7 Maj 2026, 14:30
Nga DOSJA

ZVICER - Në Europa League është dueli mes dy klubeve angleze Aston Villa dhe Nottingham Forest, të cilat do të përballen në gjymëfinalet e kthimit.
Nottingham ka një avantazh të lehtë teksa ka fituar sfidën e parë 1-0, por ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen që do të luhet në Villa Park me skuadrën nga Birmingham që do të kërkojë të përmbysë gjithçka.
Në gjysmëfinalen tjetër, Freiburgu do të pres Bragën në Gjermani. Skuadra portugeze fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 vetëm në sekondat e fundit të sfidës, por gjithsesi asgjë nuk është e sigurt se cila prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në finalen e Stambollit. Avantazhi është për Bragën, por Freiburgut i mjafton vetëm 1 gol për ta çuar ndeshjen në shtesë, pra gjithçka është e hapur.
Në Conference League, Rayo Vallecano do të udhëtojë drejt Francës për ndeshjen me Strasbourg. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Ivan Balliu shkon me avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, por edhe këtu ashtu sikurse edhe në dy gjysmëfinalet e Europa League, asgjë nuk është e sigurt dhe çështja e kualifikimit për në finalen e Leipzigut është mëse e hapur.
E vetmja ndeshje ku ka një skuadër që duket shumë pranë finales është ajo mes Crystal Palace dhe Shakhtar Donetsk. Skuadra londineze javën e kaluar mori një fitore me peshë në transfertë ndaj skuadrës ukrainase me rezultatin 3-1, por futbolli shpesh ka rezervuar supriza dhe kushedi se çfarë mund të ndodhë këtë mbrëmje.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Maj 2026, 14:21
TIRANE - Këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit të Kampionatit Abissnet Sup...
Sport
7 Maj 2026, 14:00
ITALI - Në moshën gati 27 vjeç, ai do të mbushë 27 vjeç më 10 qershor dhe duhet të jetë në kulmin e pjek...
Sport
7 Maj 2026, 13:30
SPANJE - Raphinha, sulmuesi brazilian i FC Barcelonës, ka dhënë një intervistë për ESPN për të folur rr...
Sport
7 Maj 2026, 13:00
Çmimi i Madh i Turqisë kthehet në F1
ANGLI - Sezoni i Formula 1 për vitin 2026 mund të përballet me një ndryshim t&eu...
Sport
7 Maj 2026, 12:30
FRANCE - Ringjallja. I mbërritur në Monako verën e kaluar për të ringjallur karrierën e tij pas një rënieje të li...
Sport
7 Maj 2026, 12:00
SPANJE - Gerard Piqué është dënuar me një pezullim dy-mujor nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Fu...
Sport
7 Maj 2026, 11:30
HOLANDE - Wesley Sneijder, i cili u shfaq në një kanal televiziv holandez të martën në mbrëmje për të komentuar ndeshj...
Sport
7 Maj 2026, 11:00
ITALI - Të shtunën, më 9 maj, skuadra, trajneri Cristian Chivu dhe drejtuesit zikaltër do të priten nga Ati i Shenjtë në Va...
Sport
7 Maj 2026, 10:30
SPANJE - Futbolli do të presë ndeshjen e madhe të La Ligës midis Barcelonës dhe Real Madridit, e planifikuar...
Sport
7 Maj 2026, 10:00
BRAZIL - Pas ditësh trazirash, paqja është rikthyer në Santos. Pas barazimit 1-1 në raundin e katërt të Copa Sudamericana, ...