Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO / Milano e gjitha në rrugë, të paktën ajo zikaltërt, për të festuar titullin e 20-të kampion!
Pesë javë nga fundi i kampionatit zikaltrit kanë arritur të mbyllin llogaritë e titullit duke festuar një kurorëzim sezoni si në ëndrra, pikërisht në derbin e madh të “Madoninës”.
23 Prill 2024, 00:54Nga DOSJA
ITALI - E gjithë Milano duket në festë tani dhe janë zikaltrit ata që kanë pushtuar sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit duke festuar me flamujt dhe fanellat e Interit, për titullin e 20-të të fituar në këtë ndeshje të mbrëmjes të së hënës, në derbin e madh, përballë rivalit të tyre të përjetshëm, Milanit.
Një titull i 20-të për Interin që do të sjellë edhe yllin e dytë në fanellën e tyre, një arritje e madhe që sigurisht kurorëzon një sezon të shkëlqyer të tyre, sidomos në kampionat ndërkohë që në Europë nuk arritën të bënin të njëjtën gjë.
Gjithësesi, pesë javë nga fundi i kampionatit zikaltrit kanë arritur të mbyllin llogaritë e titullit duke festuar një kurorëzim sezoni si në ëndrra, pikërisht në derbin e madh të “Madoninës”.