30 Janar 2023, 16:38
Nga DOSJA
KURBIN - Bardhezinjtë e Laçit fituan 4-3 me Teutën në Kurbin, në një sfidë për javën e 19-të kampionatit, e cila prodhoi emocione të shumta. Ndeshja nisi shumë mirë për Teutën, që kaloi në avantazh të dyfishtë falë golave të Lorenco Vilës (12’) dhe Sherif Kallakut me penallti (16’).
Reagimi i kurbinasve ishte i menjëhershëm, të cilët rikthyen barazpeshën brenda pak minutave. Adeleke Akinyemi (22′) shkurtoi diferencën pas asistit të Michel Babatundes, ndërkohë që ky i fundit, barazoi rezultatin dy minuta më vonë me një goditje të bukur, duke gjetur golin e parë në Superiore me Laçin.
Pas pushimit traversa i mohoi golin Isi Manellarit (50’), por goli i tretë për Laçin nuk vonoi. Ishte Serxho Ujka (68’) ai që kompletoi përmbysjen e e rezultatit për vendasit, ndërkohë që Adeleke Akinyemi (74’) realizoi golin e dytë personal.
Ildi Gruda (90’) shkurtoi rezultatin në minutën e fundit, por vetëm kaq. Në fund pati festë kurbinase, me bardhezinjtë që janë ngjitur në kuotën e 26 pikëve. Sakaq, Teuta regjistroi disfatën e parë për vitin 2023 dhe mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Janar 2023, 16:02
ARGJENTINE - Lumturia në Argjentinë është ende në kulmin e saj. Kupa e Botës në Katar ndryshoi jetën e ...
Sport
30 Janar 2023, 15:34
TIRANE - Atletika shqiptare prej më shumë se një muaji po vuan krizën më të madhe të historisë së saj dhe kjo, jo...
Sport
30 Janar 2023, 15:05
SERBI - Marijana Kovačević u bë e njohur si një mjeke që ndihmon yjet më të mëdhenj të sportit të shërohen shp...
Sport
30 Janar 2023, 14:20
BRAZIL - Me një letër drejtuar miliona miqve të Peles, bashkëshortja e fundit e futbollistit të madh zgjodhi të...
Sport
30 Janar 2023, 12:50
SPANJE - Gennaro Gattuso humbi durimin këtë të dielë pas mbërritjes në aeroportin e Manises. Trajneri goditi...
Sport
30 Janar 2023, 12:17
SPANJE - Dani Alves, një ish-futbollist i cili ndodhet në paraburgim pa kusht që prej 20 janarit, i akuzuar për përdhu...
Sport
30 Janar 2023, 11:54
FRANCE - Për herë të tretë në vitin 2023 në Ligue 1, PSG ka lënë pikë dhe situata po bëhet shqetësuese p&...
Sport
30 Janar 2023, 11:30
FRANCE - Parizienët ishin të lumtur që gjetën Marco Verrattin këtë të dielë, i kthyer nga dëmtimi, por e humb&eum...
Sport
30 Janar 2023, 11:08
ITALI - "A kam nënshkruar me Paris Saint-Germain? Po, është e vërtetë, por nuk mund të them më shumë për momentin. ...
Sport
30 Janar 2023, 10:53
ITALI - Situata në Romë për Nicolò Zaniolo po bëhet e paqëndrueshme. Fillimisht pankarta me ftesën për ...