9 Qershor 2024, 16:11
Nga DOSJA
KILI - Kombëtarja e Kilit vijon përgatitjet për miqësoren kundër Paraguajit, të martën e ardhshme më 11 qershor, testi i fundit para Copëa America.
‘La Roja’ ka pasur një vizitor të veçantë në stërvitjen e zhvilluar në Juan Pinto Durán: Manuel Pellegrinin. Trajneri i Betisit, një institucion në vendin e tij, është me pushime pas përfundimit të sezonit në Spanjë.
Pellegrini u brohorit pas mbërritjes së tij, duke firmosur fanela, dhënë autografe dhe duke bërë foto me fansat. Trajneri pati gjithashtu një takim të planifikuar në kompleks me trajnerin Ricardo Gareca. Aty ai foli edhe me Claudio Bravo, i cili këtë vit përfundoi kohën si bardheblu dhe me Alexis Sánchez.
Pellegrini dhe Bravo ruajnë një marrëdhënie të veçantë, pasi përkojnë në Betis në katër sezonet e fundit. Një marrëdhënie dashurie dhe respekti nga portieri te trajneri. "Shkëlqimi dhe përkushtimi juaj ju bëjnë të dalloheni nga të tjerët. Don Manuel Pellegrini, trajneri më i mirë kilian në histori. Një luks për futbollin tonë. Më i miri gjithmonë zotëri. Qetësi dhe saktësi",- ka shkruar ai në rrjetet sociale.
"Erdha për të përshëndetur Ricardon dhe të gjithë ekipin. Kam qenë në kontakt me të (Gareca) para se të ishim këtu. Nuk kam qenë këtu për një kohë të gjatë, mendoj se kanë kaluar rreth 30 vjet që kur kam qenë në Juan Pinto Durán”,- komentoi Pellegrini nga ana e tij në një intervistë për El Deportivo.
"Ajo që unë e shoh si një proces shumë pozitiv. Ricardo është një trajner me shumë përvojë, i cili jam i sigurt se do të ketë një pjesëmarrje të shkëlqyer me kombëtaren", parashikoi trajneri i Betisit.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Qershor 2024, 15:56
SPANJE - Jules Koundé ishte një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në sezonin 23-24. Ai ka qenë nj&e...
Sport
9 Qershor 2024, 15:11
ITALI - "Ne kemi qenë optimistë që në momentin e parë, ka qenë gjithmonë nën kontroll. Kur ka lodhje, gjithmonë pri...
Sport
9 Qershor 2024, 14:53
Trajneri Okan Buruk
TURQI - “Gundogan do të qëndrojë te Barcelona”. Kështu deklaroi Okan Buruk në ...
Sport
9 Qershor 2024, 14:45
KROACI - Mbrëmë Kroacia fitoi 2-1 ndaj Portugalisë, në një miqësore para fillimit të Kampionatit Evr...
Sport
9 Qershor 2024, 14:36
SPANJE - Një dopiedë e mrekullueshme kundër Irlandës së Veriut, dje në fitoren 5-1 të Spanjës. Mesfushori i Barcelo...
Sport
9 Qershor 2024, 14:30
ANGLI - Pak ditë para fillimit të Euro'2024, Wayne Rooney tha në rubrikën e tij në gazetën angleze 'The Times' se në Kampiona...
Sport
9 Qershor 2024, 14:11
GJERMANI - Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, doli në një konferencë pë...
Sport
9 Qershor 2024, 14:00
SPANJE - Spanja vazhdon të fitojë dhe të shënojë gola, duke dërguar një sinjal përpara Kampionatit Evropian të...
Sport
9 Qershor 2024, 13:30
ANGLI - Bruno Fernandes nuk është më i paprekshëm te Manchester United: siç raporton ‘Mirrorr’, klubi angl...
Sport
9 Qershor 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanis&e...