojës te Squid Game-i. “Jemi të gjithë të barabartë” është një parullë që drejtuesit e lojës përmendin vazhdimisht si legjitimuese të idesë së drejtësisë. “Barazia”, megjithatë, mund të kuptohet në kontekstin e kuajve të vrapimit të cilëve u jepen shanse të barabarta për të argëtuar ata që paguajnë t’i shohin të garojnë. Metafora e kuajve, e përdorur në një skenë përmbyllëse të serialit, vlen sidomos për lojën e kapitalizmit. Të gjithë ne jemi kuajt që vrapojmë, jo vetëm për të argëtuar ata që sundojnë, por sidomos për të gjeneruar vlerën në shoqëri.

Me vdekjen e çdo lojtari, një globi që rri varur në tavanin e dhomës qendrore i shtohen paratë që do të fitojë në fund ai që mbetet gjallë (kujt i kujtohet loja e neveritshme“100 milionë” me Eno Popin?). Kapitali është si ai globi që mbushet me para – jo nga vdekja e punëtorëve – por nga muskujt e tyre që vënë përditë në lëvizje makinerinë e prodhimit. Vdekja e një punëtori në botën reale është një ngjarje jo fort e rëndësishme për xhepat e pronarit, sepse ajo që e mbush përditë globin me para është lëvizja e muskujve të tij.

“Kapitali është punë e vdekur, që njësoj si një vampir, mbijeton duke përthithur punën e gjallë, dhe jeton më gjatë, sa më shumë punë arrin të përthithë.” – do të shkruante Karl Marksi, a thua për skenarin e ndonjë filmi horror. Njësoj si me fundin e protagonistit të Squid Game-it, fitimtarit që ia del mbanë të fitojë paratë, por që rrugës ka sakrifikuar çdo grimë të marrëdhënieve solidare me ata që e rrethojnë; vampiri ka përthithur çdo pikë të fundit të asaj çka e bën atë njeri.

E çfarë nëse zhanrit të kritikës ndaj kapitalizmit iu shtua edhe një serial tjetër? A ndryshoi gjë në lojën reale? “Ne jetojmë në një botë prej Squid Game-i” – thotë regjisori Hwang. Ngelet për t’u parë nëse ndërgjegjësimi (në dukje masiv) për këtë fakt do të na shtyjë që kolektivisht të tërheqim frenën dorës në lokomotivën që po shkon drejt greminës, apo përkundrazi do të nxisë te ne ëndrrat ku e përfytyrojmë veten si njeriu i fundit që ngelet në këmbë.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog kapitalizem serial netflix squid game kapitalizem serial netflix squid game

Sondazh

Poll
Insights 6 Nëntor 2021, 20:49

Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Nga Alma LleshiAshtu sikurse Virginia Woolf do të shprehej rreth 100 vite më parë: Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë! Lulzim Basha nuk i kurseu as gratë. Ta...

Insights 6 Nëntor 2021, 16:12

Berti, u bë Shqipëria

Berti zgjohu mor sheprak . Pse s’dëgjon thirrjet e mia . Të kam thënë s’do jetë shumë lark . Ja u bë Akademia . ********* Ngreu merr libra e shk...

Insights 5 Nëntor 2021, 14:31

Çmenduria me taksën për qumështin pluhur

Këta janë të mbaruar. Prezantuan taksë 100 lekë për litër për qumështin pluhur, kur shpallën paketën fiskale para disa ditësh. Sot e kanë ndryshuar. E kanë hequ...

Insights 2 Nëntor 2021, 07:39

Qeveria që s’vjedh dhe qeveria tjetër

Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje. Ose me sakte koncesionari, qe e zoteron ishte i hapur ndaj mundesise per ta shitur. Por nuk shkoi ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet