Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Sport
VIDEO / Më në fund Ramadani gjen golin e parë në Serinë A, shikoni perlën e lojtarit kuqezi!
Festë legjitime për mesfushorin shqiptar, që ndërpreu kështu serinë prej 4 barazimesh radhazi për Leccen dhe i dha skuadrës fitoren e munguar që prej 22 shtatorit në kampionat.
16 Dhjetor 2023, 17:20Nga DOSJA
ITALI - Ylber Ramadani gjen golin e parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar në minutën e 89’ të ndeshjes mes Lecces dhe Frosinones, duke u dhënë triumfin 2-1 puljezëve.
Mesfushori kuqezi, që u transferua vetëm këtë verë te Lecce, u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm, por iu desh të presë 16 ndeshje për të shijuar golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.
Sulmuesi Roberto Piccoli shënoi golin e parë për Leccen, në minutën e 11, por Kaio Jorge riktheu baraspeshën në të 33-tën. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Lecce u hodh e gjitha në sulm dhe në minutën e 89’ ishte Ramadani që provoi nga një distancë prej afërsisht 30 metrash, duke dërguar topin në rrjetë.
Festë legjitime për mesfushorin shqiptar, që ndërpreu kështu serinë prej 4 barazimesh radhazi për Leccen dhe i dha skuadrës fitoren e munguar që prej 22 shtatorit në kampionat.
Fill pas ndeshjes, Ramadani shpërtheu sërish në festë për golin e tij të parë në Serinë A, që do të mbahet mend gjatë, teksa ndau gëzimin me mesfushorin tjetër shqiptar të Lecces, Medon Berisha.