LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho e ka gati listën e “Euro 2024”… e shpall në fundjavë!

Në kokën e trajnerit Sylvinho lista është e plotë dhe do të jetë fundjava tjetër ajo që do të zbulojë zyrtarisht emrat e 26 “fatlumëve” që do të mbajnë veshur fanellën kuqezi në finalet e “Euro2024”.

19 Maj 2024, 11:30 Nga DOSJA

Sylvinho e ka gati listën e “Euro 2024”… e shpall

TIRANE - Prej pak ditësh trajnerët e skuadrave përfaqësuese, finaliste në europianin “Gjermani 2024”, kanë filluar të zbulojnë pjesërisht, ose të plotë, listën e 26 lojtarëve që do të përbëjnë tashmë ekipet përfaqësuese. Por e gjithë vëmendja jonë pa dyshim mbetet e te Kombëtarja kuqezi, si një prej 24 skuadrave që do të jetë pjesë e Europianit, për herë të dytë në histori.

Trajneri brazilian i Kombëtares sonë ishte ndër të paktit trajnerë që në mbledhjen teknike të UEFA-s muajin e shkuar ishte kundër shtimit të listës nga 23 në 26 lojtarë, kjo për arsye, se në logjikën e tij dhe planin përgatitor stërvitor, 3 lojtarë më tepër mbi numrin e paracaktuar sjell një pakënaqësi te futbollistët dhe ka një shkallë vështirësie më të lartë të menaxhimit. Gjithësesi tashmë është fakt.

Kjo sigurisht që është një zgjidhje për disa dyshime që mund të ketë pasur trajneri për listën në kokën e tij, pasi nga kualifikueset e Europianit vitin e shkuar, disa gjëra kanë ndryshuar dhe këtu mund të përmendim një prej protagonistëve të edicionit kualifikues, si Jasir Asani, i cili thuajse nuk ka zhvilluar një ndeshje të plotë prej mëse 4 muajsh.

Po ashtu Nedim Bajrami minutat i ka patur të kufizuara nga dhjetori dhe në muajt e parë të vitit, Taulant Seferi luan në Emiratet e Bashkuara me një frekuencë shënimi jo shumë të mirë dhe nivel konkurrueshmërie të ulët. Për të mos harruar Armando Brojën me zero ndeshje të plota te Fulhami, skuadra e tij e re, apo risia e muajve të parë të këtij viti 2024 të Rei Manaj në një superformë në kampionatin turk.

Kështu që nëse dikush nga grupi që na solli nga kualifikueset në finalet e këtij Europiani dhe që nuk ka bërë mirë në këto muaj të 2024, por as në ndeshjet miqësore me Kilin apo Suedinë, do të ketë shansin të provohet në dy miqësoret e prag të Europianit dhe në grumbullimin që do të bëhet prej rreth 12 ditësh në Austri, një stash stërvitor që fillon më 31 maj.

Sylvinho e ka gati listën e “Euro 2024”… e shpall

Gjithsesi duket se nga 80% e listës që Sylvinho kishte në mendje për të grumbulluar nga lojtarët që na sollën në këto finale Europiani, ndoshta lista është thuajse 100% ajo që ishte, shtuar këtu edhe ndonjë emër që ka qenë në mëdyshje, apo që nuk është grumbulluar gjithmonë.

Megjithatë trajneri brazilian, sipas burimeve në FSHF kishte planifikuar datën 28 maj, si ditën kur do të zbulonte listën prej 26 lojtarët që do të marrë në Gjermani. Një datë e zgjedhur për të pritur edhe fundjavën e ardhshme, si e fundit në Europë për kampionatet, ku lojtarët tanë janë të aktivizuar dhe për të qenë të qartë dhe sigurtë për ndonjë dëmtim të mundshëm.

Por me gjasë, tashmë në kokën e trajnerit Sylvinho lista është e plotë dhe me gjasë do të jetë fundjava tjetër ajo që do të zbulojë zyrtarisht emrat e 26 “fatlumëve” që do të mbajnë veshur fanellën kuqezi përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, kundërshtarëve tanë të parë në grupin që na ka rënë në finalet e “Euro2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës