"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Tekniku italian Rolando Maran paralajmëroi gjithashtu se Luksemburgu nuk duhet nënvlerësuar, duke theksuar se në futbollin modern nuk ekzistojnë më kundërshtarë të lehtë.

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë para mediave në prag të ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, e cila do të luhet të shtunën në stadiumin “Air Albania” (20:00), duke theksuar se skuadra është ende në proces përshtatjeje me idetë e reja të stafit teknik.
Tekniku italian pranoi se në paraqitjet e para të ekipit janë vënë re si elementë pozitivë ashtu edhe mangësi që kërkojnë korrigjim, por e konsideroi këtë normale duke pasur parasysh kohën e shkurtër që ka në drejtimin e kuqezinjve.
“Kam vetëm rreth 20 ditë në krye të Kombëtares dhe është krejt ndryshe kur fillon të punosh çdo ditë me lojtarët, t’i njohësh nga afër dhe të krijosh komunikim me ta. Është një proces që kërkon kohë”, u shpreh Maran.
Trajneri u ndal edhe te mungesa e golit në ndeshjen e fundit, duke theksuar se skuadra krijoi raste të mira shënimi, por nuk tregoi saktësinë e duhur në momentet vendimtare.
Sipas tij, fokusi kryesor mbetet përmirësimi i organizimit taktik dhe lëvizjes së ekipit si një bllok i vetëm, si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.
Maran nënvizoi se një nga aspektet që kërkon më shumë vëmendje është mënyra e ushtrimit të presionit ndaj kundërshtarit, pasi skuadra nuk duhet të lejojë hapësira të lira, veçanërisht në krahët e mbrojtjes.
“Po punojmë për të korrigjuar disa detaje. Në pak ditë kemi arritur të kuptohemi mirë me lojtarët dhe besoj se përmirësimet do të duken shumë shpejt”, tha ai.
Tekniku italian paralajmëroi gjithashtu se Luksemburgu nuk duhet nënvlerësuar, duke theksuar se në futbollin modern nuk ekzistojnë më kundërshtarë të lehtë.
“Ndeshja ka rëndësi për ne, jo vetëm për rezultatin, por edhe si pjesë e përgatitjeve për sfidat zyrtare që na presin në shtator. Duhet të zbresim në fushë me përqendrim maksimal”, deklaroi Maran.
Sa i përket gjendjes së futbollistëve, trajneri konfirmoi se Myrto Uzuni është i gatshëm për të luajtur, ndërsa Anis Mehmeti ka pasur probleme shëndetësore për shkak të një gjendjeje gripale.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës miq&eu...
PORTUGALI - "Kam nevojë për një sfidë të re," këmbëngul Rafa Leao, dhe vetëm disa ditë pas intervi...
FRANCE - Kombëtarja franceze ka vetëm një ëndërr këtë verë: të fitojë Kupën e Botës p&eu...
TIRANE - Në atë që po cilësohet si një nga lëvizjet më surprizuese dhe më spektakolare të dekadës në pe...
FIFA ka anuluar biletat e rreth 60 personave për Kupën e Botës ZVICER - FIFA po përballet me një periudhë tjetër pasigur...
ITALI - Ralf Rangnick i ka lëshuar një ultimatum AC Milanit, duke kërkuar një përgjigje përfundimtare deri në...
MEKSIKE - Ekipet kombëtare përballen me pengesat fillestare përpara Kupës së Botës. Japonia, e cila mbërriti në Meksik...
TURQI - Vincenzo Italiano është pranë një transferimi në stolin e Besiktas, falë një oferte bujare dyvj...
ITALI - Sulmi i Juventusit po i nënshtrohet një transformimi. Me largimin e Dusan Vlahovic tani të sigurt, pasi ai nuk do ta rinovoj&...
ANGLI - Modeli ekonometrik që gjeti saktë tre kampionët e fundit të botës ka folur sërish. Joachim Klement, njeriu që paras...