Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Sport
VIDEO / Granada bie sërish edhe me Uzunin në formacion!
Celta Vigo fitoi 0-1 dhe renditet momentalisht në vend të 17-të me 13 pikë, teksa Granada renditet në vend të 19-të me 8 pikë.
16 Dhjetor 2023, 16:37Nga DOSJA
SPANJE - Celta Vigo fiton me rezultatin 1-0 ndaj Granada-s në javën e 17-të të La Liga. Pas asitit të Nunez, Larsen gjen rrugën drejt rrjetës në minutën e 20-të dhe kalon vendasit në avantazh. Pavarësisht tentativave nga ana e miqve për të gjetur rrugën drejt rrjetës, pjesa e e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në minutën e 80-të Celta Vigo mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Aspas u ndëshkua me karton të kuq. Granada nuk mundi që ta shfrytëzonte superioritetin numerik, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-0.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni e nisi këtë ndeshje në rolin e titullarit, megjithatë nuk u shfaq në formën e tij më të mirë. 1-0 dhe Celta Vigo renditet momentalisht në vend të 17-të me 13 pikë, teksa Granada renditet në vend të 19-të me 8 pikë.