4 Nëntor 2022, 10:24
Nga DOSJA

SPANJE - Toni Kroos (32) ka qenë me Real Madridin për më shumë se tetë vjet dhe që atëherë ka qenë pjesë integrale e ansamblit mbretëror të mesfushës. Në ndeshjen e fundit në grup të Champions League kundër Celtic Glasgow, klubi i tij mundi ta merrte lehtë. Reali ishte tashmë i kualifikuar. Në fund pati një fitore 5-1.
Por, siç e dini, kampioni i botës, i tregoi aftësitë e tij edhe kundër Glasgow edhe nëse nuk ishte më për asgjë. Ndoshta edhe për shkak se Kroos, është stërvitur nga një numër trajnerësh të mëdhenj, për të cilët suksesi është parësor.
Në karrierën e tij, Kroos ka luajtur nën urdhërat e trajnerëve: Jupp Heynckes (77/FC Bayern), Louis van Gaal (71/FC Bayern), Zinédine Zidane (50/Real Madrid), ish-trajneri i kombëtares spanjolle Julen Lopetegui (56/ Real Madrid) dhe Santiago Solari (42/Real Madrid). Por mesfushori gjerman u mor veçanërisht me Pep Guardiolën (51), me të cilin Kroos punoi te Bayern në sezonin 2013/14. Kampioni i botës e ka bërë këtë rrëfim në programin “Universo Valdano”.
Kroos thotë për Guardiolën: “Nëse më duhet të zgjedh një trajner që është perfekt për lojën time, ai është Guardiola. Më pëlqeu vërtet viti me të, më përmirësoi shumë.” Në vitin e fundit të kohës së tij me kampionët gjermanë të bayern Munich, ai luajti 51 ndeshje nën drejtimin e trajnerit të shquar spanjoll.

Pas Kupës së Botës 2014, mesfushori u transferua te Real Madrid për 25 milionë euro. Megjithëse Kroos shpjegon: “Guardiola luftoi deri në ditën e fundit që unë të qëndroja me Bayernin”. Shkak i largimit të tij nga bavarezët nuk ka qenë trajneri, por mosvlerësimi i drejtuesive të klubit. Pasi nuk ra dakord për një zgjatje të kontratës me kampionët e Bayernit, Kroos bëri kthesën.
Aktualisht mesfushori Kroos po ecën mjaft mirë edhe nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti këtë sezon. Ish-lojtari i kombëtares ka bërë 16 ndeshje, ndërkohë që ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën në Madrid.
Pyetja e vetme është se kur? Kontrata e tij është deri në verën e vitit 2023. Vendimi duhet të merret deri në pranverën e ardhshme, nëse Kroos do të vazhdojë të luajë në fanelën mbretërore apo do të heqë dorë nga karriera për të kaluar kohë me familjen. .
E ardhmja do ta tregojë. Në çdo rast, Pep Guardiola me siguri do të jetë i lumtur për deklaratën e Kroos!
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Nëntor 2022, 07:21
KOSOVE - Ndalimi i ekzekutimit të himnit të Kosovës, para ndeshjeve të kampionatit të basketbollit, u konfirmua nga kryetari i FBK-s&...
Sport
4 Nëntor 2022, 07:14
SPANJE - Alejandro Garnacho ka falënderuar Cristiano Ronaldon për asistencën e yllit portugez, i cili në minutën e 17-të, i dha ...
Sport
4 Nëntor 2022, 06:58
RUSI - Zyrtarët e Ambasadës së SHBA-së në Moskë vizituan yllin e burgosur të WNBA Brittney Griner t&eum...
Sport
4 Nëntor 2022, 06:51
ARGJENTINE - Platforma e transmetimit Netflix, këtë të enjte transmetoi premierën e një dokumentari për fitoren e Argjentinë...
Sport
3 Nëntor 2022, 23:17
EUROPË- Roma frikëson, por mbetet në Europa League. Në raundin e fundit të Grupit C, skuadra e Mourinhos mundi Ludogorets 3-1 me p&eu...
Sport
3 Nëntor 2022, 22:27
RUMANI- Ballkani e mbyll aventurën e Conference League me humbje. Në ndeshjen e fundit të Grupit G, ekipi drejtuar nga Ilir Daja humbet me shif...
Sport
3 Nëntor 2022, 19:23
FRANCË- Zinedine Zidane ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet në stol dhe thashethemet për përfaqësuesen e Francë...
Sport
3 Nëntor 2022, 19:04
SPANJË- E papritur. Gerard Pique ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli dhe se kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit n&eum...
Sport
3 Nëntor 2022, 18:51
ITALI- Mund të mos ketë qenë ndeshja për t'u fituar, por humbja ndaj PSG vetëm sa shton hidhërimin te Juventus, i eliminuar nga ...
Sport
3 Nëntor 2022, 17:01
GJERMANI - Lajm i keq për Hans Flick. Trajneri i Gjermanisë nuk do të jetë në gjendje të llogarisë sulmuesin Timo Wern...