"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“The Sun” dhe “The Telegraph” publikojnë se Marc Cucurella është ylli i tretë i Chelseas që ka pësuar një grabitje në shtëpinë e tij.

ANGLI - Marc Cucurella, një mbrojtës spanjoll që po merr kritika të rënda për paraqitjen e tij në Chelsea, pësoi një grabitje në shtëpinë e tij menjëherë pas transferimit të tij nga Brighton. Gazeta ‘The Sun’ publikon se “efektet shqetësuese të grabitjes besohet se kanë pasur një ndikim të madh në luftën e Cucurellas për t’u përshtatur në Stamford Bridge”.
Andrew Dillon raporton se grabitja e shtëpisë së Cucurellas është e treta që pësohet nga një lojtar i Chelsea, pas atyre të Reece James (në një video grabitësit shihen duke marrë kasafortën e tij) dhe Raheem Sterling (banda që sulmoi rezidencën e tij gjatë Kupës së Botës, tashmë është ndaluar).
Trajneri Graham Potter e mbron Cucurella: "Ata janë njerëz me jetë private dhe gjëra që ndodhin." Trajneri i ‘bluve’ të Londrës, Graham Potter, ka pranuar publikisht se Marc Cucurella kishte vuajtur personalisht, dhe The Telegraph raporton se një vjedhje në shtëpinë e tij mund të jetë një nga arsyet.
"Ata janë njerëz me jetë private dhe gjëra që ndodhin. Marc Cucurella nuk është i vetmi. Në të njëjtën kohë, ju e kuptoni që tifozët paguajnë paratë e tyre dhe gjëja më e rëndësishme është ajo që ndodh në atë fushë për 90 minuta. Megjithatë, lojtarët duhet të merren me gjërat”,- shpjegoi trajneri i Chelseat duke mbrojtur mbrojtësin spanjol.
Graham Potter e kuptoi se "Marc është mirë, ai po bën punën e tij. Ai e di se ndoshta nuk është në formën e tij më të mirë, por nuk është i vetmi lojtar që duhet të kalojë një moment si ky. Ai është një lojtar në të cilin klubi investoi para gjatë verës dhe është detyra jonë ta ndihmojmë, ta mbështesim dhe ta çojmë në pikën ku ai po i tregonte të gjithëve cilësitë e tij".
Mbrojtësi spanjoll ka marrë disa fishkëllima në Stamford Bridge në Champions League dhe vuajti kritika të ashpra nga Frank Leboeuf: "Ne nuk duam ta shohim më Cucurella. Me gjithë respektin e duhur për një njeri që nuk e njoh, Cucurella nuk është mjaftueshëm i mirë për Chelsean. Kjo është kaq e thjeshtë”. Sezonin e kaluar Chelsea pagoi 74 milionë euro për Brighton për Cucurellan.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Triumfi i Lionel Messit në Botërorin 2022 dhe çmimi si ‘Lojtari më i mirë’ i Kupës së Botës,...
FRANCE - Zinédine Zidane, i emëruar ambasador i skuadrës Alpine në Formula 1, siguron se mbetet aktiv në botën e futbollit dhe s...
Thomas Tuchel (majtas) dhe Christophe Galtier në një event vitin 2019 FRANCE - “Kur je trajner i PSG-së, je nën presion që n...
Haruyuki Takahashi, një ish-zyrtar i lartë i Lojërave të Tokios (në një karrige me rrota), akuzohet se ka marrë më shu...
ITALI - Ndryshe nga sa ishte planifikuar, delegacioni i Nantes ka kaluar natën në Torino, pasi rrëmbeu barazimin në Juventus Stadium, në...
Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani (në qendër) në vitin 2016, ka shërbyer edhe si kryeministër i Katarit. ANGLI - Ai ësht&eu...
ITALI - Ndeshja e tij e fundit me kuqezinjtë daton në 18 shtator kundër Napolit, por të tjetra mund të jetë shumë afër.&...
SPANJE - Futbollisti Dani Alves duhet të qëndrojë në paraburgim pa kusht të paktën deri në javën e ...
ITALI – Edhe pse Juventusit i janë dashur vetëm 13′ minuta për të zhbllokuar sfidën dhe për të fituar avantazhi...
RUMANI - Ermal Krasniqi u transferua në janar nga Ballkani tek skuadra rumune e Cluj. Mbrëmjen e sotme, sulmuesi shqiptar është në fush...