13 Dhjetor 2023, 17:06
Nga DOSJA

ANGLI - Gazetari anglez Geoff Shreeves u larguar nga “Sky Sports” pas 30 vitesh, ndërkohë që ai ka rrëfyer edhe një episod, ku thuajse u përfshi në një përplasje fizike me Sir Alex Ferguson për një intervistë!
Në vitin 2023, në moshën 59-vjeçare, Geoff Shreeves i tronditi të gjithë, kur zgjodhi të largohej nga kanali televiziv Sky Sports pas një karriere prej 31 vitesh. Ai ishte fytyra e kanalit që nga viti 1992 dhe në dekadat e fundit është bërë i famshëm në mbarë botën, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kjo ishte kryesisht për shkak të polemikave të ndryshme në të cilat ai ishte përfshirë, por edhe për faktin se ai u shfaq në video lojërat e famshme të FIFA-s, të realizuara nga EA Sports.
Geoff Shreeves shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nënshkroi një kontratë me “CBS Sports”. Pas ndryshimit të tij drastik në karrierë, Shreeves ka pranuar të flasë hapur për disa nga periudhat më të vështira që i është dashur të kapërcejë si reporter i “Sky Sports”. Si specialist i Premierligës, ndoshta kampionatit më të fuqishëm në planet, Geoff Shreeves iu desh të intervistonte disa prej yjeve më të mëdhenj të “mbretit të sportit”, qoftë për lojtarë apo trajnerë.
“Sir Alex Ferguson, Arsene Wenger, Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, ata janë pesë “dukët” e mëdhenj, me të cilët kam luajtur me shumë kënaqësi”,- rrëfen Geoff Shreeves. Nga të gjithë ata që u përmendën, me Jose Mourinhon, ai thotë se kishte marrëdhënien profesionale më pa tendosje:
“Kur i intervistoni ata, po përpiqeni të merrni përgjigje për shikuesit tuaj, kështu që gjithçka varet nga sa larg jeni të gatshëm të shkoni. Shumë varet edhe nga marrëdhënia juaj me ta. Nuk kam debatuar kurrë me Mourinhon. Ne patëm disa shkëmbime më të ftohta me Pep, ndërsa me Arsene Wenger nuk shkoi shumë mire, kur e pyeta nëse ai priste të shkarkohej pas atij 2-8 të famshëm me Manchester United në “Old Trafford”. Nuk shkoi aq mirë biseda”,- kujton Shreeves.
Por deri tani, personi më i pakëndshëm me të cilin ai ndërveproi ishte Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United, i cili njihet nga shumë njerëz si trajneri më i madh i të gjitha kohërave. Në një moment, ndërsa intervistonte Cristiano Ronaldon, Geoff Shreeves u sulmua nga Sir Alex Ferguson.

“Më kujtohet një herë që intervistoja Cristiano Ronaldon, mirëpo Sir Alex Ferguson nuk u pajtua me diçka dhe më sulmoi verbalisht. Unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë dhe më pas ai u hodh fizikisht drejt meje për të më goditur. Më pas, një punonjëse e shtypit, vajza e Dennis Law (jo ish-futbollist skocez) për të qenë të saktë, u fut mes meje dhe Sir Alex Ferguson dhe filloi të bërtiste: "Stop, stop!", zbuloi gjithashtu Geoff Shreeves.
Lidhur me largimin e tij nga Sky Sports pas 31 vitesh, Shreeves pranoi se e bëri këtë për shkak të parave. Së fundmi, shefat e televizionit britanik ia kishin ulur rrogën dhe lajmet nuk i kanë pëlqyer, pasi kontrata e re ishte mjaft kufizuese dhe nuk e lejonte të kishte aktivitete të tjera.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Dhjetor 2023, 16:16
ARABIA SAUDITE - Në një ndeshje në Arabinë Saudite, tifozët e skuadrës rivale të Al Nassr brohori...
Sport
13 Dhjetor 2023, 15:46
PORTUGALI - Perla të tilla, rrallë ke fatin t’i shikosh. Angel Di Maria shënoi një gol të mrekullueshëm&...
Sport
13 Dhjetor 2023, 15:09
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë një shëtitje në qytetin AlUla, në Arabin&eu...
Sport
13 Dhjetor 2023, 14:47
TURQI - Liga turke, e pezulluar pas sulmit të presidentit të Ankaragucu ndaj arbitrit ndërkombëtar Halil Meler, në ndeshjen kundë...
Sport
13 Dhjetor 2023, 14:00
HOLANDE - Wesley Sneijder, ish-lojtari i Real Madridit, ka mbështetur mendimin e ish-bashkëlojtarit të tij Pierre van Hooijdonk, ...
Sport
13 Dhjetor 2023, 13:30
ANGLI - Jonny Otto është përjashtuar nga jeta e përditshme e Wolverhampton. Të premten e kaluar, klubi l&eum...
Sport
13 Dhjetor 2023, 13:00
ZVICER - Futbolli botëror u ndal të martën e kaluar, më 12 dhjetor, me sulmin që gjyqtari turk Umut Meler pësoi p...
Sport
13 Dhjetor 2023, 12:40
ITALI - Napoli në zi për shkak të vdekjes së Antonio Julianos, ish-futbollist dhe drejtues i klubit italian, i ndarë nga jeta në m...
Sport
13 Dhjetor 2023, 12:30
Pamje e stadiumit Den Bosuil me tribunën e shkretë, 4, në të majtë
BELGJIKE - FC Barcelona viziton Antwerpen me detyr...
Sport
13 Dhjetor 2023, 12:10
TURQI - Klubi i Besiktasit mori masa të forta kundrejt ecurisë së dobët të skuadrës, duke pezulluar 5 futbollistë: Vincent Ab...