Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO/ Sllovakia befason Anglinë, “Tre Luanët” në gjunjë në pjesën e parë…
Në minutën e 25-të, Schranz ndëshkon portierin Pickford dhe 1-0. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para…
30 Qershor 2024, 18:50Nga DOSJA
GJERMANI - Ndërsa në stadiumin “Veltins Arena” (Gelsenkirchen), duke nisur nga ora 18:00, ka nisur ndeshja Angli-Sllovaki, e vlefshme për 1/16-at e Euro 2024, Sllovakia befason Anglinë... Në minutën e 25-të, Schranz ndëshkon portierin Pickford dhe 1-0. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para…
Gareth Southgate ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me sfidën e fundit përballë Sllovenisë. Më konkretisht në mesfushë, ku Kobbie Mainoo, talenti 19-vjeçar i United e nis nga minuta e parë, duke ulur në pankinë Conor Gallagher të Chelseat.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të gjejë përballë Zvicrën në takimin për një biletë në çerekfinalet e Gjermani 2024.