"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Kartoni i kuq rrufe! Verratti u përjashtua pas 14 minuta në ndeshjen ndaj Reims...
I rikthyer nga lëndimi këtë të dielë kundër Reims, mesfushori i PSG-së, Marco Verratti hyri në fushë pas pjesën e pare, ndërkohë që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59-të, pas konsultimit me VAR.
30 Janar 2023, 11:30Nga DOSJA
FRANCE - Parizienët ishin të lumtur që gjetën Marco Verrattin këtë të dielë, i kthyer nga dëmtimi, por e humbën shpejt. Duke hyrë në pushim kundër Reims në vend të Vitinhas, mesfushori italian u përjashtua nga fusha në minutën e 59-të, pas konsultimit me VAR-in, për një ndërhyrje të rëndë në kyçin e djathtë të japonezit Junya Ito.
Fillimisht gjyqtari akordoi penallti për Reims dhe e ndëshkoi me karton të verdhë Verrattin, por pasi i pa pamjet në VAR, anulloi penalltinë dhe e ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin Marco Verratti.
Është përjashtimi i tretë më i shpejtë për një lojtar të PSG-së që hyn në lojë, pas David Beckham (9 minuta) dhe Layvin Kurzawa (12 minuta) sipas të dhënave nga Opta.
3 - Les 3 remplaçants de Paris exclus le plus rapidement en Ligue 1 depuis qu'Opta collecte ces données (2006/07) :
????David Beckham après 9 minutes et 21 secondes ????Layvin Kurzawa après 12 minutes et 46 secondes ????Marco Verratti après 13 minutes et 15 secondes