"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Interi mes festës dhe lotëve…ja çfarë ndodhi!
Rivalë për titullin kampion, Interi dhe Napoli, kanë krijuar në situatë të pazakontë sidomos në Como, ku luanin zikaltrit.
24 Maj 2025, 00:00Nga DOSJA
ITALI - Zhvillimi paralelisht i ndeshjeve të Napolit dhe Interit, rivalë për titullin kampion, ka krijuar në situatë të pazakontë sidomos në Como, ku luanin zikaltrit.
Këta të fundit vareshin në mënyrë direkte nga rezultati i sfidës tjetër, ndaj edhe lojtarët që ishin në pankinë, kishin hapur celularët dhe po shihnin çfarë ndodhte në “Diego Maradona”.
Sipas “DAZN”, në momentin e shënimit të golit nga De Vrij, askush nuk e kishte mendjen aty, duke e kuptuar shumë vonë se zikaltrit kishin kaluar në avantazh në pjesën e parë të sfidës.
Ndërkohë, ata vazhduan të ndiqnin ndeshjen tjetër në celularë dhe ishin dukshëm të dëshpëruar kur parë MekTominej të shënonte në portën e Sherrit.
Ndërkohë, mes shoqëruesve dhe familjarëve të zikaltërve që ishin në tribunë në Como, kishte edhe persona që nuk mbajtën dot lotët në ato momente.