LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit për të diskutuar mbi situatën e pronave. • Banorët, nga ana e tyre, pretenduan se pronat e tyre janë në gjykata dhe presin vendimin e gjykatës, jo se janë kundër zhvillimit. • Nga ana tjetër, Rama theksoi se tashmë kjo çështje është mes pronarit që ka dokumentet dhe investitorit. • Sipas tij, fati i madh i banorëve është se personi që ka shitur tokat po hetohet nga SPAK dhe transaksionet janë bllokuar. • Rama theksoi se nëse prona fitohet nga banorët, atëherë ata do të paguhen me paratë që i janë bllokuar shitësit, ndërsa investitori vijon punën. • Kryeministri deklaroi më tej se çështjet e pronësisë në Shqipëri bazohen vetëm në dokumente ligjore dhe se qeveria nuk ka kompetencë t’i ndryshojë ato, pasi kjo është detyrë e gjykatave. • Sipas tij, problemet me pronat pas viteve ’90 janë të shumta dhe zgjidhja e tyre kërkon proces gjyqësor, jo ndërhyrje të qeverisë. • Para qytetarëve, Rama theksoi se nuk ka për të negociuar me askend në lidhje me projektin për Zvërnecin, ndërkohë shtoi se nuk ka frikë që të përballet me qytetarët. • Sa i përket projektit në Zvërnec, Kryeministri tha se edhe 500 mijë banorë të dalin në shesh nuk mjaftojnë, pasi më shumë se 800 mijë persona e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste.

13 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Rama acarohet me banorët në Zvërnec: Prona u është grabitur, ky është problemi! Qytetari: Si e bleu investitori kur unë jam në gjyq?

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e

VLORË- Kryeministri Edi Rama pati një debat në Vlorë teksa po fliste mbi investimin e pritshëm me disa banorë të Zvërnecit. Disa prej tyre u shprehën se kanë pjesë te ajo pronë ku do bëhet investimi, ndërkohë që janë ende në gjykata pa e marrë të drejtën e pronësisë.

Rama pranoi se prona është grabitur dhe ky është problemi për faj të sistemit gjyqësor. Banori shprehu shqetësimin, se si ai pa e marrë të drejtën e pronësisë, investitori bën gati investimin aty.

Banori: Jam një nga pronarët e Zvërnecit. Ajo pronë është grabitur me dokumente të falsifikuara.

Rama: Ule mikrofonin, se duket se spo më dëgjon. Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhëniet e pronësisë bazohen mbi letra. Nuk po të them që nuk është grabitje. Kam 1 orë që të them ky është problemi. Ti ke një titull. Po pse s’më lë të flas. Unë jam në rregull, më ler të flas. Meqë jam në rregull. Më lër të ta shpjegoj. Ti ke një titull pronësie. Se çfarë është kushtetuese dhe nuk është nuk e vendos partia dhe kryeministri.

Banori: Kush e zbaton ligjin. Nëse nuk zgjidhet si problem, do ngulemi në parcela.

Rama: Do më lësh të flas tani. Merrja mikrofonin. Ti më thua ke të drejtë kjo ka ndodhur në 2006, pse nuk më lë të shpjegoj se nuk kam fuqi të ndryshojë 2006. Por e ka gjykata./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

“Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Do ndërtohet shkollë e spital”/ Rama: Pagat në turizëm janë si në Greqi

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec do të sjellë zhvillim ekonomik, më shumë punësim dhe përfitime për bizneset lokale. Gjatë fjalës me banorët e Zvërnecit, Rama u shpreh se projektet turistike ndihmojnë rritjen e pagave dhe adresojnë mungesën e fuqisë punëtore, duke theksuar se resortet do të fokusohen kryesisht te punonjësit shqiptarë dhe jo te punëtorë të huaj.

Rama e krahasoi potencialin e turizmit shqiptar me atë të Greqia për të treguar, ndikimin që investimet e mëdha mund të kenë në ekonomi dhe zhvillim.

"Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi, mos të them nga pikëpamja e imazhit. Ata harxhojnë nëpër resorte shumëfish sesa një turist që vjen këtu me bukë me vete. Po kur thonë se do na vijnë nga India, të gjitha hotelet vuajnë për punëtorë dhe paguajnë si në Greqi. Ata që dalin në shesh dhe thonë “e dua Shqipërinë, mos ma prek”, i duan pagat si në Manhattan, sepse realisht pagat në turizëm tek ne janë si në Greqi.

Pyetja këtu është: A do vish të punosh?

Fenomeni i punëtorëve që vijnë nga jashtë është edhe i vendeve të tjera. Në Filipine shtete të tëra janë në radhë për të marrë punëtorë. Këto resorte që vijnë nuk do të sjellin punonjës nga jashtë. Në Tivat, të gjithë punonjësit ishin malazezë. Ai program ka spiralë, shkollë turizmi, ka edhe plot gjëra të tjera, por kur thonë “anuloje atë program” që s’ka dalë akoma, do durosh të dëgjosh lloj-lloj gjërash," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Donte të bënte Durrësin, por e trajtuan në mënyrë skandaloze"/ Rama: Tivati nga zonë e harruar me 5 milionë turistë në vit

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria humbi një mundësi të madhe investimi në turizëm për shkak të mënyrës se si, u trajtua një investitor kanadez që synonte të ndërtonte një port turistik në Durrës. Gjatë fjalës me banorët në Zvërnec, Rama tha se investitori u largua nga Shqipëria dhe zgjodhi të investonte në Tivat, një zonë që në atë kohë ishte e pazhvilluar dhe me nivel të lartë papunësie.

Sipas Ramës, investimet e mëvonshme e kanë transformuar Tivatin në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Mali i Zi, duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit.

“Unë kam ardhur direkt nga Tivati këtu. Tivati ka qenë vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi dhe vendi ku nuk shkonin turistë, sepse ishte bazë e vjetër ushtarake e Ish-Jugosllavisë. Ishin 10 mijë banorë, as turistë dhe as shejtan. Papunësi, ikte gjithë rinia nga Tivati. Dhe fati që në fakt duhet ta kapte Shqipërinë, sepse një investitor i madh kanadez erdhi në Shqipëri dhe erdhi në periudhën që ne ishim në opozitë, e trajtuan në mënyrën më skandaloze, i kërkuan pjesën dhe ai u bataksi. Donte të bënte portin turistik në Durrës. Shkoi në Mal të Zi e mori menjëherë ai tjetri, që është njeriu që e ndryshoi Malin e Zi me ato investime. Sot Tivati ka 5 milionë turistë. Tivati është një gji, ka 5 milionë turistë në vit. Tivati është zona që kontribuon më shumë në taksa në gjithë Malin e Zi,” tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit për të diskutuar mbi situatën e pronave. Banorët, nga ana e tyre, pretenduan se pronat e tyre janë në gjykata dhe presin vendimin e gjykatës, jo se janë kundër zhvillimit.

Rama theksoi se tashmë kjo çështje është mes pronarit që ka dokumentet dhe investitorit. Sipas tij, fati i madh i banorëve është se personi që ka shitur tokat po hetohet nga SPAK dhe transaksionet janë bllokuar. Rama theksoi se nëse prona fitohet nga banorët, atëherë ata do të paguhen me paratë që i janë bllokuar shitësit, ndërsa investitori vijon punën.

Rama: Fati është se nëse ju dilni vërtet pronarë, paratë nuk i shkojnë atij që s’i takon, i shkojnë shtetit dhe shteti ia kthen pronarit.

Banori: Plotësisht dakord jemi ne. Por si veprohet konkretisht? Kam bërë kallëzim në SPAK dhe SPAK sot u kujtua.

Rama: Këtë gjë nuk e zgjidhni dot me mua, këtë punën e SPAK e kemi ndarë; ata janë pushtet i pavarur.

Rama: S’është për faleminderit. Unë thashë le të vijnë të flasin ata që duan të flasin. Jo, ne nuk duam. Po s’dua unë i pari. Unë s’kam frikë të përballem me asnjë, për sa kohë jemi kështu, jo me sharje, jo me ulërima, se ato më shtojnë vetëm jetën./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e

VLORË- Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protesta në Tiranë gjatë takimit të tij me banorët në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se 500 mijë banorë të dalin në shesh nuk mjaftojnë, pasi më shumë se 800 mijë persona e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Fuqia ime si kryeministër, mbaron aty ku…"/ Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk ka kompetencë të ndërhyjë në vendimet e gjykatave dhe se çdo çështje pronësie duhet të zgjidhet vetëm përmes sistemit gjyqësor. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se fuqia e tij si kryeministër përfundon aty ku fillon fuqia e gjykatës dhe se ndërhyrja politike në drejtësi do të ishte e papranueshme në një shtet demokratik.

“Do më bësh mua të shaj gjykatën? Se gati jam. Po do më prishësh punë me Europën. Gati jam të të bashkohem. Hajde bëhemi bashkë, i gjejmë shtëpinë gjykatësit dhe e kapim të dy bashkë. Demokraci është kjo? Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e gjykatës. Mos më bëj mua të merremi këtu me gjykatën, se vijnë ata dhe na kapin të dyve pastaj”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Rama batuta me qytetarin në Vlorë: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e

VLORË- Kryeministri Edi Rama bëri një batutë lidhur me një keqkuptim për pamjen e një banori, i cili kishte shkuar në takim me pantallona të shkurtëra. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh më të qeshur se nuk ka interes që t'i dali nami sikur shikon njerëzit nga pantallonat që veshin.

"E kuptoj nga pantallonat. Jo unë i bërtita atyre se thanë nuk e lam se ishte me pantallona të shkurtëra. Dhe thash edhe kjo më duhet, të më dali nami se i shoh njerëzit nga pantallonat. Po unë gjithë jetën i kam dashur njerëzit ti vëshin pantallonat si të duan," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Është bërë çorbë e madhe me pronën..."/ Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se çështjet e pronësisë në Shqipëri bazohen vetëm në dokumente ligjore dhe se qeveria nuk ka kompetencë t’i ndryshojë ato, pasi kjo është detyrë e gjykatave. Gjatë fjalës së tij në takim më banorët e Zvërnecit, Rama theksoi se vetëm një vendim gjykate i formës së prerë mund të ndryshojë titujt e pronësisë dhe se për sa kohë ai mungon, pronar njihet ai që figuron në hipotekë.

Sipas tij, problemet me pronat pas viteve ’90 janë të shumta dhe zgjidhja e tyre kërkon proces gjyqësor, jo ndërhyrje të qeverisë.

“Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhënien e pronësisë bazohen mbi letra. Unë nuk kam fuqi të ndryshoj atë të 2006, por këtë fuqi e ka vetëm gjykata dhe për sa kohë nuk ke një vendim gjykate të formës së prerë që gjithë ky tregimi reflektohet në një titull pronësie që e ka vulosur gjykata, për aq kohë pronari është ai tjetri që e ka me hipotekë. Shumë shqiptarë e kanë këtë hall. Është bërë çorbë shumë e madhe me pronën në 1990 sidomos dhe më pas, dhe këtë e dimë të tërë. Tani nuk mund dot gjithsesi që të bllokohet veprimtaria e shtetit dërsi të gjendet e vërteta për çdo pronë. Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë. Nuk kemi mundësi ne të fshijmë prona në kadastër dhe të vëmë prona. Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon aty ku fillon fuqia e gjykatës," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Unë i pari nuk negocioj”/ Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka për të negociuar me askend në lidhje me projektin për Zvërnecin. Gjatë takimit me banorët e Zvërnecit, Rama u shpreh se nuk ka frikë që të përballet me qytetarët. Ndërkohë që theksoi se për këtë i kërkoi kryetares Bruna Mersini që të mos sjell njerëz nga Vlora në takim, por vetëm banorët e Zvërnecit. 

"E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet. I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duhan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Prona nuk është kthyer"/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama pati një takim me banorët e Zvërnecit në Vlorë, lidhur me investimin që po kundërshtohet me protesta në Tiranë. Gjatë takimit, Rama është përplasur me banorët që ndodheshin në takim, të cilët kërkonin që gjykata të bëj punën e saj në lidhje me çështjen e pronësisë. 

Ndërkohë që Rama nga ana tjetër, e ka hedhur topin e çështjes së pronësisë te qeveria e mëparshme. 

Pjesë nga debati:

Rama: Nëse në këtë proces, ju që thoni që jeni në gjykatë, do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitim trashëgimtarë, ju do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë. Unë nuk jam certifikues i asnjë prone, nuk e kam kompetencën.

Qytetari: Kërkojmë që të mos ketë ndërhyrje përveç gjykatës.

Rama: Të lutem me kë po flet?

Rama: Me kë po flet?! Jo si kryeministër. Nëse unë kam kurajo të vij përpara jush. E kanë zakon këta vlonjatët nuk e lëshojnë mikrofonin.

Qytetari: Prona nuk është e kthyer dem baba dem. Në 2009 i është dhënë dikujt.

Rama: Kur është kthyer? Të lutem shumë, këtë më thuaj. Pse na fut në këto. Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë. Mos bëjmë debat kot.

Qytetari: Unë dem baba dem e di ndryshe.

Rama: Ti je vlonjat nuk e di çfarë është dem baba dem. Nuk po i shmangem së vërtetës. Një pronë bllokohet vetëm me siguri padije. Çfarë lidhje ka që je në gjyq./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj, ajo pronë është e trashëguar dembabadem

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama dhe banori

VLORË- Kryeministri Edi Rama pati një takim me banorët e Zvërnecit në Vlorë, lidhur me investimin që po kundërshtohet me protesta në Tiranë. Një nga banorët u shpreh se ndonëse shumë persona kanë folur për këtë çështje, ai nuk kishte pasur mundësinë të shprehej më parë.

Banori u ndal te disa deklarata të Kryeministrit lidhur me pronën në fjalë, duke theksuar se çështja e tyre vijon të jetë në gjykim.

Qytetari: Unë jam në gjyq për pronën pasnesër, ju thatë para një jave që ajo pronë është e trashëguar dembabadem, ajo më vrau. U duk sikur çfarë të pres unë tani nga gjykata. kam të drejtë mbi atë pronë apo jo, do e vendos gjykata. Më kanë sorollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.

Në përgjigje, Rama mohoi që të ketë paragjykuar procesin gjyqësor, duke sqaruar se deklaratat e tij kanë pasur të bëjnë me faktin se prona është kthyer shumë vite më parë dhe jo nga qeveria aktuale.

“Jo, nuk është e vërtetë. Do ta shpjegoj unë tani. Unë kam thënë që prona është kthyer brez pas brezi, është kthyer shumë vite më parë, nuk është kthyer nga qeveria jonë. Dhe pronat e kthyera janë prona të trashëguara, kështu funksionon ligji. A ka prona që janë kthyer gabimisht? Ka plot, por këtë nuk e vendos unë, e vendos vetëm gjykata. Ndjesë nëse je ndjerë i lënduar, por nuk më ke kuptuar”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nuk ka takuar asnjë prej pronarëve që përfliten në debatet publike dhe se nuk ka dijeni për marrëveshjet e mundshme mes investitorëve dhe pronarëve.

“Unë nuk kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Nuk kam idenë fare se çfarë marrëveshjesh janë bërë mes investitorëve dhe pronarëve. Kjo është një çështje private”, tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama  tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me pronarët e përfolur në lidhje me projektet e investimit në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Duke folur nga Vlora, Kryeministri theksoi se marrëveshjet mes investitorëve dhe pronarëve janë çështje private. Kryeministri tha më tej se procedurat për miratimin e projekteve kërkojnë verifikimin e dokumentacionit të pronësisë nga institucionet përgjegjëse, ndërsa statusi i marrëveshjeve mes investitorëve dhe pronarëve pasqyrohet në dokumentacionin hipotekor.

“Nuk e kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Nuk kam idenë për çfarë marrëveshjeje kanë bërë investitorët me pronarët, është çështje private. Nëse ktheheni në kohë, kur ka dalë shprehja e interesit nga familja Trump për Shqipërinë dhe kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin, e kam thënë që në atë kohë që Sazani është çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është çështje e pronarëve privatë. Shqipëria shitet apo nuk shitet, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit.

Kur agjencia përkatëse që merret me lejen ose masterplanet, kur shprehet interesi, kërkon hipotekën. Ke apo s’ke marrëveshjen me pronarët, në hipotekë rezulton. Për sa kohë ajo tokë është tokë e blerë nga investitorët, është tokë e investitorëve. Për një subjekt, nga disa që kanë bërë shitje prone, ka rezultuar se ka një hetim prej disa kohësh dhe për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët. Por transaksioni ka ndodhur, fondi është bllokuar. Fakti që ka pasur një hetim mund të jetë pozitiv për këdo që mund ta fitojë me gjykatë pronën. Hetimi nuk zhvillohet për kompaninë, investimin apo projektin. Hetimi është në proces për një individ, për një subjekt," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste