Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO/ Anglia pa shkëlqim përmbys Sllovakinë, “Tre Luanët” në çerekfinale…
Në një ndeshje plot dramaticitet, Anglia fitoi 2-1 ndaj Sllovakisë dhe kalon në çerekfinale. Për here të pare gjatë Euro 2024, u desh koha shtesë 2x15 minuta për të përcaktuar skuadrën që kualifikohet…
30 Qershor 2024, 20:27Nga DOSJA
GJERMANI - Anglia përmbys Sllovakinë dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Euro 2024. “Tre Luanët” fitojnë me rezultatin 2-1, duke tejkaluar epërsinë 1-0 të sllovakëve në pjesën e parë.
Ndërsa në stadiumin “Veltins Arena” (Gelsenkirchen), duke nisur nga ora 18:00, kishte nisur ndeshja Angli-Sllovaki, e vlefshme për 1/16-at e Euro 2024, Sllovakia befason Anglinë në minutën e 25-të, Schranz ndëshkon portierin Pickford dhe 1-0. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para…
Pas pushimit, në minutën e 50-të, Anglia shënon me anë të Foden, por një kontrolli në VAR, goli konsiderohet i pavlefshëm.
Ndërsa minutat shkojnë dhe “Tre Luanët” duken të eliminuar, në kohën shtesë, në minutën 90+5, Jude Bellinghan nxjerr nga repertori i tij një perlë dhe me revoshjatë e dërgon topin në rrjetë dhe 1-1.
Për përcaktuar fituesit, tani do të luhet koha shtesë, 2x15 minuta. Tani eshtë radha e kapitenit Harry Kane, në minutën e parë do të godasë me kokë një top Brenda zonës dhe 2-1 për Anglinë.
Sllovakët janë shtangur. Në vijim skuadra e Southgate menaxhon rezultatin 2-1, i cili i jep një biletë për vazhdimin e Euro 2024 në fazën e çerekfinaleve… Në këtë fazë Anglia do të përballet me Zvicrën...