Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Sport
VIDEO / Manchester City kalon në 16-tshe nga Beogradi, Crvena Zvezda, mbetet jashtë!
Manchester City kalon në fazën e 1/8-ave si kryesues i Grupit G me pikët e plota pra me 18 pikë, teksa Crvena Zvezda del nga Europa.
13 Dhjetor 2023, 21:08Nga DOSJA
ANGLI - Manchester City fiton me rezultatin 2-3 në transfertën e Crvena Zvezda, duke mbyllur llogaritë e fazës së grupeve të Champions League.
Anglezët zhbllokuan sfidën në minutën e 19’ me Hamilton që i dha avantazhin skuadrës së Guardiolës. Teksa në minutën e 62’ Bobb dyfishoi avantazhin e Manchester City-t.
Skuadra e Crvena zvezda reagoi dhe rihapi sfidën në minutën e 76’ me Hwang In-Beom.
Megjithatë City fitoi penallti, që u ekzekutua nga Philips në minutën e 85’, duke i dhënë skuadrës së tij golin e tretë. Ndeshja u vulos në fund nga Katai, i cili shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 90+1’.
Kështu Manchester City kalon në fazën e 1/8-ave si kryesues i Grupit G me pikët e plota pra me 18 pikë, teksa Crvena Zvezda del nga Europa.