"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Sulmuesi zemërohet shumë për largimin për e tij nga takimi mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid, në sfidën e parë mes gjigantëve europianë në raundin eliminator të Europa League.

SPANJE - Sulmuesi Raphinha u largua nga fusha jashtëzakonisht i irrituar, kur u zëvendësua nga trajneri Xavi Hernández në fund të pjesës së dytë të sfidës mes Barcelonës dhe Manchester United, për Europa League. Disa imazhe e kapën brazilianin duke sharë trajnerin. Xavi u pyet për këtë çështje dhe tha se e kuptonte lojtarin.
“Ço gjë është në rregull. Është perfekte që ti je i zemëruar, kam qenë edhe unë. Ai erdhi tek unë për të kërkuar falje dhe unë i thashë: 'Nuk ka problem. Unë ju kuptoj në mënyrë perfekte, sepse kam qenë në atë situatë dhe kam qenë edhe i zemëruar”,- deklaroi Xavi në një konferencë për shtyp.
#MYVIEWSMINE WTf goes in the minds of #FootballManagers, #Raphina❓We got you, aw-#BARCELONA Star #Raphinha RAGES after being substituted vs #ManchesterUnited as he punches a seat in the dugout several times before #JordiAlba intervenes https://t.co/35MQHkyzsj @MailSport #LFC pic.twitter.com/b1KSCUufOJ
— Black Queen & JC♥️ Black History, LFC Salah Gakpo (@BlackQueenLara) February 17, 2023
Raphinha u zëvendësua nga Xavi në minutën e 37-të të pjesës së dytë, kur ndeshja në Camp Nou ishte 2-2 (ky ishte rezultati përfundimtar). Në vend të tij hyri sulmuesi Ferrán Torres. Trajneri deklaroi se do të habitej negativisht nëse braziliani do ta pranonte normalisht ndryshimin.
“Gjëja më e keqe do të ishte nëse do të ndiheshit mirë për ndryshimin. Dëshira për të luajtur, dëshira për të marrë pjesë është shumë pozitive. Mund ta shihni negativisht, por unë e shoh shumë pozitivisht që lojtari dëshiron të luajë, dëshiron të marrë pjesë. Më duket perfekte dhe gjithmonë them që duhet të jesh i zemëruar. Duhet të jesh i zemëruar me trajnerin”,- tha Xavi.
"Kjo është mungesë qëndrimi, jo mungesë edukimi. Mund edhe të më ofendosh. Vërtet. Kam mësuar nga shumë trajnerë. Çfarë është negative për ty, unë e shoh shumë pozitive", përsëriti trajneri.
???? Xavi Hernández, sobre la substitució de Raphinha
— Esport3 (@esport3) February 16, 2023
"És normal que s'enfadi, a mi també em passava. Ho veieu de forma negativa però jo no, em pot insultar i tot si vol"#ZonaEuropaE3
▶ https://t.co/nCFyBKJxOA pic.twitter.com/gZWXZGKoyP
Sulmuesi brazilian ishte kulmi i Barçës në këtë ndeshje. Përveç driblimit, pasimeve dhe gjuajtjeve të mira, ai asistoi në golin e Marcos Alonsos, në një goditje këndi dhe shënoi të dytin, i cili shmangu humbjen në shtëpi.
Me atë barazim ndaj Manchester United, Raphinha arriti në 31 ndeshje zyrtare të luajtura me Barcelonën këtë sezon. Ai e nisi 19 herë si titullar dhe zëvendësoi 12, mesatarisht me 53.8 minuta në fushë për ndeshje. Sulmuesi ka nëntë gola dhe shtatë asistime në 2022/23.
Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e javës së ardhshme, më 23 shkurt, në Old Trafford.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Mbrojtja e Dani Alves ka kërkuar tashmë uljen e masave shtrënguese, por lojtari beson se do të vazhdojë të qëndroj&e...
KONGO - Një episod aspak normal ka ndodhur në një ndeshje femrash në Kongo, me lojtaret që kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes. Lojt...
ITALI - Në Torino, momente frike për Nicolò Pirlo, djali i ish-fantazistit Andrea, teksa është sulmuar kur ishte bre...
ANGLI - Marc Cucurella, një mbrojtës spanjoll që po merr kritika të rënda për paraqitjen e tij në Chelsea, pësoi ...
FRANCE - Triumfi i Lionel Messit në Botërorin 2022 dhe çmimi si ‘Lojtari më i mirë’ i Kupës së Botës,...
FRANCE - Zinédine Zidane, i emëruar ambasador i skuadrës Alpine në Formula 1, siguron se mbetet aktiv në botën e futbollit dhe s...
Thomas Tuchel (majtas) dhe Christophe Galtier në një event vitin 2019 FRANCE - “Kur je trajner i PSG-së, je nën presion që n...
Haruyuki Takahashi, një ish-zyrtar i lartë i Lojërave të Tokios (në një karrige me rrota), akuzohet se ka marrë më shu...
ITALI - Ndryshe nga sa ishte planifikuar, delegacioni i Nantes ka kaluar natën në Torino, pasi rrëmbeu barazimin në Juventus Stadium, në...
Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani (në qendër) në vitin 2016, ka shërbyer edhe si kryeministër i Katarit. ANGLI - Ai ësht&eu...