Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë atë që do trajneri dhe të bëjmë më të mirën në fushë.”

TIRANE - Në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore nesër ndaj Izraelit, krahas trajnerit të ri të Kombëtares, Rolando Maran, ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili foli për rëndësinë e ndeshjes ndaj Izraelit, por edhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencë:
“Kemi objektiva të qarta, për të arritur atë që më parë na dukej e pamundur. Siç shkoi rrugëtimi, ishim shumë afër asaj gjëje që do të ishte shumë e bukur për ne. Me një rifillim, me një staf të ri, jemi e njëjta bazë lojtarësh, me disa të rinj.
Idetë janë të qarta. Me aq pak kohë sa kemi pasur, kemi parë disa gjëra që i do trajneri për këtë cikël të ri. Sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë atë që do trajneri dhe të bëjmë më të mirën në fushë.
Nuk besoj se është filozofi italiane, por çdo trajner ka idetë e veta, siç ishte Sylvinho, edhe trajneri i ri ka idetë e veta. Është në duart e trajnerit të na japë ato ide që ka.
Të them të drejtën, nuk e kam menduar akoma largimin. Mendoj se është një sinjal pozitiv. Mendoj se do luaj edhe për disa kohë. Trupi dhe i gjithë rrethi është i gatshëm për të luajtur në nivele të larta.
Taktika, pozicioni në fushë ndryshon. Nuk është e thjeshtë të bësh çdo gjë brenda 2-3 ditëve. Ka disa gjëra më të rëndësishme për të bërë në fushë.
Siç e thashë edhe më herët, kishim shumë pak kohë. Por idetë janë të qarta. Për më shumë ju jep përgjigje trajneri. Por besoj se jemi të gjithë gati për të bërë më të mirën në këto dy miqësore. Edhe Izraeli ka pasur një rritje në kohët e fundit. Është një skuadër e mirë.
Nuk është e thjeshtë. Në fund të sezonit, shumë i gjatë për të gjithë, por me një trajner të ri, të gjithë duan të tregojnë veten për një vend në Kombëtare. Nuk është gjë e thjeshtë të veshësh këtë fanellë. Do të synojmë më lart dhe për më mirë. Do të synojmë të kualifikohemi në turnetë e mëdha”.
B.T (Dosja.al)
Cancelo, në një ndeshje të Barçës sezonin e kaluar ARABIA SAUDITE - Ndër kontaktet që Barça po mban m...
Nga Endi Tufa TIRANE - Ankandi i shumëpritur për shitjen e shumicës së aksioneve ka kaluar në heshtje totale dhe pa asnjë ofert...
Deschamps, duke i dhënë udhëzime Salibas FRANCE - Gjashtë lojtarët e thirrur nga Didier Deschamps, të cilët luajt&e...
ANGLI - Shifrat e Harry Kane këtë sezon janë të denja për një lojtar të klasit botëror. Me 61 gola n&eu...
ANGLI - Oliver Glasner po largohet nga Crystal Palace. Klubi i dha lamtumirën trajnerit austriak me një video të ndarë në X, ndë...
DURRES - Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, kuqezinjtë janë stërvitur rregullisht gjatë këtyre ditëve...
ITALI - Tani është zyrtare: Domenico Tedesco është trajneri i ri i Bolonjës. Klubi Rossoblu e njoftoi vetë lajmin, pas ndarjes z...
ITALI - Pasi përfundoi dy vitet e tij te Napoli, me një Scudetto dhe një Superkupë Italiane në karrierën e tij, Antonio Con...
ITALI - Sal Da Vinci, një tifoz i flaktë i Napolit, pushtoi Sanremon me këngën e tij "Per sempre sì". Sot, të gjithë te&n...
BRAZIL - Ekipi kombëtar brazilian u nis nga Rio de Janeiro për në Shtetet e Bashkuara me ëndrrën për t'i dhënë fund nj...