Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Sport
VIDEO / Thuram hipotekon festën zikaltër, pritet vetëm bilbili i fundit!
Zikaltrit udhpheqin derbin e Milanos me shifrat 2-0 falë golave të Acerbit në pjesën e pare dhe Marcus Thuram në të dytën.
22 Prill 2024, 22:10Nga DOSJA
ITALI – Luhet në “San Siro” derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit që këtë herë është shndërruar në derbin e titullit kampion, pasi Interit do t’i mjaftojë fitorja sot për të mbyllur llogaritë e këtij sezoni.
Milani i pafuqishëm dhe vjen në këtë ndeshje pas shumë vështirësive që ka kaluar në këto ndeshjet e fundit.
Dhe forma e këtyre dy skuadrave konfirmohet shpejtë edhe në rezultat, pasi që në minutën e 18-të pas një goditje këndi, i harruar vetëm në zone Acerbi zhbllokon ndeshjen dhe kalon Interin në avantazh.
Milani shëtit në fushë edhe në pjesën e dytë duke mos vënë asnjëherë në rrezik portën zikaltër, ndërkohë Interi siguron fitoren në minutën e 49-të falë golit të Marcus Thuram.