LIVE UPDATES
Sport

Dështon ankandi për KF Lushnjen: Zero oferta edhe për 98 mijë euro, klubi sot vlen sa 1/3 e kontratës së Kempesit në 1996...

Bashkia e Lushnjes ka dështuar në tentativën e saj për të privatizuar Klubin e Futbollit Lushnja.

2 Qershor 2026, 16:37 Nga DOSJA

Dështon ankandi për KF Lushnjen: Zero oferta edhe për 98

Nga Endi Tufa

TIRANE - Ankandi i shumëpritur për shitjen e shumicës së aksioneve ka kaluar në heshtje totale dhe pa asnjë ofertë të vetme, duke konfirmuar krizën e thellë financiare dhe sportive në të cilën ka rënë një prej emrave me traditë më të madhe në futbollin shqiptar.

Ankandi i dështuar në heshtje

Sipas dokumenteve zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, të siguruara ekskluzivisht (referuar dokumentit zyrtar, Bashkia e Lushnjes kishte shpallur procedurën e hapur për shitjen e 70% të aksioneve të “Klubi i Futbollit Lushnja 1930 sh.a”. Vlera fillestare e paketës së aksioneve ishte përcaktuar saktësisht në 9,853,946.2 lekë (rreth 98.5 mijë Euro ose afërsisht 106 mijë dollarë).

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje ishte data 1 Qershor 2026, ora 10:00. Por, me kalimin e këtij afati, procedurat kanë dështuar zyrtarisht pasi asnjë investitor i vetëm nuk ka shfaqur interes apo të ketë paraqitur ofertë për të marrë drejtimin e klubit. Ky mosinteresim vërteton se stema dhe historia nuk mjaftojnë më për të tërhequr kapital.

Dështon ankandi për KF Lushnjen: Zero oferta edhe për 98

Rënia e lirë drejt "Kategorisë së Dytë"

Mungesa e blerësve lidhet drejtpërdrejt me performancën katastrofike sportive të skuadrës në vitet e fundit. KF Lushnja aktualisht ka rënë në Kategorinë e Dytë, e cila në hierarkinë e vërtetë të kampionateve në Shqipëri përkthehet si niveli i tretë i klasifikimit.

Për një investitor potencial, blerja e 70% të aksioneve për rreth 98 mijë euro është vetëm fillimi i një grope financiare. Marrja e klubit në këtë nivel kërkon shpenzime të menjëhershme dhe masive për rrogat e lojtarëve dhe logjistikën, pa pasur asnjë mundësi për të gjeneruar të ardhura nga të drejtat televizive (të cilat menaxhohen vetëm në Superiore), sponsorët e mëdhenj apo shitja e biletave. Për më tepër, blerësi nuk përfiton asete të paluajtshme, pasi infrastruktura si stadiumi “Roza Haxhiu” mbetet në pronësi të pushtetit lokal.

Kontrasti i çmendur: Vetëm firma e Kempesit kushtonte trefishin e klubit sot

Situata e sotme krijon një kontrast të dhimbshëm dhe pothuajse absurd me të kaluarën e qytetit të Myzeqesë. Në mesin e viteve ’90, në kohën e firmave piramidale dhe nën drejtimin e fondacionit “Xhaferri”, Lushnja u kthye në epiqendrën e medias sportive ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit 1996, në Shqipëri zbarkoi kapiatni dhe kampioni i botës me Argjentinën në ’78, Mario Kempes. Për ta ulur atë në pankinën e Lushnjes, presidenti i kohës hodhi në tavolinë një kontratë “faraonike” prej 360,000 dollarësh për dy sezone, me një pagë mujore që shkonte deri në 15,000 dollarë, pa llogaritur bonuset prej 80,000 dollarësh për titullin dhe kupën. 

Edhe pse aventura e tij zgjati pak javë për shkak të trazirave të vitit ’97, vetëm kësti i parë prej 10% që ai mori në dorë (30,000 dollarë) përbën sot një të tretën e vlerës totale me të cilën bashkia kërkon të shesë të gjithë klubin.

Sot, pas 30 vitesh, i gjithë klubi historik nxirret në shitje për një vlerë që nuk mbulon dot as rrogën e dikurshme të yllit argjentinas, dhe përsëri askush nuk troket në derë.

Privatizimi i klubeve, një ngërç mbarëkombëtar

Dështimi i ankandit në Lushnje ngre sërish në vëmendje problematikën e madhe të kalimit të klubeve nga pronësia shtetërore në atë private në Shqipëri. Modelet e deritanishme kanë treguar se procesi është i vështirë dhe shpesh me pasoja të rënda nëse nuk ka një plan të qartë asetesh.

Raste si Vllaznia, e cila u privatizua vetëm pas një periudhe të gjatë tranzicioni, apo agonia disa vjeçare e Flamurtarit dhe rënia e Elbasanit, tregojnë se ligji për sportin dhe statusi i klubeve si shoqëri aksionare ende nuk po prodhojnë një treg të shëndetshëm dhe tërheqës për biznesin e madh.

Për KF Lushnjen, Bashkia tani do të detyrohet të rishpallë procedurat e ankandit, ndoshta duke ulur akoma më shumë vlerën fillestare të aksioneve, por për momentin, futbolli në qytetin që dikur sfidonte botën me emra si Mario Kempes, ka prekur zyrtarisht fundin e tij më të trishtë.

 

Sondazh

Poll
Sport 2 Qershor 2026, 14:30

ZYRTARE/ Tedesco - trajneri i ri Bolognas

ITALI - Tani është zyrtare: Domenico Tedesco është trajneri i ri i Bolonjës. Klubi Rossoblu e njoftoi vetë lajmin, pas ndarjes z...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë