23 Maj 2025, 22:46
Nga DOSJA
ITALI - Napoli është kampion i Italisë për të katërtën herë në histori, kjo falë një fitoreje 2-0 në javën e fundit të kampionatit përballë Cagliarit, duke lënë pas me vetëm një pikë Interin, që paralelisht mundi Comon në transfertë 0-2.
Sfida e luajtur në “Diego Armando Maradona” nisi fuqishëm nga ana e vendasve, të cilët provuan në disa raste në pjesën e parë, por u ndalën nga portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri. Gjithsesi, ish-gardiani i Egnatias nuk mund të bënte asgjë në minutën e 42-të, kur McTominay realizoi një supergol.
Edhe pse nuk luante për asgjë, Cagliari u përpoq të merrte barazimin, por një kundërsulm i nisur nga Rrahmani, u shndërrua në gol nga ana e Lukakut në minutën e 51-të, duke vulosur çdo gjë.
Në sfidën tjetër paralele, Interi bëri detyrën, duke fituar 0-2 kundër Comos falë golave të De Vrij në minutën e 20-të dhe Correas në të 51-tën, por asgjë nuk ishte në dorën e zikaltërve, të cilët shohin të humbasin titullin sërish javën e fundit, njësoj si në vitin 2022 me Milanin.
Kështu Napoli i Contes shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori dhe i dyti në tre vitet e fundit, ndërsa Interi tani do të fokusohet vetëm në finalen e 31 majit në Mynih, ku do të përballet me PSG-në për titullin e Ligës së Kampionëve.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Maj 2025, 20:30
ANGLI - Manchester United po përballet me vështirësi financiare dhe fakti që skuadra e Ruben Amorim nuk arriti të kualifikohej për...
Sport
23 Maj 2025, 20:00
SPANJE - Duke supozuar se Luis Díaz është favoriti numër një për Barçën, konteksti aktual i tregut e detyron klubin ...
Sport
23 Maj 2025, 19:30
ANGLI - Sezoni 2024-25 i Premier League po i vjen fundi dhe, në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit, trajneri i Manchest...
Sport
23 Maj 2025, 19:00
SPANJE - Me sytë pothuajse të përlotur dhe me sensin e tij të zakonshëm të humorit, Carlo Ancelotti doli në sken&eu...
Sport
23 Maj 2025, 18:41
TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar sot nëpërmjet rrjeteve sociale Igli Taren për emërimin e këtij të...
Sport
23 Maj 2025, 18:30
FRANCE - Luis Enrique e ka të qartë se sfida e tij e menjëhershme është të fitojë finalen e Ligës së Kampion&e...
Sport
23 Maj 2025, 18:00
GJERMANI - Largimi i Xabi Alonsos si trajner i Leverkusenit është i afërt, duke pasur parasysh se Real Madridi e ka zyrtarizuar tashmë ...
Sport
23 Maj 2025, 17:30
ITALI - Që nga barazimi kundër Lazios të dielën e kaluar (2-2) dhe një gjykim i konsideruar, Interi ka pasur heshtje, ose m&e...
Sport
23 Maj 2025, 17:00
BRAZIL - Ndërsa episodi është bërë kaq i rregullt, zhurma e plumbave i bëri ata më shumë të buzëqeshnin sesa t...
Sport
23 Maj 2025, 16:30
SPANJE - Sezoni i gjashtë i Raulit në stolin e Castilla-s duhet të jetë i fundit. Sipas informacionit nga Relevo të konfirmua...