"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ukrainasi Alexandre Usyk mundi me pikë anglezin Tyson Fury, në raundin e nëntë dhe u bë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë, të shtunën në mbrëmje në Riad (Arabia Saudite). Dy boksierët do të takohen sërish në ring në tetor.

ARABIA SAUDITE - Ukrainasi Alexandre Usyk (37 vjeç, 101.350 kg, 1.91 m), mbajtës i titujve të peshave të rënda WBA-WBO-IBF, mundi anglezin Tyson Fury me pikë (35 vjeç, 118.840 kg, 2.06 m), i cili mbante titullin botëror në WBC, të shtunën në mbrëmje (ose më mirë të dielën, ndeshja ka përfunduar në orën 2:36 të mëngjesit) në para 16.000 shikuesve në Kingdom Arena në Riad (Arabia Saudite).
Pas një përleshje spektakolare në raundet e fundit, dy gjyqtarë vendosën për Usyk, 115-112 dhe 114-113, ndërsa i treti për anglezin në epërsi 114-113. Megjithatë, fitorja e ukrainasit dukej e qartë. Ai mori goditje, por dha më shumë. Ukrainasi Usyk ishte më dominues dhe sidomos në raundet e para dhe të fundit të këtij meçi, i cili tërhoqi yje të mëdha të sportit për ta ndjekur nga afër ndeshjen.

Ai e nisi furishëm dhe i dominoi dy raundet e para, të cilat edhe i fitoi. Pas këtij dominimi të Usykut, anglezi Fury tentoi të rikthehet dhe të dukej më energjik. Dominimi i Furyt, bëri që ai të udhëhiqte me pikë pas përfundimit të raundit të shtatë, përpara se Usyk të bëjë rikthim të fuqishëm.
Usyk e dominoi plotësisht raundin e tetë, ndërsa në të nëntin arbitri i numëroi Furyt, i cili u shpëtua nga gongu. Dominimi i Usykut vazhdoi edhe në raundet e mbetura dhe kështu boksieri nga Ukraina e fitoi ndeshjen e jashtëzakonshëm.
Usyk ???????????????????????????? Fury on his way to glory ????#FuryUsyk | #RingOfFire | #RiyadhSeason | @Turki_alalshikh | @usykaa pic.twitter.com/V0X50yCKv3
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) May 18, 2024
Për Usykun, kjo ishte fitorja e 22-të në po aq meçe si profesionist, ndërsa Fury e regjistroi humbjen e parë pas 34 fitoreve dhe një barazimi. Kjo ndeshje ishte planifikuar që të zhvillohej më 17 shkurt, por u shty për shkak të dëmtimit të Furyt.
Usyk doli i pari nga dhoma e zhveshjes për në ring me një kostum tradicional luftarak ukrainas, Fury mbërriti me një veshje më normale boksi. Por ai zgjati, duke kërcyer si klasikët e vjetër amerikanë, përpara se të hynte në ring me një trazirë fishekzjarre. Tavani shumë i lartë i dhomës e lejonte këtë. Në pritje të rezultatit, të dy boksierët folën, madje Fury puthi rivalin e tij.

B.T (Dosja.al)
REPUBLIKA ÇEKE - Qazim Laçi dhe Indrit Tuci festojnë titullin kampion në kampionatin çek. Dy futbollistët shqiptarë jan...
ITALI - Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. S...
ANGLI - Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola foli për mediet në prag të javës së fundit të sezonit, që do të vend...
MAL I ZI - Dominim shqiptar në rajon. Deçiçi i Tuzit ia doli të shpallet kampion në ligën elitare të futbollit në Ma...
GJERMANI - Marco Reus luajti ndeshjen e tij të fundit për Borussia Dortmund në Bundesligë. Pas dymbëdhjetë vitesh, në f...
SKOCI - Celtic festoi matematikisht titullin e 54-të të Premierligës Skoceze të mërkurën mbrëma (15/5) me fitoren 2-0 n&...
FRANCE - Mediat spanjolle publikuan informacionin se në fshatin olimpik të Parisit kanë mbërritur shtretër kundër seksit, mbi t&eu...
ITALI - Atalanta siguron matematikisht zonën Champions, ndonëse i kanë mbetur edhe dy takime nga mbyllja e kampionatit. Skuadra e Gian Piero Gasp...
ANGLI - Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta foli për mediet në prag të javës së fundit të sezonit, që do të vendosë...
MAQEDONI E VERIUT - Këtë të shtunë kampionati i Maqedonisë së Veriut “uli siparin” me dy skuadra shqiptare që sig...