LIVE UPDATES
Sport

“Euro 2024″/ Ramadani: “Atmosfera është fantastike... Me Italinë do të doja një gol në minutën e 85-të, ata janë kampionë në fuqi”

Kombëtarja mbylli fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau, në Kamen, ku do të qëndrojnë dhe përgatiten për finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

9 Qershor 2024, 14:11 Nga DOSJA

GJERMANI - Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, doli në një konferencë për mediat, ku foli për atmosferën fantastike në kampin kuqezi, konkurrencën në skuadër, ndeshjen me Italinë, sezonin fantastik në aspektin personal dhe disa tema të tjera.

Atmosfera në Gjermani? “Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe këtu në hotel. Është një ndjenjë fantastike”.

Konkurrenca në skuadër? “Konkurenca bën mirë në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% në maksimum sepse luajmë me skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën”.

Ndeshja me Italinë, sa e veçantë do të jetë për ju? “Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës. Duhet të hyjmë në fushë ta bëjmë maksimumin, të luftojmë për çdo pikë. Të japim 100% nga vetja dhe të tregojmë veten. Të flasim në fushë”.

Rrugëtimi i karrierës deri në Kampionatin Europian? “Për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Unë gjithmonë kam punuar dhe do të bëjë maksimumin që të arrijë akoma nivele më të larta dhe shpresoj që ta bëjmë edhe në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm”.

Sezon fantastik, keni ruajtur energji për sfidat e Europianit? “Normalisht, kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë, dua të hyj në fushë, ta bëj maksimumin dhe të jap gjithçka për këtë fanelë”.

A do të luani në kundërsulm ndaj Italisë, ashtu si ndaj Azerbajxhanit? “Ishte një ndeshje ku ne nuk luajtëm vetëm në kundërsulm. Taktikën e vendos trajnerit, ne bëmë detyrën tonë dhe mundëm Azerbajxhanin. Nuk ishte një ndeshje që përdorëm vetëm kundërsulmet. Taktikën në ndeshjen me Italinë do ta vendosë trajneri”.

Spanja dhe Kroacia fituan ndeshjet miqësore, i keni ndjekur sfidat? “Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta dhe i kemi ndjekur. Ndoqëm sfidën Portugali - Kroaci, i pamë si luanin. Por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, jo thjesht me të thënë, por duhet ta bejme edhe në fushë këtë gjë”.

Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëve luajnë në Serie A? “Na ndihmon shumë në ndeshjen me Italinë, sepse pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, spese janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dime sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit”.

Kalendari i ndeshjeve, sa e favorizon Shqipërinë? “Të trija këto ndeshje janë të forta, luajmë përballë kampiones së Europës, kampiones së botës, Kroacisë, ekip gjysmëfinalist në Europë dhe Botëror. Janë ndeshje të forta, por ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne do të hyjmë në fushë të marrim rezultatin që na duhet për të vazhduar tutje”.

Ndjeheni të favorizuar ngaqë nuk keni presion? “Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon edhe më shumë. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë”.

Ndaj Italisë, një gol në minutat e para apo në minutat e fundit? “Në minutën e 85-të, që ta mbyllnim sa më mire”.

“Euro 2024″/ Ramadani: “Atmosfera është

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni